10 Korrik 48 pes – Beteja e Dyrrhachium: Jul Cezari mezi i shmanget një humbjeje katastrofike, ndërsa kundërshtari i tij, Pompey, tërhiqet në Maqedoni. Pompey urdhëroi ndaljen e sulmit dhe largohet, duke besuar se Cezari ishte thyer përfundimisht. Plutarku shkruan në ‘Jetët Paralele’, se “Cezari u shpreh për atë betejë duke thënë: Sot fitorja do të ishte e armikut, nëse ndonjë prej tyre do të ndodhej për ta marrë atë”. Gjithashtu, Cezari ishte shkaku që emri Epidamus u ndërrua në Dyrrhacium; Barthold Georg Niebuhr (1776-1831) i referohet një tradite të lashtë sipas së cilës, emri i qytetit Epidamnus u shndërrua Dyrrhachium (Durrës) me vendim të senatit romak, pas një kërkese të Cezarit i cili argumentoi se kur legjioneve romake t’u jepej urdhëri për të marre qytetin Epidamnus, ai donte që ata ta pushtonin dhe jo të tërhiqeshin. Qezari shqetësohej se urdhëri mund të kuptohej gabim, pasi Epidamnus ngjasonte me latinishten “damnum” që do të thotë “humbje”. Në këtë rast, për lehtësi komunikimi me trupat, romakët parapëlqyen emrin “Dyrrhachium”, siç quhej qyteti nga vendasit ilirë.
Skuqja e syve është një problem i zakonshëm që mund të shfaqet për…
Dhimbja e fytit është një shqetësim i shpeshtë, sidomos gjatë ditëve të ftohta dhe…
Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…
Shumicës së njerëzve do t’u ndodhë që të thumbohen nga një bletë të paktën…
Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin, por nëse e teproni me to,…
Ecja është një aktivitet i thjeshtë që mund t'ju ndihmojë të humbni peshë.…