<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Del në ankand ora e Hitlerit e vjedhur nga ushtari francez, vlen miliona dollarë

Për pothuajse 80 vjet, ora e Adolf Hitler ka qenë e fshehur nga familjaret e një ushtari francez që praktikisht e vodhi atë gjatë kontrollit të Berghof, rezidencës së fortifikuar të diktatorit nazist në Bavari.

Por tashmë ora pritet të shitet në ankand në Shtetet e Bashkuara, për një shifër domethënëse.

Bëhet fjalë për një orë që partia naziste i dhuroi Fuhrer-it të saj për të celebruar fitoren zgjedhore të vitit 1933. E prodhuar nga një firmë prestigjioze zvicerane si Le Coultre, dhe e modifikuar me personalizime nga Andreas Huber, prodhuesi zyrtar i orëve të Bavarisë.

Ora që ka një mekanizëm interesant rrotullues të fushës, për ta mbrojtur atë ne raste të veçanta, mban inicialet e diktatorit si dhe tri data të rëndësishme për të, ditëlindjen, ditën kur u shpall kancelar dhe pikërisht fitorja e partisë në zgjedhje.

Ora prej vitit 1945 i përket familjes Mignot, pasardhësit e një ushtari francez që ishte pjesë e trupave që mësynë në rezidencën Berghof, një nga simbolet e pushtetit nazist, pesë ditë pas vetëvrasjes së Hitlerit.

Ankandi do të mbahet në Mariland të Shteteve të Bashkuara, dhe pritet që nga shitja të arkëtohen rreth 4 milionë dollarë.

Organizatorët e ankandit saktësojnë se ata nuk duan të celebrojnë liderin nazist, por thjesht të sjellin në pah një objekt unik të një historie të errët të njerëzimit.

Sa për çmimin, ata nuk besojnë se eshte aq i kripur, nga momenti që pak kohë më parë ora e dorës e yllit të Hollivudit Paul Newman u shit për gati 18 milionë dollarë.

InForCulture

Recent Posts

Sheqeri në gjaak jashtë kontrollit? Ja ushqimet që e stabilizojnë dhe ato që e shkatërrojnë

    Rezistenca ndaj insuIinës po bëhet një problem gjithnjë e më i përhapur, por…

9 hours ago

A është mirë të pimë ujë gjatë ushqimit?

    Eshtë një bindje e përhapur se uji nuk duhet të pihet gjatë vakteve…

9 hours ago

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

    Një teknik autopsie nga Arkansas, ShBA, ka treguar se çfarë ndodh me një…

10 hours ago

Kur duhet të fillojmë vitaminën D në vjeshtë? Çfarë thonë ekspertët

  Ditët bëhen më të shkurtra, ekspozimi në diell zvogëlohet dhe bashkë me vjeshtën rikthehet…

10 hours ago

Kjo kurë popullore pastron enët e gjakut për 40 ditë

    Kura me limon dhe hudhër është shumë efikase në eliminimin e depozitave të…

11 hours ago

Për eshtra të forta, hani më shumë nga këto pesë perime

    Kalciumi është një mineral thelbësor për forcën e kockave dhe shumica e njerëzve…

11 hours ago