Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Historia e ngjarjes që u shndërrua në një nga shprehjet më të njohura në botë

Më 10 janar të vitit 49 p.e.s., gjenerali romak Jul Cezari sfidoi një ultimatum të vendosur nga Senati. Nëse do ta kalonte ushtritë e tij përtej lumit Rubikon në veri të Italisë, Republika do të ishte në një gjendje lufte civile. Tërësisht i ndërgjegjshëm për natyrën e rëndësishme të vendimit të tij, Cezari e injoroi paralajmërimin dhe nisi të marshonte në jug drejt Romës. Nga ai moment dhe deri më sot, shprehja “të kalosh Rubikonin” apo “të kapërcesh Rubikonin” do të thotë të ndërmarrësh një veprim kaq vendimtar, saqë nuk mund të ketë kthim prapa. Lufta Civile që e pasoi atë vendim shihet nga historianët si kulmi i pashmangshëm i një lëvizjeje që kishte filluar dekada më parë.

Gjenerali i famshëm (dhe ndikuesi kryesor tek Cezari) Gai Mario i kishte reformuar legjionet romake në struktura më profesionale, duke i paguar vetë; ushtarët ia kishin borxh gjithnjë e më shumë besnikërinë gjeneralëve të tyre sesa idesë më abstrakte të një republike qytetare.

Rrjedhimisht, njerëzit e fuqishëm u bënë akoma më të plotfuqishëm duke krijuar ushtritë e tyre private. Dhe, në vitet e fundit të trazuara të Republikës, fuqia e Senatit u shkërmoq përballë ambicies së madhe të Gai Marios dhe rivalit të tij Kornel Sula.

Ko dyshe u pasua nga Pompei dhe Cezari akoma më i frikshëm. Përpara bëmave të tij ushtarake në Gali, Cezari ishte më i riu nga të dy, dhe u bë i njohur vetëm kur u zgjodh konsull në vitin 59 p.e.s. Si konsull, ky njeri ambicioz i një familjeje fisnike, u bashkua me gjeneralin e madh Pompein dhe politikanin e pasur Krasi për të formuar Triumviratin e Parë.

Këta njerëz të plotfuqishëm kishin pak nevojë për Senatin. Ndaj në vitin 58 p.e.s. Cezari përdori ndikimin e tij për të siguruar komandën mbi 20 mijë ushtarë që kapërcyen Alpet duke shkelur çdo ligj të Senatit të Romës. Ai i shfrytëzoi pesë vitet e ardhshme për t’u bërë një nga komandantët më të shkëlqyer dhe më të suksesshëm në histori.

Territori i madh, multiracor dhe i frikshëm i Galisë (Franca sotme) u pushtua dhe u nënshtrua në një nga pushtimet më të plota në historinë e botës. Në reflektimet e tij mbi fushatën, Cezari u mburr më vonë se kishte vrarë një milion galë, kishte skllavëruar një milion të tjerë, dhe kishte lënë pa prekur një milion të tjerë.

Cezari u sigurua që mitet e hollësishme mbi bëmat e tij të mbërrinin deri në Romë, ku e bënë atë udhëheqësin më popullor në një qytet të karakterizuar nga përleshjet e brendshme. Senati nuk e kishte urdhëruar apo autorizuar Cezarin që të sulmonte Galinë.

Por, ishte i kujdesshëm për shkak të popullaritetit, ndaj kur mandati i skadoi në vitin 53 p.e.s., ia zgjati komandën e tij edhe pesë pesë vjet të tjera. Kur Krasi vdiq në vitin 54 p.e.s., Senati iu drejtua Pompeut si i vetmi lider mjaftueshëm i fortë për t’i bërë ballë Cezarit, që tani kontrollonte territore të mëdha në veri, pa pasur mbështetjen e senatit.

Ndërsa Cezari eliminoi armiqtë e mbetur, Pompei sundoi si konsull i vetëm, gjë që e bëri atë një diktator në të gjitha aspektet përveç emrit zyrtar. Po ashtu ai ishte një komandant i shkëlqyer, por që tani po plakej, ndërsa ylli i Cezarit ishte në ngjitje.

Xhelozia dhe frika, të kombinuara me vdekjen e gruas së tij – që ishte gjithashtu vajza e Cezarit – bënë që aleanca e tyre formale të prishej gjatë mungesës së gjatë të këtij të fundit në Romë. Kështu, në vitin 50 p.e.s., Cezari u urdhërua të shpërndante ushtrinë e tij dhe të kthehej në Romë, ku iu ndalua të kandidonte për një mandat të dytë si konsull.

Po ashtu, ai do të gjykohej për tradhti dhe krime lufte pas pushtimeve të tij pa leje. Për këtë arsye, nuk është për t’u habitur që gjenerali krenar dhe ambicioz si ai, që e dinte se adhurohej nga njerëzit e thjeshtë, vendosi të kalonte lumin Rubikon me ushtrinë e tij më 10 janarin e vitit 49 p.e.s..

Veprimi i tij dha frytet e veta. Pas vitesh luftë civile në Romë dhe nëpër provinca në një shkallë të paparë më parë, Cezari doli fitimtar dhe sundoi si një udhëheqës suprem në Romë, teksa Pompei vdiq dhe u harrua. Pa asnjë armik serioz të mbetur gjallë, Cezari u bë diktator i përjetshëm, një lëvizje që kulmoi me vrasjen e tij nga një grup senatorësh në vitin 44 p.e.s.

Megjithatë, rrjedhja e ngjarjeve nuk mund të kthehej pas. Djali i birësuar i Cezarit, Oktaviani, do të përfundonte punën e babait të vet, duke u bërë perandori i parë romak i vërtetë në vitin 27 p.e.s. /Bota.al/

postbck postbck

Recent Posts

Përse macet ju presin tek dera kur shkoni në shtëpi? Këto janë arsyet

  Macet dihet që janë kafshë shtëpiake të pavarura, por kjo nuk do të thotë…

5 hours ago

Pse nuk duhet të karikoni kurrë telefonin në aeroport!

  Ekspertët e sigurisë po paralajmërojnë që udhëtarët të shmangin përdorimin e stacioneve të karikimit…

6 hours ago

Fotoja e Google Maps zbulon vrasësin që ngarkon trupin në makinën e tij

  Një foto tronditëse nga Google Street View ka çuar në zbulimin e një vrasje…

6 hours ago

Mbi tezën ilire e pellazge të prejardhjes së shqiptarëve

Eqrem Çabej (1908-1980) Kur shtrohet problemi i burimit të një populli, ai do të shikohet…

7 hours ago

Nëse keni këtë grup gjaku, studimet thonë se ADN-ja juaj është e veçantë

  Nëse keni grup gjaku O, ju jeni më unik se një njeri mesatar. Sipas…

7 hours ago