<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Vlerat e rralla të dardhave shqiptare, zbulojini këtu

Dardhat shqiptare kultivohen gjerësisht gati në të gjithë vendin.

Sipas AgroWeb.org, Përmeti, Pogradeci, Dibra, Korça, Vlora, Lushnja, Fieri, jo vetëm që janë prodhues shumë të njohur të këtyre frutave, por edhe përpunues të reçelrave dhe nënprodukteve të tjera cilësore.

Dardha konsumohet si frut i freskët, por shumë zona të Shqipërisë kanë specialitetet e tyre në të cilat dardhat përdoren të thara dhe të përpunuara.

Me dardhat bëhen lëngje të ndryshme, komposto, reçel, marmelatë, si edhe fermentohen dhe më pas përftohet një nga rakitë më të mira shqiptare, rakia e dardhës.

Por edhe komposto e dardhës së zier me kanellë dhe farat e karafilit të egër, kur shërbehet e ftohtë akull gjatë vapës së verës është një mrekulli më vete.

Përveç shijes së mrekullueshme dhe aromës së veçantë, dardhat janë ndër frutat më të ushqyeshme.

Vlerat e dardhave

Për muskujt dhe nervat

Lëngu i dardhës është një burim i mirë i bakrit, një mineral që është pjesë përbërëse e melaninës, pigmenti i cili i jep lëkurës dhe flokëve ngjyrën përkatëse dhe që i mbron ato nga dielli.

Ky mineral së bashku me Vitaminat B1 dhe B2 ushqen sistemin nervor dhe ndihmon funksionet e nervave dhe muskujve.

Një gotë me lëng dardhë ofron 243 nga 900 mikrogramë bakër që ju nevojiten në ditë ose më shumë se 132 mikrogramë bakër që gjenden tek dardha e plotë.

Ul kolesterolin

Përmbajtja e lartë e pektinës në frutin e dardhës ndihmon për të ulur nivelin e kolesterolit.

Lufton problemet e tretjes – Pirja e lëngut të dardhës ndihmon gjithashtu edhe në lëvizjen e ushqimit në aparatin tretës.

Shërben veçanërisht kundër djegieve të stomakut, dispepsisë, gastriteve, koliteve dhe problemeve të zorrës së trashë.

Ndihmon në parandalimin e diabetit

Dardha ka përmbajtje të lartë fibre, vitamina B2 , C, E. Përmban bakër dhe kalium si dhe sasira më të larta se molla në pektin.

Konsumimi i dardhave mban të ulët sasinë e sheqerit në gjak dhe përmbajtja e lartë e fibrës ndihmon në parandalimin e shfaqjes së diabetit.

Antioksidantët që përmban dardha ndihmojnë gjithashtu edhe në uljen e tensionit të gjakut si dhe goditjeve në tru.

Rrit imunitetin dhe ul temperaturën

Kur të zë gripi ose kur ke temperaturë të lartë, AgroWeb.org tregon se pirja e një gote me lëng dardhe ndihmon në rritjen e imunitetit dhe ul temperaturën.

Lëngu i dardhës ndihmon gjithashtu në qetësimin e fytit të irrituar nga kolla.

Lëngu i dardhës i bën mirë kockave

Lëngu i dardhës rrit dozat e vitaminës K, e cila ndihmon në ruajtjen e shëndetit të kockave me kalimin e moshës.

Kjo vitaminë ul rreziqet e formimit të frakturave të kockave dhe osteoporozës. Ajo ndihmon në mpiksjen e gjakut dhe parandalimin e humbjes së tij gjatë lëndimeve ose plagëve.

Një gotë me lëng dardhe përmban përafërsisht 13.3 mcg vitaminë K. Një dardhë e plotë nga ana tjetër përmban vetëm 7.2 mcg të vitaminës K./

postbck postbck

Recent Posts

Pse fëmijët kanë dhimbje barku para shkollës? Shkaku shpesh nuk është fizik

  Dhimbja e barkut para nisjes për në shkollë nuk është gjithmonë shenjë e problemeve…

4 hours ago

Djersitja gjatë natës paralajmëruese për këto probleme shëndetësore

  Ndodh që gjatë natës të zgjoheni e të shihni se jeni djersitur shumë. Kjo…

5 hours ago

Ndikimi i fikut kundër shtypjes së lartë të gjakut

  Shumë njerëz vuajnë më së shumti nga hipertensioni, i njohur ndryshe si tensioni i…

5 hours ago

Vendoseni këtë erëz pranë dritareve dhe dyerve për të parandaluar buburrecat

Insektet bëhen një shqetësim gjithnjë e më i zakonshëm gjatë pranverës dhe verës, veçanërisht kur…

2 days ago

Terapia e re kundër kancerit jep shpresë të madhe: Te disa pacientë tumoret u zhdukën plotësisht

Pas rezultateve që po tërheqin vëmendjen në ASCO 2026, studiuesit po e zgjerojnë testimin e…

2 days ago

Pse nuk ka dhomë me numrin 420 në shumë hotele?

Ndoshta nuk e keni ditur që numri 420 është i lidhur ngushtë me kanabisin, pasi…

3 days ago