<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Hanibali, strategu që kaloi Alpet e Evropës me elefantë…

Shumë vjet kishin kalur që nga fitorja e romakëve mbi betejën e Zamës (202 pr.K), duke i dhënë kështu fund Luftës së Dytë Punike (219-202 pr.K). Gjenerali që kishte drejtur romakët, Skipio Afrikanusi, pasi takon kundështarin e tij të humbur, Hanibalin, e pyet: “Kush janë tre komandantët më të mëdhenj të historisë?”

Hanibali i përgjigjet: “Aleksandri i Madh, Pirroja dhe Unë.” Skipioni ia plasi gazit dhe replikoi: “Po në qoftë se do të më kishe mposhtur në Zamë?”

Përgjigja e zhveshur nga modestia ishte deri diku e pranuar: “Atëherë do e vendosja veten në vendin e parë.

Hanibal Barka ( 247-183 pr. K) nuk ishte veçse 26 vjeç kur pas vdekjes së të atit, Hamilkarit, mori revanshin e drejtimit të ushtrisë kartagjenase për të gjunjëzuar Romën.

Romakët menduan se me zhdukjen e strategut të madh (Hamilkarit), zhdukeshin edhe planet e tij ambicioze.

Por një shënim i Tit Livit për Hanibalin e prish naivitetin absurd të romakëve:

“Ushtarët e vjetër thoshin se u ishte kthyer Hamilkari i ri. Ata shihnin tek ai të njëjtën gjallëri shprehjeje, të njëjtën energji në vështrim, në pamjet, në trajtat e tij. S’kishte gjeneral tjetër me të cilin ushtarët ishin kaq mirëbesues dhe kaq të guximshëm.

Kishte shumë guxim për të përballuar rreziqet, kishte më shumë urtësi, kur e keqja shfaqej. Asnjë vuajtje nuk mund t’ia lodhte trupin, as mund t’ia mposhte shpirtin; për ngrënie, pirje, kishte si kufi nevojat e veta dhe jo qejfin. Për gjumin dhe fjetjen nuk bënte dallim midis ditës dhe natës.

Kohën që s’kishte punë pushonte; dhe për këtë nuk kërkonte një shtrat të butë, të rehatshëm: shumë e kanë parë të shtrirë mbi një pelerinë ushtari, midis rojeve dhe vrojtuesve. Veshjet nuk i dallonin fare nga ato të të rinjve të moshë. Po ato armë, po ato kuaj. Ishte më i miri mes këmbësorëve, ashtu dhe mes kalorësve; i pari nisej në betejë, i fundit kthehej nga tërheqja”.

Hanibali trashëgoi gjithashtu nga i ati edhe fiksimin për hakmarrje ndaj Romës dhe provokoi kështu fillimin e Luftës së Dytë Punike, duke rrethuar fillimisht Sagontën në vitin 219 pr. K, një qytet-shtet aleat i Romës.

Ai ishte i vendosur ta godiste Romën në zemër. Por transportimi i trupave të tij në Itali përmes detit ishte një ndërmarrje e rrezikshme. Ekzistonte një itinerar i veçantë, i cili për arsye të ndryshme nxirrte shumë probleme. Kjo rrugë kalonte nga Alpet.

Në pranverën e viti 218 pr.K Hanibali u nis nga Kartagjena me 90 000 këmbësorë, 12 000 kalorës, 37 elefantë. Këto shifra janë dhënë nga Polibi. Disa historianëve iu duken të ekzagjëruara dhe i vlerësojnë forcat e Kartagjenës në 60 000 njerëz.

Hanibali u nis nga Spanja, luftoi në tokat e galëve dhe arriti të fuste mijëra prej tyre në ushtrinë e tij. Vazhdoi në Alpe dhe mbërriti në Italinë Veriore në 218 pr.K.

Ushtria poliglote e Hanibalit përbëhej nga – anëtarë fisesh spanjolle, kavaleri numidiane, këmëbësori libiane dhe trupat shpërthyes gale.

Me ata pak elefantë që i kishin mbijetuar marshoi drej Romës. Me gjenialitetin e tij ushtria romëke u mund aq herë sa nuk numërohet por Hanibali donte një fitore deçisive, përfundimtare. Diktatori i ri i Romës, Fabius Maksimusi e ndoqi Hanibalin përreth Italisë duke shpresuar të ndërpriste furnizimin me ushqim të kuajve kartagjenas dhe në pritje që Hanibali të bënte ndonjë gabim. Por Hanibali nuk gabonte. Ai marshoi përmes Italisë duke shkatërruar ferma dhe fshatra.

Me një ushtri relativisht të vogël në numër por me një disiplinë e cila mund të rivalizohej vetëm me disiplinën prusiane 2000 vjet më pas, dëshira e tij për një ndeshje ballë për ballë, sado e çuditshme dukej, erdhi shumë shpejt.

Kulminimi i ndërmmarjes së tij të çmendur do të ishte në Kanë ku me një strategji brilante, Hanibali shkatrrëoi dy ushtri romake dhe shkatoi afro 85 000 viktima. Për nga numri i ushtarëve që luftuan dhe kohëzgjatja e betejës, rrallë ose ndoshta kurrë nuk është arritur një fitore kaq e plotë dhe masakruese mes dy ushtrive të rregullta.

Edhe me gjithë brilancën e tij olimpike ai nuk mund ta parandalonte disfatën përfundimate kartagjenase në Zamë, 202 pr.K. Në fund të fundit Hanibali i shkaktoi Romës më tepër dëme nga sa mendonte ai apo vetë romakët.

Pas humbjes në Zamë ai i shërbeu për pak kohë tek oborri i Antiokusi III të Sirisë së Madhe. Hanibali i kaloi vitet e fundit të jetës duke iu larguar forcave romake, i fshehur në Tir dhe Elfes.

Ai helmoi veten në brigjet lindore të detit Marmara, për të mos iu dorëzuar armiqve të vet, romakëve.

postbck postbck

Recent Posts

Lufta për mbijetesë në natyrë – ujku dhe karibuja

Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…

7 hours ago

Syzet inteligjente dhe inteligjenca artificiale – mënyrë e re për të mashtruar në provime

Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…

7 hours ago

Si dhe kur të ujiten pemët e reja?! Kujdes mos e bëni këtë gabim…

  Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…

9 hours ago

Një grusht rërë mund ta shpëtojë kopshtin?! Habit studimi…

  Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…

10 hours ago

Një ilaç me bazë bimore po ndryshon luftën kundër duhanit

  Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…

10 hours ago

Më në fund, zbulohet shkaku i MPIKSJES së gjakut pas vaksinave COVID-19!

  Shkencëtarët kanë identifikuar shkakun e mpiksjeve shumë të rralla të gjakut tek disa persona…

11 hours ago