Food backgrounds: top view of a rustic wooden table filled with different types of food. At the center of the frame is a cutting board with beef steak and a salmon fillet and all around it is a large variety of food like fruits, vegetables, cheese, bread, eggs, legumes, olive oil and nuts. Low key DSRL studio photo taken with Canon EOS 5D Mk II and Canon EF 70-200mm f/2.8L IS II USM Telephoto Zoom Lens
Ekspertët nga Universiteti i Miçiganit kanë llogaritur problemet shëndetësore që ndodhin pas ushqimeve të ndryshme, duke u bërë të parët që japin vlerësime konkrete për ushqimet tuaja të preferuara.
Ata zbuluan se një porcion me arra mund t’i shtojë pothuajse 26 minuta jetës së një personi, por çdo hot-dog i ngrënë shkurton jetën me 36 minuta.
Ndërkohë, një sanduiç me gjalpë kikiriku dhe reçel i shton njeriut më shumë se gjysmë ore. Studimi, i botuar në revistën Nature Food, bazohet në jetëgjatësinë e shëndetshme, kohëzgjatja e kohës që një person ka një cilësi të mirë jete pa sëmundje shoqëruese. Shkencëtarët pas zbulimit llogaritën ndikimin e drejtpërdrejtë të rreth 6000 vakteve, ushqimeve dhe pijeve të ndryshme.
Ushqimi më i keq për vakt, sipas The Telegraph, ishte:
Hot dog:- 36 minuta jetë
Proshutë: -26 minuta
Hamburger me djathë: -8,8 minuta
Pije joalkoolike (të gazuara ose të ëmbla): -12,4 minuta
Qëllimi i studimit ishte të shikonte ndikimin e ushqimit në shëndet dhe mjedis. Studiuesit i dhanë secilit ushqim një pikë bazuar në faktin nëse duhet të hamë më shumë ose më pak nga produkti. Autori i studimit, Profesor Olivier Jollier tha: “Urgjenca e ndryshimit të dietës për të përmirësuar shëndetin e njeriut dhe mjedisin është e qartë.
Emblemat e para të UÇK-së ishin shtypur në një fabrikë tekstili në Zvicër. Ardhja e…
Qepët janë përdour që në lashtësi. Egjiptianët e lashtë besonin se përfaqësonte përjetësinë…
Shega konsiderohet një prej frutave më të pasura me përbërës antioksidues. Me ngjyrën…
Shumë njerëz këto ditë përdorin orë inteligjente për të numëruar hapat, unazat e…
Një shpërthim i Ebolës që ka vrarë të paktën 131 persona në Republikën…
Një ndjesi e shpeshtë e të ftohtit në duar dhe këmbë mund të…