<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KULTURË

𝗙𝗼𝗿𝗺𝗮𝘁 𝗲 𝘃𝗲𝘀𝗵𝗷𝗲𝘀 𝗽𝗼𝗽𝘂𝗹𝗹𝗼𝗿𝗲, 𝗮𝗿𝗴𝘂𝗺𝗲𝗻𝘁 𝗶 𝘃𝗮𝘇𝗵𝗱𝗶𝗺𝗲𝘀𝗶𝘀𝗲 𝗜𝗹𝗶𝗿𝗼-𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝗿𝗮𝗿𝗲

Nga ✍️: prof. Zymer Mehani
Përveç argumenteve gjuhësore dhe arkeologjike, në dobi të vazhdimësisë iliro-shqiptare, vlen të përmendet se edhe shkencat tjera, kanë identifikuar lidhjet gjenetike ndërmjet ilirëve dhe shqiptarëve. Rezultate të rëndësishme kanë sjellur etnologët, të cilët në kulturën materiale dhe shpirtërore të shqiptarëve të sotëm zbulojnë elemente të kulturës ilire.
Kështu, më 1910 Franc Nopça, pat konstatuar se ca forma të veshjes popullore shqiptare vijnë drejtpërdrejt nga veshja që ka qenë në përdorim në këtë hapësirë nga koha parahistorike. Këtu në rend të parë është fjala për tipin e fustanellës së mbledhur në formë të kambanës (ziles), të quajtur xhubletë, e cila është pasqyruar në shumë monumente ilire të kohës antike dhe e cila e pandryshuar është ruajtur deri në ditët tona në krahinat kodrinore të Shqipërisë Veriore, mandej në zonat e fisit të Kelmendasve në Kosovë dhe tek shqiptarët në Mal të Zi.
Ky tip i veshjes në Ballkan është shumë i lashtë dhe nuk e kanë përdorur vetëm ilirët, por fakti se është ruajtur vetëm tek shqiptarët e vendeve malore dhe vështirë të kalueshme, ku përndryshe janë ruajtur edhe shumë relikte të tjera të kohës parahistorike, është një argument bindës se xhubleta është me prejardhje ilire.
Shqiptarët kanë ruajtur edhe një numër shumë të madhe elementesh tjera të veshjes popullore, të cilët në periudhën parahistorike dhe antike kanë qenë pjesë përbërëse e veshjes ilire. Me rëndësi të veçantë është veshja e gjatë, të cilën romakët e quanin “dalmatica”. Edhe kjo është ruajtur tek shqiptarët, por edhe tek popujt tjerë të Ballkanit. Rast i ngjashëm janë edhe opingat, prejardhja e të cilave nga koha parahistorike është e padiskutuar, mandej mbulesa të lloj-llojshme të kohës etj. etj. Secili nga këto elemente të veshjes popullore shqiptare veç e veç nuk flet në mënyrë eksplicite për vazhdimësinë iliro-shqiptare, siç është rasti me xhubletën, por të gjitha këto relikte të veshjes popullore ilire së bashku, krijojnë inventarin e veshjes shqiptare, të cilat mbështesin teorinë autoktone të preajrdhjes së shqiptarëve.
Etnologët na kanë dhënë shumë elemente tjerë të cilët mbështesin këtë teori. Të përmendim rastin e kalendarit shumë të lashtë, i cili vitin e ndanë në tetë periudha kohore me 45 ditë për secilën dhe vitin e niste më 25 prill, d.m.th. në fillim të përtrirjes së ciklit biologjik në natyrë. Ky kalendar tërheq rrënjët e veta të thella që nga kohërat e lashta parahistorike dhe antike, sigurisht edhe nga koha parailire, ndërsa është ruajtur i pandryshueshëm tek malësorët e Bjeshkëve të Nemuna, bjeshkë të pashkelura dhe të lashta, që janë si dëshmitarë të gjallë i vazhdimësisë antike në këto male, që nga parahistoria e deri në ditët tona të sotme.
Më tej, rëndësi të madhe ka fakti se në folklorin bashkëkohor muzikor shqiptar paraqiten disa karakteristika (format polifone në jug e ato homofone në veri) që shpjegohen me dallimet e formave muzikore që kanë ekzistuar në këtë hapësirë që në periudhën parahistorike. Këtë dukuri, ndërmjet tjerash, poashtu e kemi edhe në Bosnjë e Hercegovinë, që konsiderohet poashtu relikt i kohës së lashtë ilire.
__
Përmblodhi 📑: Pellazgo-Iliret

InForCulture

Recent Posts

Besa – Historia e nënës që mbrojti në besë vr’asësin e të birit

BESA. HISTORIA E NËNËS QË MBROJTI NË BESË, VRASËSIN E TË BIRIT Besa, para së…

45 minutes ago

Pse qumështi asnjëherë nuk duhet të mbahet në derën e frigoriferit

  Ekspertët thonë se njerëzit nuk duhet ta lënë asnjëherë qumështin në derën e frigoriferit,…

1 hour ago

Metoda ideale për të larguar yndyrën në gjak

    Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës…

7 hours ago

Apollonia dhe Bylisi: Grekë apo Ilirë? Debati që zgjat prej shekujsh, por faktet flasin shqip

A ishin qytetet si Apollonia dhe Bylisi grekë, apo ilirë? Ky është një debat i…

1 day ago

Halim Dauti, lauhtari nga Vllahia e Shalës që këndoj versionin më të gjatë të këngës për Betejën e Kosovës (1389)

Halim Dauti është një figurë e njohur jo vetëm në fshatin Vllahi, por edhe në…

1 day ago

Pse u dëbuan kelmendasit nga trojet e tyre! Historia sipas arkivës së Vatikanit. Flet Dom Frrok Zefi!

Në një rrugëtim të gjatë e të mundimshëm nëpër pluhurin e shekujve dhe labirintet e…

1 day ago