<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Turhan Pasha në Konferencën e Paqes në Paris: Kërkojmë kthimin e territoreve shqiptare dhënë Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë pas…!

NGA AURENC BEBJA

“L’Express de Mulhouse” ka botuar, të hënën e 10 marsit 1919, në ballinë, kërkesën e Turhan Pashës në Konferencën e Paqes në Paris në lidhje me kthimin e territoreve shqiptare dhënë Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë pas vendimeve të Kongresit të Berlinit dhe Konferencës së Londrës, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shqipëria dhe kërkesat e saj

“Shqipëria, gjatë shekujve, ka qenë gjithmonë pre e fqinjëve të saj, më të fuqishëm se ajo, të cilët e lakmuan atë për shkak të vendndodhjes së saj gjeografike shumë tërheqëse.Dikush do të mendonte se diplomatët modernë, duke kuptuar domosdoshmërinë e vendosjes së rendit në Gadishullin Ballkanik, do t’i kishin kthyer Shqipërisë atë që i takon dhe do ta kishin mbrojtur nga orekset e popujve të tjerë.

Kongresi i Berlinit i vitit 1878, i quajtur “varrimi i Shqipërisë”, ishte i pari që shpërfilli të drejtat e kombit shqiptar, pasi i privoi këtij vendi territoret e Tivarit, Hotit, Grudës, Triepshit (Trieshit), Kuçit, Podgoricës, Plavës dhe Gucisë në dobi të Malit të Zi, dhe një pjesë të Shqipërisë së Jugut, midis Gjirit të Prevezës dhe lumit Kalamas (Kalamait) në dobi të Greqisë. Shqiptarët, natyrisht u revoltuan nga ideja e copëtimit të atdheut të tyre dhe formuan Lidhjen e Prizrenit, e cila bëri një rezistencë energjike ndaj pretendimeve sllave dhe greke.

Në vend që të korrigjonte këto padrejtësi, Konferenca e Londrës e vitit 1913 i përkeqësoi ato. Nuk u mjaftua të vendoste si kufi vijën e Kalamas-it (Kalamait), të refuzuar nga shqiptarët, por i dha Greqisë të gjithë rajonin nga Arta deri në Kepin Satos; ky vend quhet Çamëri; në veri i dha Malit të Zi dhe Serbisë territoret e Krajës, Anës së Malit, fiset e Hotit dhe Grudës, rrethet e Plavës dhe Gucisë, Pejën, pjesën lindore të rrethit të Mitrovicës, rrethet e Prishtinës, Gjilanit, Ferizajt, Kaçanikut, një pjesë të rrethit të Shkupit, rrethet e Prizrenit, Kalkandelenit (Tetovës), Gostivarit, Kurçovës, Dibrës, Strugës dhe Ohrit.

Sot, delegacioni shqiptar ka dalë para Konferencës së Dhjetëve për të zhvilluar kërkesa të bazuara vetëm mbi barazinë, pasi ato konsistojnë në kthimin e territoreve në mëmëdhe, të cilat vitet e fundit i janë shkëputur padrejtësisht.

Kërkesat e tij përfshijnë kthimin e territoreve shqiptare të përfshira në Mal të Zi, Serbi dhe Greqi pas vendimeve të Kongresit të Berlinit dhe Konferencës së Londrës. — Kundërshtim ndaj pretendimeve të reja sllave dhe greke.

Të gjitha arsyet historike, gjuhësore dhe etnike militojnë në favor të Shqipërisë. Larg nga dëshira për t’u zgjeruar në kurriz të të tjerëve, Shqipëria kërkon vetëm të riintegrohet në kufijtë e saj të vërtetë, për të parë t’i kthehen grupimet (territoret) që i janë shkëputur nga dhuna në të kaluarën.

Më në fund Shqipëria, e rraskapitur nga grabitjet e njëpasnjëshme të të cilave ka qenë viktimë, shpreson të marrë dëmshpërblime ekonomike nga Konferenca e Paqes për shkatërrimet e bëra si nga grekët në Epirin e Veriut, ashtu edhe nga ushtritë e Perandorive qendrore në të gjithë vendin.”

Turhan Pasha

Delegat i parë i Shqipërisë

postbck postbck

Recent Posts

Pse krijohen kalcifikimet dhe në cilat pjesë të trupit shfaqen më shpesh

Kalcifikimi ndodh kur në trup grumbullohet kalcium në vende ku nuk duhet, si në inde…

2 hours ago

Disa rregulla për kafshët në Kanunin e Lekë Dukagjinit

Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe rregullimi i marrëdhënieve me kafshët: një vështrim studimor Kanuni i…

3 hours ago

​37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës

Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit…

3 hours ago

23 marsi 1989, dita kur Kosoves iu hoq autonomia me vote ne Kuvend

Më 23 mars 1989 ndodhi një nga momentet më të rënda politike në historinë moderne…

3 hours ago

Regjimenti shqiptar i Napoleonit: Koloneli Minot, i shkruante ministrit francez të luftës për veshjen tradicionale shqiptare..

REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…

1 day ago

Kënga e një emri të lavdishëm të historisë, që mbrojti atdheun duke mposhtur Cërnagoren dhe Rusinë

Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…

2 days ago