<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Sinjali që tregon se rrezikoheni nga ataku kardiak

Nëse tashmë vuani nga presioni i lartë i gjakut, me siguri e matni këtë parametër të shëndetit të enëve të gjakut çdo ditë dhe tani ekspertët paralajmërojnë se duhet bërë sidomos kur ngriheni nga një pozicion ulur ose shtrirë.

Personat, presioni i gjakut i të cilëve “kërcen” kur drejtohen ose ngrihen në këmbë, janë në rrezik më të lartë të sulmit në zemër, raporton revista “Hypertension”. Kjo vlen veçanërisht për pacientët e rinj dhe të moshës së mesme.

Një rritje e ndjeshme e presionit të gjakut kur ngriheni në këmbë mund të jetë një shenjë se jeni në rrezik më të madh të ngjarjeve më serioze kardiovaskulare, siç është ataku në zemër. Në shumicën e rasteve, kur ngrihemi në këmbë dhe matim presionin me pajisjen, presioni i sipërm do të bjerë pak. Por nëse presioni më i ulët merr një vlerë më të lartë, kjo do të thotë se jeni në rrezik për një atak në zemër.

Në studimin e publikuar nga kjo revistë, 1207 pacientë, të moshës 18 deri në 45 vjeç, të cilët u konfirmuan se kishin presion të lartë të gjakut të fazës së parë, ku i sipërmi është në vlerat 140 deri në 159. Studimi përcaktoi se ata në mesin e atyre që kishin presionin më të lartë të presionit të gjakut kur ngriheshin në këmbë ishin dyfish më të rrezikuar nga një problem serioz i zemrës sesa pjesa tjetër e grupit.

“Ky zbulim konfirmon dyshimin tonë fillestar se presioni i lartë i gjakut tek të rinjtë është i rëndësishëm për vendosjen e një diagnoze. U habitëm se si edhe një kërcim shumë i vogël në presion mund të jetë një tregues rreziku. Shpresojmë që ky zbulim të ngrejë temën e terapisë për pacientët me tension të lartë, edhe nëse janë të rinj”, tha doktor Paolo Palatini nga Universiteti i Padovës.

postbck postbck

Recent Posts

Pse shfaqet dhimbja e kokës në anën e djathtë?

  Çështje të ndryshme në tru mund të shkaktojnë dhimbje të njëanshme në kokën e…

9 hours ago

Gjermania prezanton “insektet bionike” për përdorim ushtarak, çfarë janë në gjendje të bëjnë ato

    Në Gjermani janë shfaqur së fundmi disa prototipe të quajtura “insekte bio-elektronike”, të…

10 hours ago

Pranvera po “troket”, si të mbroheni nga poleni dhe alergjitë sezonale

  Me rritjen e temperaturave, poleni fillon të shkaktojë probleme për ata që vuajnë nga…

10 hours ago

Njihuni me ushqimet që ju mbrojnë sytë

  Me siguri keni dëgjuar se karotat dhe frutat e perimet e tjera me ngjyrën…

10 hours ago

Leukoplasti inteligjent zbulon alergjitë para se të shfaqen simptomat

  Një pajisje që vendoset në lëkurë mund të paralajmërojë personat me alergji ushqimore para…

10 hours ago

Si po ndikon lufta në shëndetin mendor të të rinjve

  Lufta nuk lë gjurmë vetëm në ndërtesa dhe kufij. Ajo lë gjurmë të padukshme…

11 hours ago