Duke ndjekur rrugën tek një degëzim antik të një lumi në Kraterin Jezero, roboti Percy filloi një mision të rëndësishëm, marrjen e mostrave në gurët e gjetur aty.
Pas uljes para më shumë se pesëmbëdhjetë muajve në kraterin Jezero të planetit Mars, roboti Perservarance më në fund filloi kërkimet për jetë antike.
Me datë 28 maj, Preservarance gërmoi një hapësirë rrethore prej 5 centimetrash të gjerë në një gur, në bazën e asaj që dikur llogaritej si degëzim i lumit. Degëzimi u formua disa miliarda vite më parë, kur një lum i zhdukur shumë kohë më parë depozitoi shtresa të zhavorrit në Jezero, dhe kjo është arsyeja kryesore se pse NASA dërgoi robotin zbulues atje, e në planetin Tokë zakonisht zhavorri është i mbushur plot jetë.
Pamjet e reja të tokës së gërryer tregojnë disa grimca zhavorri, të cilat shkencëtarët shpresojnë se përmbajnë gjurmë kimike ose gjurmë të tjera që mund të tregojnë se ka pasur jetë.
Sanjeev Guptam një gjeolog planetar në Kolegjin Imperial të Londrës, shkroi në Twitter se kur i pa fotografitë e NASA në kokë i vinte poezia e William Blake “Të shohësh botë në grimca rëre”.
Roboti do bëjë kërkime edhe për disa muaj në degëzimin e Jezeros, ndërsa shkencëtarët e këtij misioni do jenë ata që do i dërgojnë të dhënat për gërmime tek roboti. NASA dhe ESA planifikojnë që t’i marrin ato të dhëna dhe ta kthejnë robotin në planetin Tokë jo më herët se viti 2023, ku ky mision do jetë i pari që të dhënat e marra nga planeti Mars të kthehen në planetin Tokë.
OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…