<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KAFSHËT

Si të kujdesemi për kotelet e sapolindura?

Të kujdesurit për kotelet e vogla është kënaqësi e njëkohësisht përgjegjësi e madhe, që kërkon njohuri rreth nevojave të tyre.
Kotelet e sapolindura lindin të verbëra ( ato fillojnë t’i hapin sytë diku nga mosha shtatë ditëshe deri katërmbëdhjetë ditë pas lindjes), prandaj duhet të mbahen në vend të sigurtë dhe të ngrohtë gjatë tërë kohës. Siguroni një shtrat të butë, vendosni mbulesa dhe vendoseni në një vend të rehatshëm ku kotelet nuk do të pengohen nga kafshët tjera shtëpiake apo nga fëmijët.
Nëse nëna e koteleve nuk është prezente atëherë ju duhet t’i ushqeni kotelet me shishe dhe formulë të veqantë për kotele.
Kotelet më të vogla se katër javë nuk mund të hanë ushqim solid, qoftë të butë apo të thatë. Është thelbësore që të shmanget përdorimi i qumështit që njerëzit e përdorin për pije. Qumështi tipik i lopës do t’i sëmurë rëndë kotelet e vogla.
Përgatiteni formulën: Ngroheni formulën e koteleve ( diku 38 gradë Celcius). Provojeni formulën në dorën tuaj për të testuar nxehtësinë duke hedhur disa pika nga shishja në lëkurë.
Para dhe pas cdo përdorimi ju duhet t’i pastroni mirë duart dhe shishet që i përdorni për t’i ushqyer kotelet.
Ushqeni butësisht! Mbani kotelet me kujdes. Kotelet duhet të jenë të shtrira në stomak kur pinë qumështin. Mbajeni shishen ne gojën e koteles dhe leni ato që ta mbajnë ritmin e pirjes. Nëse kotelja nuk pi menjëherë butesisht ledhatojeni në kokë. Ledhatimi i stimulon si nëna kur i pastron dhe inkurajon kotelen të pinë.
Kotelet duhet të ushqehen cdo tri orë, pa marë parasysh cfarë kohe është. Është shumë me rëndësi që kotelet të ushqehen rregullisht. Anashkalimi i ndonjë vakti apo mbiushqyeshmëria mund të shkaktojë diarre apo dehidrim të rëndë te kotelet.
Sa shpeshë duhet t’i ushqejmë kotelet?
Deri një javë të vjetra kotelet duhet të ushqehen cdo 2-3 orë
Dy javë të vjetra cdo 3-4 orë
Tre javë të vjetra cdo 4-6 ore
Gjashtë javë të vjetra: tri apo më shumë shujta ushqim të butë
Para se kotelet të mund të përdorin tualetin ju duhet t’i stimuloni që t’i kryejnë nevojat duke përdorur peceta të buta rreth anusit duke e fërkuar butësisht deri sa të defekojnë apo urinojnë.
DVM Fjolla Neziri

InForCulture

Recent Posts

Pesë gabime të zakonshme që mund t’i mbushin muret me myk gjatë dimrit

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

2 minutes ago

Dëshironi ta lini duhanin? Ja disa hapa që mund t’ju ndihmojnë

    Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…

20 minutes ago

Kura me gjethe ulliri që ndihmon në trajtimin e hipertensionit

    Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…

2 hours ago

Çfarë ndodh në organizëm nëse hani një thelpi hudhër në darkë

    Që në lashtësi, hudhra ka qenë aleate e njerëzimit kundër shumë sëmundjeve. Ajo…

2 hours ago

Pse shtatzënat duhet patjetër të marrin vitaminën D

    Fëmijët që lindin me nivele të ulëta të vitaminës D janë në rrezik…

2 hours ago

A ndikon ushqimi në përhapjen e kancerit?

    Shkencëtarë nga Cambridge kanë vlerësuar se ushqimi mund të ndikojë në rritjen dhe…

2 hours ago