Categories: SHKENCË/TECH

Pse kompania e Elon Musk po lëshon mijëra satelitë në orbitë?

Kompania SpaceX e Elon Muk ka lançuar qindra satelitë në orbitë vitet e fundit. Shumë prej nesh madje i kanë parë në qiell.

Ato janë pjesë e projektit Starlink, një rrjet interneti satelitor me shpejtësi të lartë që synon të ofrojë shërbim në zona e thella dhe rurale.

Çfarë është Starlink dhe si funksionon?

Starlink ofron shërbime interneti përmes një rrjeti të madh satelitësh. Synimi i tij është të ofrojë akses në internet në zonat e thella të cilat nuk marrin dot internet me shpejtësi të lartë.

Satelitët janë vendosur në orbitën e ulët të Tokës për ti bërë shpejtësi e internetit sa më të larta që të jetë e mundur dhe reduktuar vonesat e transmetimit.

Zakonisht operojnë në një lartësi prej 341 miljesh ndërsa satelitët normalë mbi 621 milje. Për të ofruar mbulim të plotë duhet një numër i madh i tyre.

Mendohet se që prej 2018-ës Starlink ka vendosur në orbitë 3 mijë të tillë ndërsa synimet janë për 10-12 mijë satelitë.

Sa kushton?

Krahasuar me ofruesit e internetit, Starlink hyn tek shërbimet e kushtueshme. Konsumatorëve ju tarifohen 100 dollarë në muaj ndërsa pjata satelitore dhe routeri për instalim kushtojnë 550 dollarë.

Kompania thotë se ka 400 mijë abonentë në 36 vende të botës në Amerikën e Veriut, Evropë, Azi dhe Australi. Këtu përfshihen konsumatorët familjarë dhe bizneset.

Vitin e ardhshëm Starlink synon të shtrijë mbulimin në Afrikë, Amerikën e Jugut dhe mbarë Azinë.

Starlink dhe mbështetja e Ukrainës

Ndërsa forcat Ruse hynë në Ukrainë, ato shkaktuan ndërprerje të internetit dhe përpoqën të bllokojnë median sociale.

Elon Musk reagoi duke bërë internetin e Starlink të disponueshëm në Ukrainë menjëherë pas nisjes së pushtimit. Afro 15 mijë sete pajisjesh janë dërguar në vend.

Interneti i Starlink është përdorur edhe në fushë betejë nga forcat ushtarake Ukrainase. Sinjalet e Starlink nuk mund të bllokohen siç bllokhen sinjalet radio.

A po krijon Starlink rrëmujë në hapësirë?

Përveç Starlink, rivalë si OneWeb dhe Viasat të cilët gjithashtu kanë satelitë në orbitën e ulët të Tokës të hedhin satelitë në hapësirë.

Ekspertët frikësohen se popullimi i orbitës së ulët të Tokës me mijëra satelitë do ta bëjë hapësirën më pak të sigurte dhe të shkaktojë përplasje.

Kohët e fundit ka pasur raste të afërta përplasjeje në hapësirë ndërsa Kina kishte thënë se stacioni i saj hapësinor ishte rrezikuar nga satelitët e Starlink.

Ato po shkaktojnë probleme edhe për astronomët duke penguar vështrimet me teleskop për shkak të reflektimit të dritës së Diellit në agim dhe perëndim.

postbck postbck

Recent Posts

Përse macet ju presin tek dera kur shkoni në shtëpi? Këto janë arsyet

  Macet dihet që janë kafshë shtëpiake të pavarura, por kjo nuk do të thotë…

11 hours ago

Pse nuk duhet të karikoni kurrë telefonin në aeroport!

  Ekspertët e sigurisë po paralajmërojnë që udhëtarët të shmangin përdorimin e stacioneve të karikimit…

12 hours ago

Fotoja e Google Maps zbulon vrasësin që ngarkon trupin në makinën e tij

  Një foto tronditëse nga Google Street View ka çuar në zbulimin e një vrasje…

13 hours ago

Mbi tezën ilire e pellazge të prejardhjes së shqiptarëve

Eqrem Çabej (1908-1980) Kur shtrohet problemi i burimit të një populli, ai do të shikohet…

13 hours ago

Nëse keni këtë grup gjaku, studimet thonë se ADN-ja juaj është e veçantë

  Nëse keni grup gjaku O, ju jeni më unik se një njeri mesatar. Sipas…

13 hours ago