<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Pleqësia Mirditës – Drejtuesit e Kryengritjes Shqiptare të Mirditës për Pavarësi 1880

Pleqësia Mirditës – Drejtuesit e Kryengritjes Shqiptare të Mirditës për Pavarësi 1880.
Në Gravurë janë: Mustafa Ajasi, Marko Populli, Preç Deda, Lorenc Gurakuqi, Marko Tuzi, Marko Gjata, Pjetër Djozzi (Gjozi), Zuboviç, Kol Nikolla, Ded Tuzi, Kushneni?, Sterr, Kol Prenga, Marko Njozi (?), Gjok Prenga (?).
Organizimi i ushtrisë kryengritëse që përbehej nga 8000 burra, është shumë i thjeshtë. Drejtimi tyre përbëhej nga pleqësia dhe nën-pleqësi (komandant dhe nën-komandant), nuk ka drejtues të tjerë apo grada ushtarake në këtë ushtri. Çdo drejtues i pleqësisë (plaku) drejton një grupim me 600 njerëz. Në momentin që për çdo arsye ai nuk mund të drejtojë, nën-plaku merr drejtimin e këtij grupimi. Nëse vdes ndonjëri prej tyre, dy mirditorët më të vjetër të grupit marrin drejtimin si kryesues.
Fuqia e stilit të tyre të luftës qëndron në sulm të hapur, ata jo vetëm që shmangin teknikat e tërheqjes dhe fshehjes teknika moderne të betejës, por e mendojnë atë me përbuzje. Konsiderohet si turpi më i madh nëse njëri prej tyre plagoset nga pas, ata preferojnë më mirë të vriten një nga një sesa të largohen nga lufta.
Elita e ushtrisë, dhe Mustafa Ajasi, është një fenomen jashtëzakonisht interesant, një burrë trim dhe kalorësiak, i cili me gjithë egërsinë e tij ka shumë tipare të qytetërimit evropian. Marko Tuzi dhe Ded Tuzi, vëllezërit e Markos, janë dy individë të shquar të Mirditoreve.
Me respekt të madh rrethohen edhe djemtë e rinj, Kolë Nikolla dhe Pal Ivsala, i cili nga një luftëtar i thjeshtë u bë një drejtues i ushtrisë, pavarësisht moshës së tij të re, ai fitoi merita për heroizmin e tij të jashtëzakonshëm në luftën kundër Malazezëve (luftë në të cilën ka luftuar edhe duka Zuboviç me shqiptarët). Një ndër drejtuesit e tjerë është edhe Gurakuqi, sekretar i dukës me arsim evropian.
Togeri i parë Zuboviç, ai arriti të organizojë fotografimin e krerëve vetëm për shkak të simpatisë që ata kanë për dukën Zuboviç. Kjo është hera e parë që një grup mirditorësh i ekspozohen botës me anën e kësaj fotografie.
(Burimi: Vasárnapi Újság dhe Sunday Gazette, Gusht 15, 1880) * Me siguri artikulli i shkruar nga Fedor Zuboviç (në mes të fotos) .

histori

mirdite

Fedor_Zuboviç

kryengritja_shqiptare

InForCulture

Recent Posts

Metoda ideale për të larguar yndyrën në gjak

    Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës…

6 hours ago

Apollonia dhe Bylisi: Grekë apo Ilirë? Debati që zgjat prej shekujsh, por faktet flasin shqip

A ishin qytetet si Apollonia dhe Bylisi grekë, apo ilirë? Ky është një debat i…

23 hours ago

Halim Dauti, lauhtari nga Vllahia e Shalës që këndoj versionin më të gjatë të këngës për Betejën e Kosovës (1389)

Halim Dauti është një figurë e njohur jo vetëm në fshatin Vllahi, por edhe në…

1 day ago

Pse u dëbuan kelmendasit nga trojet e tyre! Historia sipas arkivës së Vatikanit. Flet Dom Frrok Zefi!

Në një rrugëtim të gjatë e të mundimshëm nëpër pluhurin e shekujve dhe labirintet e…

1 day ago

Shqipëria kufizohet me Greqinë nga lumi Arta, në veri nga Bosnja: Shqiptarët janë ilirët dhe epirotët e lashtë

SHQIPËRIA KUFIZOHET ME GREQINË NGA LUMI ARTA; NË VERI NGA BOSNJA. SHQIPTARËT JANË ILIRËT DHE…

3 days ago

Roli i hoxhallarëve si mësues shkollash në vitet ’20

Xhafer Sadiku Qeveritë shqiptare, pas Pavarësisë, e konsideruan hapjen e shkollave një prioritet themelor të…

4 days ago