<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Arratisja më e famshme nga burgu

I vendosur në një ishull të vetmuar në mes të Gjirit të San Franciskos, Alcatraz – i njohur ndryshe si “The Rock” – kishte mbajtur robër që nga Lufta Civile. Por ishte në vitin 1934, kulmi i një lufte të madhe kundër krimit, që Alkatraz u rifortifikuar në burgun më të sigurt në botë.

Të burgosurit e tij eventual përfshinin armiq të rrezikshëm publik si Al Capone dhe George “Machine Gun” Kelly, kriminelë që kishin një histori arratisjesh.

Lexo edhe :

Në vitet 1930, Alkatraz ishte tashmë një vend i ndaluar, i rrethuar nga ujërat e ftohtë dhe të ashpër të Paqësorit. Ridizajnimi përfshinte shufra hekuri më të ashpra, një sërë kullash roje të pozicionuara në mënyrë strategjike dhe rregulla strikte, duke përfshirë një duzinë kontrolle në ditë të të burgosurve.

Ikja dukej pothuajse e pamundur.

Pavarësisht nga shanset, nga viti 1934 deri në mbylljen e burgut në 1963, 36 burra provuan 14 arratisje të veçanta. Pothuajse të gjithë u kapën ose nuk i mbijetuan përpjekjes.

Fati i tre të burgosurve, megjithatë, mbetet një mister edhe sot e kësaj dite.

Kjo është historia e tyre.

Frank Morris mbërriti në Alkatraz në janar 1960. Më vonë atë vit, një i dënuar me emrin John Anglin u dërgua në Alkatraz, i ndjekur nga vëllai i tij Clarence në fillim të vitit 1961. Të tre e njihnin njëri-tjetrin nga periudhat e mëparshme në burg.

Të caktuar në qelitë ngjitur, ata filluan të hartonin një plan për t’u arratisur. Morris, i njohur për inteligjencën e tij, mori drejtimin në planifikim. Ata u ndihmuan nga një i burgosur tjetër, Allen West.

Më 12 qershor 1962, çka u nisë si kontrollë rutinë, doli që nuk ishte ashtu. Tre të dënuar nuk ishin në qelitë e tyre: John Anglin, vëllai i tij Clarence dhe Frank Morris.

Në shtretërit e tyre ishin ndërtuar koka të bëra me suva, bojë në ngjyrë mishi dhe flokë të vërteta që me sa duket mjaftuan për t’i mashtruar rojet e natës. Burgu u mbyll dhe filloi një kërkim intensiv.

Ata u arratisën përmes gypave të ventilimit, duke u ngjitur në çatinë e burgut, e pastaj nga aty janë futur në ujë. Fati i tyre sot e kësaj dite nuk dihet.

postbck postbck

Recent Posts

Fruta e stinës, çfarë duhet të dini për ftoin?

  Në pamje të parë duket si një dardhë e madhe, por në fakt përveç…

2 hours ago

Arra parandalon këto sëmundje

  Arra ka edhe veti shëruese të sëmundjeve.   Shumë studime kanë studiuar dobitë shëndetësore…

2 hours ago

Japonia mbajti hapur një stacion treni për tre vjet vetëm që një vajzë të shkonte në shkollë, duke e mbyllur vetëm pas diplomimit të saj

    Një stacion treni në një zonë rurale të Hokkaidos, në Japoni, qëndroi hapur…

2 hours ago

Vaksina e personalizuar kundër kancerit tregon rezultate të shkëlqyera: zvogëlon rrezikun e përsëritjes së melanomës me 42 përqind

    Kanë kaluar 20 vjet që kur studiuesit australianë zhvilluan vaksinën e parë në…

2 hours ago

Cilët janë simptomat e depresionit sezonal

    Me ardhjen e vjeshtës dhe shkurtimin e ditëve, disa njerëz përjetojnë ndryshime të…

2 days ago

Fruti simbolik i vjeshtës, përfitimet që gështenjat i sjellin shëndetit! Nga zemra, tretja e kontrolli i peshës, çfarë duhet të dini

Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…

3 days ago