<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Fluturimi Paris – Melburn (1919) / Kur aviatori i famshëm Etienne Poulet u detyrua të qëndronte për disa ditë në shqipëri, rrëfimi në shtypin francez të kohës

NGA: AURENC BEBJA*

Shtypi francez i kohës i ka kushtuar një vemendje të veçantë udhëtimit “Paris – Melburn” të aviatorit të famshëm Etienne Poulet, sidomos qëndrimit të tij të detyruar për disa ditë në Shqipëri, detajet e të cilit, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar : Romë, 22 tetor. — Messaggero mëson nga Vlora (Shqipëri) se aviatorit Poulet i është dashur të pezullojë udhëtimin për në Selanik, për shkak të gjendjes së atmosferës (motit të keq). Ulja u bë në aerodromin Taviaga, pranë Vlorës. Aviatori francez u prit nga oficerët e Forcave Ajrore Italiane.

Vlorë, 23 tetor. — Moti i keq e detyroi aviatorin Poulet të qëndronte në Shqipëri për më shumë se dyzet e tetë orë. Duke përfituar nga një qetësi, ai u largua nga zona e Vlorës ku kishte zbarkuar pasditen e sotme. Pasi fluturoi për 30 minuta mbi det për të fituar lartësi, u largua në drejtim të lindjes. Ai mendonte të zbarkonte në Selanik dhe të largohej menjëherë për në Kostandinopojë nëse rrethanat ishin të favorshme.

Avioni i Poulet u raportua në fund të pasdites nga postat e Korçës.Paris, 26 tetor. — Benoist (Jean Benoist), mekaniku i aviatorit Poulet, i cili po tenton udhëtimin ajror (fluturimin) Paris-Melburn, telegrafon :

Vlorë, 25 tetor. — Jemi ende të imobilizuar në Vlorë në kampin e aviacionit për arsye të një rrebeshi. Poulet dhe unë do të nisemi për në Selanik sapo të na lejojë moti. Në këtë vend malor dhe të egër, stuhitë që ndjekin njëra-tjetrën dhe mjegulla mbulojnë rajonin prej disa ditësh. Ujqërit vijnë deri në kampin e aviacionit.Moti i keq vazhdon të rrënojë rajonin shqiptar. Dëbora e ditëve të fundit u pasua me reshje të rrëmbyeshme dhe stuhi të tmerrshme.

Dy avionë Handley Page që po realizonin udhëtimin për në Indi dhe kishin zbarkuar këtu në datën 14, fjalë për fjalë u shkulën të enjten e kaluar nga stuhia dhe u shkatërruan plotësisht.

Një tjetër pilot anglez i mbërritur më 19 tetor, domethënë dy ditë para francezit Etienne Poulet, është imobilizuar në Vlorë nga moti i keq.

Poulet jo vetëm që është i mërzitur nga ndalesa e detyrueshme që i kanë imponuar stuhitë, por është i tërbuar pas individëve që kanë ardhur për të grabitur një pjesë të bagazheve të tij, duke i vjedhur ndër të tjera aparatin fotografik të mekanikut Benoist. Që nga kjo aventurë, Poulet dhe Benoist flenë në hangarin mbi disa dërrasa që kreu i qendrës italiane pati dashamirësinë t’ua huazonte bashkatdhetarëve tanë.


Më 22, pasi moti u qëtësua për pak çaste, Poulet dha urdhër të nxirrte avionin e tij “La Mouche – Mizën”. Pasi fluturoi mbi terren për të fituar lartësi, avioni u nis në drejtim të lindjes, ndërsa bora filloi të binte në aeroport.

Dy orë më vonë, Poulet zbarkoi sërish në tokë. “Kishim udhëtuar gati njëqind kilometra kur papritur ra një rrebesh bore teksa ishim në lartësinë 3400 metra (2400 m sipas shënimeve personale të aviatorit). Pas dhjetë minutash përpjekje, në pamundësi për të përparuar, vendosëm të ktheheshim. Është një fatkeqësi e vërtetë.”

Avioni është në gjendje të përsosur, motorët të cilët do të duhet të fluturojnë ende për 200 orë janë të paprekur.

Çdo mëngjes, Poulet është gati për të filluar fluturimin e tij.

Gjithsesi, në kthjelltësinë e parë, avioni francez me dy motorë Caudron-Rhône nga njëra anë dhe anglezi Haviland nga ana tjetër do të fluturojnë së bashku drejt lindjes.

Dy konkurrentët kanë ruajtur të gjithë besimin në suksesin e udhëtimit të tyre.

“21 tetor. — Brindizi – Vlorë. Nisja në orën 8. Kalim i mirë mbi Adriatik. Në Vlorë mjegulla është e dendur.

22 tetor. — Bëjmë një provë që në orën e parë, por pasi për pak sa nuk jemi përplasur me një majë 2400 metra lartësi, kthehemi në Vlorë.

Nga data 22 deri më 29 tetor. — Mot i tmerrshëm me stuhi, shi pa pushim.

29 tetor. — Vlorë – Selanik. Moti duke qenë më i qetë në agim, vendosim të largohemi nga Vlora. Por nuk mbaron këtu. Shiu, bora, mjegulla na shoqërojnë në Shqipëri dhe Maqedoni. Përmes një vrime dallojmë Manastirin. Më në fund e shohim Selanikun pas tre orësh e gjysmë udhëtimi në 4800 metra në një temperaturë –10° C…”.

postbck postbck

Recent Posts

Kjo bimë forcon imunitetin, lehtëson reumatizmin dhe mbron trurin

    Rozmarina njihet për efektet e saj të forta anti-inflamatore dhe antibakteriale, prandaj përdoret…

2 hours ago

Çfarë janë fibromat e mitrës dhe ja çfarë duhet patur parasysh

  Fibromat e mitrës janë masa beninje (jo kanceroze) që zhvillohen në murin e mitrës…

3 hours ago

Kështu mund ta mbani të hidratuar trupin tuaj gjatë agjërimit

    Për të ruajtur hidratimin, është e rëndësishme që gjatë vakteve të syfyrit dhe…

3 hours ago

Për ju që jeni alergjik ndaj polenit bëni mirë të lexoni këtë artikull!

    Me afrimin e pranverës, miliona njerëz tashmë i druhen pjesës më të pakëndshme…

3 hours ago

Diokleciani, Maksimiani, Galeriusi dhe Konstanci I, këta ishin katërshja e perandorëve ilir, që sunduan Romën njëkohësisht

DIOKLECIANI, MAKSIMIANI, GALERIUSI DHE KONSTANCI I, KËTA ISHIN KATËRSHJA E PERNADORËVE ILIRË, QË SUNDUAN ROMËN…

21 hours ago

16 vite kërkime, dy arkeologë gjejnë thesarin legjendar

Dy arkeologë amerikanë thonë se kanë zbuluar rrënojat e një anijeje portugeze të shekullit XVIII,…

21 hours ago