<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Pulovra e larë me gjak dhe violina e Qemal Stafës

Nga Roland Qafoku
Kjo është pulovra orgjinale e larë me gjak që Qemal Stafa mbante në trup në momentin kur u qëllua për vdekje të martën e 5 majit të vitit 1942 në orën 09.35 në Tiranë. Pak më tutje dallohet violina që ai e kishte mësuar të luante që fëmijë. Më tej, pasaporta dhe disa libra, mes të cilëve shquhet “Historia e Materializmit”. Unë e kam trajtuar gjerësisht këtë ngjarje si një nga vrasjet më të rënda në librin tim “100 vrasjet më të bujshme në historinë e Shtetit shqiptar”, botuar në vitin 2017. E megjithatë ende vijoj të kem pikëpyetje për Qemal Stafën, si një figurë me dimension të çuditshëm, nga një intelektual dhe formim ekselent në një komunist të vendosur. Kurrë nuk e kam kuptuar këtë idealist tipik të një kohe anormale që si shumë djem e vajza lanë studimet jashtë Shqipërisë dhe erdhën këtu të luftonin fashizmin nën frymën e patriotizmit. Nuk e kuptoj ende se çfarë idealizmi ekstrem e shtyu këtë djalë në moshë aq të re të bëhej pjesë e lëvizjes komuniste. Ishte 22 vjeç, 1 muaj e 15 ditë dhe i rrethuar nga 200 karabinierë dhe pas 4 orë i rrethuar e shndërroi bazën e tij në një kështjellë të vërtetë dhe veten në një hero që Tiranë dhe Shqipëria nuk ishte parë deri në atë kohë. Nuk e kuptoj ende se si një intelektual me syze nuk u dorëzua i gjallë por luftoi me pistoletë dhe granata si të ishte një guerrilas profesionist. Nuk e kuptoj ende muzikantin që la violinën dhe harkun për të luajtur tingujt e luftës dhe me këto tinguj vdiq. Nuk e kuptoj ende nëse Qemal Stafa ishte vërtetë një komunist, apo një idealist ekstrem që vërtetë besonte se rinia shqiptare mund të luftonte ndaj ushtrisë italiane që kishte pushtuar Shqipërinë. Nuk e kuptoj ende se si fjalët e tij të fundit ishin “Rroftë Shqipëria e lirë” dhe të paktën sipas traktit që shpërndau Partia Komuniste nga goja e tij kanë dalë edhe thirrje të tjera si “Rroftë komunizmi dhe shoku Stalin”! Këtë trakt unë e disponoj në orgjinal dhe pasi e kam lexuar me dhjetra herë nuk arrij ta deshifroj nëse ato fjalë i ka thënë vërtëtë Qemali apo jo. Nuk e kuptoj ende se si 6 dëshmitarët dhe ata që ishin me Qemalin në atë ndërtesë të mallkuar të marrë me qira vuajtën dhe vdiqën në rrethana misterioze. Lista mund të vijojë më, por ama një gjë e kuptoj mirë. Ai djal i ri, për lirinë e Shqipërisë dhe idealizmin e asaj epoke ishte një meteor që u shua pikërisht kur ndriçoi më shumë. Dhe po si meteor mbeti si një kujtim ndriçues për brezin e vet, por edhe për brezat pasadhës. Mjafton të shikosh këtë pulovër të larë me gjak për të kuptuar. Dhe sigurisht edhe violina aty. Të dyja flasin shumë.

postbck postbck

Recent Posts

Pse krijohen kalcifikimet dhe në cilat pjesë të trupit shfaqen më shpesh

Kalcifikimi ndodh kur në trup grumbullohet kalcium në vende ku nuk duhet, si në inde…

16 minutes ago

Disa rregulla për kafshët në Kanunin e Lekë Dukagjinit

Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe rregullimi i marrëdhënieve me kafshët: një vështrim studimor Kanuni i…

57 minutes ago

​37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës

Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit…

1 hour ago

23 marsi 1989, dita kur Kosoves iu hoq autonomia me vote ne Kuvend

Më 23 mars 1989 ndodhi një nga momentet më të rënda politike në historinë moderne…

2 hours ago

Regjimenti shqiptar i Napoleonit: Koloneli Minot, i shkruante ministrit francez të luftës për veshjen tradicionale shqiptare..

REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…

1 day ago

Kënga e një emri të lavdishëm të historisë, që mbrojti atdheun duke mposhtur Cërnagoren dhe Rusinë

Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…

2 days ago