<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

7 mënyra si të përdorim mjaltin si produkt kozmetik

Mjalti është konsideruar një ushqim shumë i thjeshtë, por gjithmonë një ilaç i vërtetë popullor. Gjithashtu mjalti shërben për krijimin e maskave të ndryshme për fytyrën, por duhet ta evitoni mjaltin nëse jeni alergjik ndaj tij

Mëposhtë ju japim disa alternativa sesi mund të kujdeseni për bukurinë tuaj nëpërmjet mjaltit:

Lëkurë e thatë

Mjalti është një zgjidhje natyrale, e përshtatshme për kujdesin ndaj një lëkure të thatë, duke patur parasysh zonat e thata të trupit të prekura nga dehidratimi, të tilla si bërrylat, duart dhe këmbët. Aplikoni mjaltin në lëkurën tuaj dhe lëreni të veprojë për 30 minuta, përpara se ta shpëlani me ujë të ngrohtë.

Buzë të çara

Mjalti është një nga përbërësit më të njohur për buzët e plasaritura. Ai do të ndikojë dhe do të luajë rolin e shëruesit për buzët, për shkak të vetive antibakteriale. Mjafton ta aplikoni në sasi të vogël

Flokë të thatë dhe të dëmtuara

Për t’u kujdesur për flokët e thatë dhe të dëmtuar nga përdorimi i piasterit apo nga pajisje të tjera, përgatisni një lloj mase me mjaltë dhe vaj ulliri ekstra të virgjër. Përzieni mirë dy lugë mjaltë me dy lugë vaj ulliri. Nëse e dëshironi më të lëngshëm masën, hidhini pak ujë dhe aplikojeni në flokë të lagur. Mblidhini me peshqir flokët dhe lëreni masën e aplikuar të veprojë për 20 minuta. Më pas shpëlajini flokët, duke përdorur shampon tuaj të zakonshme

Relakson këmbët

Mjalti gjithashtu mund të shërbejë edhe për këmbët tuaja të lodhura. Mbushni një legen të thellë me ujë të ngrohtë dhe hidhini 1 ose 2 lugë mjaltë
Mjalti do të zbusë lëkurën e këmbëve dhe do të krijojë një sensacion relaksi. Këtë lloj dushi relaksues për këmbët tuaj mund ta zgjasni për 10-15 minuta

Aknet

Nëse keni probleme me aknet, provoni të aplikoni pak mjaltë në zonat “kritike”, për të përshpejtuar shërimin e tyre. Nëse një puçërr iu shfaqet papritur në sipërfaqe, aplikoni pak mjaltë mbi të dhe lëreni të veprojë për 30 minuta. Mjalti ndihmon për të luftuar inflamacionin dhe luan një rol të dobishëm antibakterial

Maskë për fytyrën

Për të realizuar një maskë të ushqyeshme për fytyrën, bashkoni 2 lugë mjaltë dhe 2 lugë qumësht. Aplikoni maskën në lëkurë, duke bërë lëvizje delikate dhe në mënyrë rrethore. Në këtë mënyrë mund të shijoni edhe një masazh relaksues. Lëreni maskën të veprojë në lëkurën e fytyrës për 10 minuta përpara se ta shpëlani me ujë të ngrohtë

Maskë fytyre me kos dhe mjaltë

Kjo maskë është shumë e mirë për fytyrat me lëkurë të thatë. Përzieni një lugë kos me një lugë mjaltë dhe aplikoni masën e krijuar në fytyrë. Nëse është e nevojshme, mund të rrisni dozën e përbërësve. Lëreni maskën të veprojë mbi lëkurë për 15 minuta dhe shpëlajeni me ujë të ngrohtë

postbck postbck

Recent Posts

Para kafesë së parë në mëngjes duhet të bësh një gjë, një zakon që mund të bëjë një ndryshim të madh

    Një filxhan kafe është gjëja e parë që shumë njerëz kërkojnë sapo zgjohen,…

2 days ago

Mos e injoroni këtë simptomë të këmbëve, mund të tregojë një problem serioz shëndetësor

  Kruarja e këmbëve është zakonisht një problem i padëmshëm dhe kalimtar, por nëse zgjat…

2 days ago

Kujdes me këto pije, konsumi i shpeshtë mund të rrisë rrezikun për zemrën

    Disa pije që konsumohen shpesh, veçanërisht pijet e gazuara me sheqer dhe pijet…

2 days ago

A mund t’i dëmtojë vrapimi gjunjët? – Faktorët që duhet të dini

    Vrapimi shpesh lidhet me frikën se mund të dëmtojë gjunjët për shkak të…

2 days ago

Si ta kuptoni nëse keni kortizol të lartë – 10 shenja të stresit që e dëmtojnë trupin në heshtje

  Kortizoli vepron si një sistem alarmi i brendshëm në trup. Në situata stresi ose…

2 days ago

Si i largoi ky baba 3 fëmijët nga tabletët?

    Babai dhe autori Kyle Halderman i tregoi YourTango-s se si e përjetoi ndikimin…

2 days ago