<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Zbuloni arsyen e veçantë pse pakot e patatinave janë gjithmonë gjysmë bosh

Ju ndoshta keni menduar një milion herë se shitësit ju tradhtojnë sa herë që blini një pako me patatina. Në pamje të parë, duket se brenda ka më shumë ajër sesa patatina.

Megjithëse kjo është e vërtetë, nuk bëhet fjalë për asnjë lloj mashtrimi, por për një gjë jashtëzakonisht praktike.

Prodhuesit lënë qëllimisht hapësirë për një arsye të mirë. Kjo mbron patatet e skuqura nga dëmtimet që mund të ndodhin gjatë transportit dhe lëvizjes nga një vend në tjetrin.

“Ajri” në to është një mbrojtje e shkëlqyer në mënyrë që ushqimi të mos shkatërrohet.
Nga ana tjetër, qeset nuk përmbajnë ajër, por azot. Oksigjeni mund të bëjë që patatet të prishen dhe lagështia në të mund t’i bëjë patatet të zbehta.

Për të shmangur këtë, prodhuesit e mbushin paketimin me azot, i cili gjithashtu i mban patatet e skuqura të freskëta dhe krokante.
Në SHBA, si në shumë vende të tjera, patatet janë një element kryesor i ditës, veçanërisht në format e përpunuara.

Sipas Departamentit të Bujqësisë së Shteteve të Bashkuara (USDA), patatet e përpunuara, duke përfshirë patate të skuqura dhe patatina, përbënin 64% të përdorimit total të patates në vend gjatë viteve 2000, krahasuar me vetëm 35% në vitet 1960.

Ndërsa patatet mund të jenë pjesë e një diete të shëndetshme, disa studime kanë treguar se konsumimi i tyre në masë mund të përbëjë rreziqe për shëndetin.

Një studim i vitit të kaluar, përshembull, zbuloi se ngrënia e katër ose më shumë racioneve me patate çdo javë mund të rrisë rrezikun e presionit të lartë të gjakut.

Disa ekspertë të Universitetit të Miçiganit në SHBA dolën në konkluzionin se njerëzit kanë tendencë të krijojnë varësi vetëm ndaj një grupi ushqimesh, atyre të përpunuarave.
Ushqimet të cilat krijojnë më shumë varësi janë ato me shumë sheqer, yndyrë apo ushqimet që i përmbajnë të gjithë këta përbërës.

Top Albania Radio shkruan se lista e saktë që duhet evituar sipas ekspertëve është kjo: Picat, çokollata, patatinat, biskotat, akullorja, patatet e skuqura, mishi i skuqur, pijet energjike, tortat, djathi, ushqimet e skuqura, karamelet, kokoshkat

postbck postbck

Recent Posts

Pse në vitin 1816 nuk kishte verë? Katastrofa klimatike që ndryshoi historinë e njerëzimit

  Viti 1816 ka hyrë në histori si “Viti pa Verë”, një nga anomalitë klimatike…

15 hours ago

Shenjat që tregojnë se keni mungesë magnezi

    Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme për funksionimin e duhur të…

15 hours ago

Mollët apo dardhat? Cili frut ndikon më pak në sheqerin në gjak te personat me diabet?

] Mollët dhe dardhat janë fruta të pasura me vlera ushqyese dhe mund të jenë…

16 hours ago

Kur shqiptarët luftuan kundër shqiptarëve: Përçarjet që i kushtuan shtrenjtë kombit

Historia shqiptare nuk është vetëm histori kryengritjesh, heronjsh dhe luftërash për liri. Ajo është edhe…

16 hours ago

Nëse vëreni se dikush sillet kështu, reagoni menjëherë: Mund të jetë shenjë e tumorit në tru

    Mjekët paralajmërojnë se simptomat e para shpesh nuk janë dhimbjet e kokës, por…

17 hours ago

A zgjoheni shpesh gjatë natës? Trupi mund t’ju tregojë diçka që nuk duhet ta injoroni

    Zgjimi gjatë natës është diçka që u ndodh shumë njerëzve, por kur përsëritet…

17 hours ago