<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Gjuha që flitet vetëm nga 8 persona në të gjithë botën

Kawesqar është një gjuhë që sot për sot, flitet vetëm nga 8 persona në të gjithë botën. Kjo gjuhë është e përbërë nga fjalë që në gjuhë të tjera nuk përkthehen dot me një fjalë të vetme.

Besohet se Kawesqar banuan në Patagoninë Perëndimore, rreth 10 000 vjet më parë. Dëshmia e parë e njohur e gjuhës së tyre shfaqet vetëm midis 1688 dhe 1689, zbuluar nga aventurieri francez Jean de la Guilbaudière.Fjalët e pakta që janë adoptuar nga spanjishtja kanë pësuar shndërrime fonetike. P.sh. fjala “barko” (anije), nga spanjishtja në Kawesqar thuhet “wárko”.

Etnolinguisti kilian Óscar Aguilera është përpjekur ta shpëtojë këtë gjuhë për 50 vjet, duke regjistruar një fjalor, duke regjistruar skedarë me zanore që zgjasin për orë të tëra, duke dokumentuar kështu leksikun. “Nëse një folës Kawésqari nuk është i sigurt për atë që thotë, ai nuk e thotë atë. Ai gjithmonë përdor mënyrën kushtore. Nga ana kulturore, ata refuzojnë mungesën e vërtetësisë. Personi që gënjen u tregon gishtin”, shpjegon ai.

Sot, vetëm 8 njerëz flasin gjuhën kawesqar. Katër prej tyre janë të moshuar. Tre kanë lindur në vitet ‘60, brezi i fundit që e ka mësuar gjuhën si fëmijë, dhe vetëm një që nuk është anëtar i grupit etnik e flet atë: gjuhëtari Oscar Aguilera.Sipas Muzeut Kilian të Artit Para-Kolumbian, në shekullin XIX popullsia e tij arriti në 4000 njerëz dhe shumica flisnin gjuhën e paraardhësve. Sidoqoftë, në fund të shekullit XIX, popullsia ra ndjeshëm në 500 njerëz dhe më pas në 150, në vitet ‘20.

Aktualisht, ka rreth 250 Kawésqar në rajonin Magallanes, por ata janë njëgjuhësh, flasin vetëm spanjisht dhe nuk flasin gjuhën e paraardhësve të tyre. Kjo gjuhë, flitet në Kili, dhe për momentin flitet nga vetëm nga 8 njerëz në botë. Duke qenë një gjuhë e izoluar, është më e vështirë të zbulosh se nga vijnë fjalët, struktura apo gramatika e saj.

Kjo gjuhë është ndër gjuhët që UNESCO i konsideron të rrezikuara. “Problemi është se, në terma të përgjithshëm, nuk është një gjuhë praktike. “Është më mirë të mësosh spanjisht ose të studiosh anglisht”, thotë Aguilera.

postbck postbck

Recent Posts

Pse ju mpihen duart dhe këmbët? Ja shkaqet më të zakonshme

    Mpirja e duarve dhe këmbëve është një shqetësim i zakonshëm. Ndonjëherë shkaku është…

3 hours ago

Trupi mund t’ju paralajmërojë: 5 shenja që mund të tregojnë sheqer të lartë në gjak

    Etja e vazhdueshme, urinimi i shpeshtë dhe lodhja mund të duken si shqetësime…

3 hours ago

Studiuesja vdiq në Rusi, a po përgatitet bota për një pandemi të radhës?

    E gjitha filloi me një infeksion aksidental në një laborator në Siberi. Daria…

4 hours ago

Uji i arrave, receta që bën “mrekulli” për shëndetin dhe trajton këto probleme shëndetësore

    Studimet tregojnë se konsumi i rregullt i ujit të arrave mund të ndihmojë…

4 hours ago

Studimi: Pse nuk duhet ta pini kafenë dhe çajin shumë të nxehtë!

    Pirja e çajit dhe kafesë shumë të nxehtë mund të trefishojë rrezikun për…

4 hours ago

Këto janë arsyet pse prindërit nuk duhet të shtojnë kripë në dietën e foshnjës së tyre

    Shumë prindër duan të përmirësojnë shijen e ushqimit për foshnjat e tyre, kështu…

21 hours ago