Nëna, Juana Maria Ferrari rridhte nga një familje arbëreshe e Italisë, ndërsa babai i tij, Franciso Sabato, po ashtu ishte nga Italia. Ata kishin njëmbëdhjetë fëmijë, të gjithë djem. Ernesto ishte fëmija i dhjetë i familjes Sábato. Ditën që lindi, vëllai më i madh vdiq dhe e ëma e pagëzoi Ernesto, diç që, në mendjen e tij, në sytë e prindërve e bënte të ndihej si një zëvendësues.
Shkencëtari, shkrimtari dhe eseisti i njohur argjentinas, Ernesto Sabato i konsideruar në njëfarë mënyre, si Dostojevski i romanit bashkohor në gjuhën spanjolle, lindi më 24 qershor 1911, në Rojas, një qytet i vogël në provincën e Buenos Aires./Konica.al
Ernesto Sabato bën pjesë tek ajo gjeneratë intelektualësh ndërkombëtarë që kanë kaluar nëpër tragjeditë dhe utopitë e shekullit të kaluar. Doktor në fizikë, i specializuar në industrinë bërthamore, më saktë në laboratorin prestigjoz të Mari Kyri, ai braktisi shkencën, “neutraliteti moral” i së cilës e trondiste, për të gjetur kësisoj në letërsi mjetet verbale të shprehjes së vuajtjeve të njerëzve.
Ernesto Sabato ishte vetëm 13-vjeç kur hyri në liceun “La Plata”, ku nuk vonoi të lidhë miqësi me shokë të familjeve anarkiste. Me njëlloj mburrjeje, atij i pëlqente të kujtonte demonstratat në favor të Sakos dhe Vanzetit, të zhvilluara në Shtetet e Bashkuara në vitin 1927, pavarësisht mobilizimit ndërkombëtar, në të cilat ai kishte marrë pjesë, për më tepër tashmë kishte probleme me autoritetet.
I magjepsur nga romantizmi, nga Novalis tek Shatobrian, nga Kleisti tek Nervali, për të cilën ruante në brendësi të shpirtit absoluten, ndjenjën e infinitit, do të arrinte drejt matematikës: “kjo botë e objekteve të përjetshme dhe të pakorruptueshme”. Për Ernesto Sabaton, matematika dhe fizika rrjedhin nga ndjenja jonë estetike; ai i vendoste këto kuptime të shpirtit mes krijimeve supreme, të krahasueshme vetëm me muzikën
Iu kushtua me mish e me shpirt fizikës, sapo vuri këmbë në fakultet, rreth vitit 1930. Në të njëjtën kohë, aderoi në Partinë Komuniste, e cila, pak vite më vonë, e dërgoi në një mision në Bruksel për të marrë pjesë në Kongresin kundër luftës dhe fashizmit që kryesoi Henri Barbys.
Kishte planifikuar të shkonte në Moskë, por në platformën e stacionit ai mori trenin që shkonte drejt Parisit. Ishin pikërisht proceset e para staliniste, krimet e urdhëruara nga “Ati i vogël i popujve” për të vendosur fuqinë e tij ato që i hapën sytë. I dëshpëruar e me besim të thyer zbarkoi në kryeqytetin francez, ku e priste mjerimi i bohemisë studentore. Sapo u kthye në Argjentinë iu akordua bursa e studimit për të punuar së bashku me fizikantët Iren dhe Frederik Zholio-Kyri./Konica.al
“Është e pabesueshme se deri në ç’pikë lakmia, zilia, pretendimi, fodullëku, makuttëria dhe, në përgjithësi, i gjithë ky grup atributesh që përbëjnë gjendjen njerëzore shkëlqejnë në fytyrë, në një qasje, në një vështrim”, – shkruante Ernesto Sabato në librin “Tuneli”.
Në vitin 1979 mori titullin Kavalier i Legjionit të Nderit në Francë, ku romani “Engjëlli i Errësirës” ishte vlerësuar si libri më i mirë i huaj. Në vitin 1984, mori gjithashtu Çmimin “Cervantes” për Letërsinë, vlerësimin më të lartë për letërsi në gjuhën spanjolle
Sabato la botën e shkencës dhe iu drejtua letërsisë, në kohën e surrealistëve parizianë, në vitet tridhjetë, sepse siç shprehet autori: “kërkoja kuptimin e ekzistencës, përndryshe do të isha i vdekur”.
Universi romanesk i Ernesto Sabatos shënohet nga tensioni midis të keqes dhe të mirës, në sfondin nostalgjik të Buenos Aires, në kurbë zbritjeje të kufijve të ferrit, që e shtyn lexuesin në një varavingo pasionante midis apologjive dhe kundërshtimeve. “Nisemi drejt viseve të largëta, kërkojmë natyrën, jemi të etur për njohjen e njerëzve, shpikim qenie imagjinare, kërkojmë Zotin. Dhe pastaj e kuptojmë se fantazma që ndjekim nuk është tjetër veçse vetja jonë”, shkruante personi që e cilësonte veten herë si një “anarkist i krishterë”, herë si një “ateist”.
Mjetet shprehëse të tij po ndryshonin, por kurrsesi çështja midis realizmit dhe metafizikës. Në fund të jetës, kohë pasi kishte humbur bashkëshorten, dashurinë e tij të përjetshme, si dhe djalin, ngushëllimin për pesimizmin e gjeti në rrugën e besimit./Konica.al
Shumë persona besojnë se ushqimet ruhen më mirë kështu, por një rregull i…
Dermatologët këshillojnë si ta aplikoni drejt, sa shpesh duhet ta përsërisni dhe pse…
Problemet gastrointestinale janë shumë të përhapura dhe kjo ndodh për faktin se shumica…
Okultizmi si vizion alternativ shpjegon gjuhën simbolike të përkrenares Përkrenarja e Skënderbeut është…
Duhet të dini se nëse një ilaç i caktuar duhet shoqëruar me ushqim…
Agjencia meteorologjike spanjolle “Aemet” ka lëshuar një paralajmërim të kuq për nxehtësi ekstreme…