Shpesh nuk i vëmë re, por thonjtë mund të jenë një prej treguesve të problemeve me të cilat përballet trupi ynë.
Sigurisht, shenjat mund të jenë të ndryshme, por ne sugjerojmë vizitën te një specialist kur vëren:
Thonj në ngjyrë shumë e errët
Sipas dermatologes dhe CEO-s së “Art of Demratology”, Neë York, Jessica Krant, shkaqet mund të jenë të ndryshme: natyrale, goditje, ndryshim pigmenti si pasojë e gjenetikës, por kur krejt papritur dhe në mënyrë shumë të shpejtë thonjtë e tu nisin të nxihen mund të kemi një rast serioz si melanoma e thoit, një lloj i kancerit të lëkurës.
Thonj gri ose jeshilë
Nëse vë re ngjyrë gri të errët apo jeshile, mund të vuash nga infeksion mykotik në thua.
Thonj blu
Nëse thonjtë e tu po marrin një nuancë blu, do të thotë se gishtat e tu nuk po marrin mjaftueshëm oksigjen. Kjo mund të jetë një shenjë që qarkullimi i gjakut në duart e tua nuk po funksionon si duhet dhe lidhet me një sëmundje mushkërie ose zemre.
Thonj të bardhë
Shkaqet janë të ndryshme, ama rasti më serioz është një sëmundje në mëlçi.
Thonj që hollohen
Nëse thonjtë nisin të të hollohen apo thyen, mund të vuash nga mungesa e hekurit dhe anemia.
Skuqja e syve është një problem i zakonshëm që mund të shfaqet për…
Dhimbja e fytit është një shqetësim i shpeshtë, sidomos gjatë ditëve të ftohta dhe…
Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…
Shumicës së njerëzve do t’u ndodhë që të thumbohen nga një bletë të paktën…
Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin, por nëse e teproni me to,…
Ecja është një aktivitet i thjeshtë që mund t'ju ndihmojë të humbni peshë.…