<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KULTURË

Ushtarët e Zotit (Zeusit) ishin labër

Veprimtar i lëvizjes kombëtare, etnolog, arkeolog dhe shkrimtar. Kleriku françeskan, Mësues i Popullit, Atë Shtjefën Gjeçovi përfaqësonte intelektualin erudit. Falë një pune të palodhur, grumbulloi qindra gojëdhëna, përktheu nga letërsia botërore, përgatiti monografi shkencore, si dhe shkroi artikuj dhe botoi tekste mësimore. Në punimet e tij bëri përpjeke, t’i lidhte besimet e lashta vendase me botën trako-ilire dhe pellazge.

Në rrëfimet e gojëdhënave, Gjeçovi shkruan kështu…

Zoti (Zeusi) pra mbas gojdhanës epirote nuk u lind në Dodonë në pallat të Kronit, por në Palavli të Delvinës ku ishin tëbanet (stanet) e Kronit, e prej këndej u dergue nepër Butrint me lunder e në Kretë. – Këtu e muarne në kujdes priftëneshat Kurite edhe e rritne Zeusin në shpellë të malit “Id”. – Kur e venin në gjumë Zeusin, ushtonte shpella prej kangësh e prej të trokitunave të shigjetave, që mos të ndigjonte Kroni vajin e foshnjes e të vinte e ta perpinte. Kuritat ishin vashëza këngëtare në za, e këto e rritne Zeusin. – Pra Kuritat e Dhiosit e rritne Zeusin.

Mbasi u rrit Zoti (Zeusi), erdhi në Epir e u ba perandor mbi Epir, Thesali e mbi Ellad. – Gojëdhana nuk thotë se e shfronësoi të atin – Kronin, siç bani Kroni me Uranin. Zonja Kjuro nga Palavlija i kishte pasë rrëfye Zoto Mollosit ketë gojëdhanë mbi Hyun: “Zoti kishte pasë luftë me gegët, (se gegët quheshin Qeravnarët a Titanët e të afërmit e tyne Antitan) edhe Zoti kishte ndihmëtarë njerëz me një sy edhe me njëqind duar (Kiklopët-Katallajt) të cilët luftonin me një fuqi të bindshme e për armë kishin hunjë të hekurt e trenë të ndezuna, e u binin lodertijevet në mal të Olimpit, e titanët ishin nepër male të tjera. – Kjo luftë zgjati dhjetë vjet. Shkaktarët e luftës ishin titanët (gegët) të cilët deshten me shfronësue Zotin e në kambë të tij me kunorzue për mbret Martin, pse ishte trim edhe i pashëm. – Në këtë luftë Zoti (Zeusi) doli ngadhnjyes; i vuni perpara gegët edhe i qiti tej lumit të Vjosës e në vend të tyne solli lapthit *Labët). – Në këtë luftë muarën pjesë të gjihë trimat mbretnorë (të gjitha perenditë). – Gegët të mundun u shkulen, e në vend të tyne mbretnoi Zeusi, vllaznit e tij e fëmijët e ti.

Mbasandej Zoti u hapi luftë kretasve. Ushtarët e Zotit (Zeusit) ishin labër.”

Nga:  “Trashigime pellazge”- At’ Shtjefën Gjeçovi

postbck postbck

Recent Posts

Pse shohim fytyra në objekte? Fenomeni i çuditshëm që truri ynë na bën ta përjetojmë çdo ditë

    A ju ka ndodhur të shihni një fytyrë në një prizë elektrike, të…

1 hour ago

Keni migrenë? Konsumimi i këtij lëngu mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes

    Migrena nuk është thjesht një dhimbje e fortë koke. Bëhet fjalë për një…

2 hours ago

Tensioni i lartë dhe i ulët i gjakut – Rastet kur duhet përdorur hudhra

    Hudhra është padyshim fuqiplotë përsa i përket vlerave shëndetësore. Por për personat që…

2 hours ago

Fyti ju kruhet dhe hunda ju bllokohet? Ja çfarë mund të bëni që në shenjat e para të ftohjes

    Fyti fillon t’ju kruhet, hunda ju rrjedh ose bllokohet dhe pak më vonë…

2 hours ago

Ndezët ngrohjen? Kujdes, këto gabime sjellin lagështirë dhe myk në shtëpi!

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

19 hours ago

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

    Vagoni në pjesën e mesme të trenit, një ulëse e kthyer në drejtim…

20 hours ago