“Rruga e Shkodrës” në Beograd: Pas rënies së Shkodrës nën osmanet në vitin 1479, ky qytet i rrethuar që nga viti 1474, pjesa më e madhe e qytetit me rrethinat e tij u zhvendos përmes Raguzës në territorin e Republikës së Venedikut dhe në territorin e Mbretërisë së Napolit dhe pjesë të tjera të Italisë Jugore. Një pjesë e tyre morën rrugën e emigrimit drejt Mbretërisë Hungareze, vend mik i Arbërisë, veçanërisht i Gjergj Kastrioti-Skënderbeut. Pikërisht, pas vitit 1479 me ndihmën e mbretit hungarez, një numër i konsiderueshëm shkodranësh u vendosën në Beograd, qytet ky që atëherë ishte pjesë e rëndësishme e Mbretërisë Hungareze. Në këtë qytet shkodranët ndërtuan një rrugë që sipas popullatës së vendosur quhet “Rruga e Shkodrës” ose “Skadarlia” siç e kanë quajtur më vonë pushtuesit osmanë dhe popullata serbe e ngulitur këtu së voni. Rruga në fjalë sot ndodhet në pjesën më të rëndësishme të qytetit të vjetër të Beogradit! /Trungu & InforCulture.info
Viti 1816 ka hyrë në histori si “Viti pa Verë”, një nga anomalitë klimatike…
Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme për funksionimin e duhur të…
] Mollët dhe dardhat janë fruta të pasura me vlera ushqyese dhe mund të jenë…
Historia shqiptare nuk është vetëm histori kryengritjesh, heronjsh dhe luftërash për liri. Ajo është edhe…
Mjekët paralajmërojnë se simptomat e para shpesh nuk janë dhimbjet e kokës, por…
Zgjimi gjatë natës është diçka që u ndodh shumë njerëzve, por kur përsëritet…