Shkolla e shqiptarëve (Scuola degli albanesi) u themelua në Venedik (Venezia) të Italisë nga të mërguarit shqiptarë rreth viteve 1500-1504 dhe frekuentohej nga fëmijët e familjeve shqiptare të mërguara dhe të vendosura në Venedik dhe në Istria.
Si tekste mësimi u përdorën edhe veprat e dy humanistëve shqiptarë Marin Beçikemi dhe Marin Barleti. I pari ka qenë dhe mësues në këtë shkollë. Shkolla e shqiptarëve, me vlera historike në fushën e artit, u ndërtua me kontributet e bashkëvëllazërisë të të mërguarve shqiptarë të Venedikut, e cila ishte mjaft e organizuar në atë kohë. Aty bënin pjesë edhe humanistë të tjerë si Viktor Karpaçi (1455-1525), Mark Bazaiti (1460-1530) dhe Nikollë Leonik Tomeu (1456-1531).
Mëso më shumë: https://diasporashqiptare.al/…/rendesia-historike-e…/
#diasporashqiptare#unëjamshqiptar#botimediaspora#ministriaersimit
Një ritëm shumë i lartë i zemrës në gjendje qetësie është njohur prej kohësh…
Pavarësisht moshës, flokët e thinjur janë problem për shumë njerëz, femra dhe meshkuj.…
Shumë prej nesh e kujtojnë autoshkollën mes mjegullës, si dhe maturën, udhëtimet e…
A ju ka ndodhur të shihni një fytyrë në një prizë elektrike, të…
Migrena nuk është thjesht një dhimbje e fortë koke. Bëhet fjalë për një…
Hudhra është padyshim fuqiplotë përsa i përket vlerave shëndetësore. Por për personat që…