<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

“Pasqyra magjike”, zbulohet imazhi i fshehur në artifaktin e lashtë

Mes mijëra thesareve të Muzeut të Artit të Cincinatti, në koleksionin e Azisë Lindore, një pasqyrë e vogël bronzi e shekullit të XV-XVI ishte dukur gjithnjë e zakonshme.

Hera e fundit e ekspozimit të saj ishte në vitin 2017, pas dekadash që qëndronte larg syrit publik, përkrah sendeve të tjera.

Por artefakti mbart një sekret, që u zbulua nga kuratorja i muzeut teksa studionte të ashtuquajturat “pasqyra magjike”.

Këto pasqyra të lashta, kur ekspozohen në dritë, reflektojnë imazhe të fshehura nën sipërfaqen e tyre reflektuese. Pasqyra në fjalë ishte më e vogël se të tjerat në muzeumet e Tokios apo Shangait dhe me një mbishkrim më të ndërlikuar kinez.  

Kur mbi të u reflektua një dritë e fortë, e fokusuar, në mur u shfaq një imazh jo dhe aq i qartë, por mjaftueshëm sa për të nisur një hulumtim. Eksperimente të tjera duke përdorur drita më specifike dhe të fuqishme,  zbuluan imazhin e një Bude që i ulur, lëshonte rreze.

Mbishkrimi në pjesën e pasme të pasqyrës tregon qartë cili është skalitur, Amitabha, një figurë e rëndësishme e budizmit të Azisë Lindore.

Përpara shpikjes së pasqyrave të sotme, njerëzit e shihnin veten  mbi pllaka të pastruara bronzi. Arti i lashtë i pasqyrave magjike kineze u shfaq për herë të parë gjatë dinastisë Han, rreth 2000 vite më parë, e më pas u shtri deri në Japoni.

Për të krijuar efektin e mistershëm, artizanët gdhendnin imazhe ose fjalë në njërën anë të një pllake bronzi. Shkencëtarët mendojnë se ata kruanin dhe fërkonin anën tjetër, përpara se ta pastronin dhe ajo të dukej si një pasqyrë e zakonshme. Në varësi të trashësisë së pllakës, procesi krijonte lakime thuajse të padukshme në këtë anë, ndërsa shtohej një substancë e ngjashme me mërkurin, e padukshme me sy të lirë, por që përputhej me gdhendjen.

Kur drita e diellit reflekton në një mënyrë të caktuar mbi objekt, imazhi i fshehtë  zbulohej dhe jepte iluzionin sikur drita përshkonte pasqyrën./tvklan.

postbck postbck

Recent Posts

Alarm për ata që hanë bukë dhe kroasanë: Rrezik nga metali toksik

  Kroasanët, bagetat dhe madje edhe drithërat e mëngjesit mund të ekspozojnë miliona njerëz ndaj…

1 hour ago

Vetëm uji nuk mjafton: Pse gurët në veshka rikthehen pavarësisht këshillave të mjekëve

  Ekspertët shpjegojnë pse parandalimi kërkon më shumë se një këshill të thjeshtë   “Pini…

18 hours ago

Holanda prezanton akulloren që qetëson dhimbjet e kokës

  Një ide mjaft e pazakontë vjen nga Holanda, ku një prodhues akulloresh ka krijuar…

18 hours ago

Si të shëroni ftohjen përbrenda pak orëve

  Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…

2 days ago

A i mbron qumështi i gjirit fëmijët nga tumoret

    Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…

2 days ago

6 metodat e çuditshme se si zgjoheshin njerëzit para shpikjes së alarmit

  Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…

2 days ago