Disa foto që tregojnë një shkëlqim misterioz të kuq mbi Oqeanin Atlantik janë shpërndarë në rrjetet sociale.
Ngjyra e kuqe e ndezur u fotografua javën e kaluar nga një pilot i cili tha se nuk kishte parë kurrë diçka të tillë.
Imazhi, i postuar në Reddit, nxiti një furi teorish dhe komentesh nga fansat e hutuar të fantashkencës, të cilët bënë krahasime me shfaqjen të Netflix, Stanger Things.
Disa përdorues thanë se i ngjante dimensionit të tmerrshëm alternativ të shfaqjes – i cili mbështjell qiellin me dritë të kuqe.
Lexo më shumë Foto/ Astronomët me paralajmërimin e fortë: Asteroidë të fshehur pas diellit po i drejtohen Tokës
Një përdorues shkroi: Mos u shqetësoni, janë gropat e ferrit. Ndërsa të tjerë pretendonin se kjo ishte vepër e UFO-ve.
Në të vërtetë shkëlqimi i kuq vinte nga një anije peshkimi. Peshkatari normalisht përdor qindra drita LED në perimetrin e varkës së tyre për të tërhequr peshqit, duke i lejuar ata të grumbullohen lehtësisht në rrjeta.
Sipas ekspertëve, dritat vendosen nën ujë të cilat reflektojnë grimcat dhe veprojnë si karrem.
Teknika thuhet se përdoret në pjesë të Atlantikut afër ishullit të Bermudës.
Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…
Teprica e kalorive është thelbësore për të fituar masë muskulore. Vaktet e lëngshme…
Dhimbjet e shpinës dhe veshkave shpesh ngatërrohen dhe nuk na është e qartë…
Në dimër është normale të ndiheni të ftohtë në ajrin brenda shtëpisë tuaj…
Qymyri i ëmbël është një traditë e Tre Mbretërve në Spanjë, që simbolizon sjelljen e…
Ajo që hani mund të luajë një rol të madh në shëndetin e…