<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Zgjati vetëm 38 minuta, kjo është lufta më e shkurtër në histori

Lufta më e shkurtër në historinë e regjistruar, nisi në orën 9 të mëngjesit të 27 gushtit 1896. Ajo përfundoi në më pak se treçerek ore, me një bilanc tronditës prej 501 ushtarësh të vrarë ose të plagosur. Kjo është historia pak e njohur e Luftës Angli-Zanzibar.

Historia nisi në vitin 1890 me nënshkrimin e traktatit Heligoland-Zanzibar midis Britanisë dhe Gjermanisë. Gjermanisë iu dha kontrolli mbi Tanganikën (Tanzania e sotme), ndërsa Zanzibari iu dorëzua ndikimit të britanikëve.

Një nga planet kryesore që kishte Britania për Zanzibarin, ishte shfuqizimi i skllavërisë. Por ky veprim i zemëroi tregtarët e pasur dhe klasën sunduese. Edhe Sulltani i Zanzibarit, SeidAli ibn Saidi, i rezistoi këtyre urdhrave derisa vdiq në vitin 1893.

Britanikët shfrytëzuan rastin për të vendosur në krye Sulltanin Hamad bin Tuaini, i cili do të ishte më i nënshtruar ndaj sundimit perandorak. Më 25 gusht 1896, Hamad vdiq papritur në pallatin e tij. Dyshohet se ai mund të ishte helmuar me urdhër të kushëririt të tij, Princit Kalidbin Barghash, që zuri vendin e tij si Sulltanit dhe u zhvendos në pallatin mbretëror. Kalid u shndërrua në një simbol të rezistencës kundër ndërhyrjes evropiane në rajon.

Rreth 3.000 ushtarë dhe mbështetës të tij, iu bashkuan atij në pallatin mbretëror. Britanikët e urdhëruan që t’ia jepte fronin kushëririt të tij Hamud bin Muhamed. Më pas, për të provuar fuqinë e tyre, ata mblodhën një forcë prej 900 trupash dhe vendosën 5 anije të Marinës Mbretërore në portin që ndodhej pranë pallatit.

Kundëradmirali Herri Rouson i dërgoi sulltanit një ultimatum, duke urdhëruar që ai dhe trupat e tij ose të largoheshin nga pallati dhe të dorëzonin armët deri në orën 9 të mëngjesit të ditës tjetër, ose do të përballeshin me një deklaratë lufte. Kalid besoi se ky ishte një kërcënim bosh, ndaj e refuzoi ultimatumin.

Në orën 9 të mëngjesit të 27 gushtit 1896, Rouson urdhëroi që anijet të hapnin zjarr mbi pallatin, i cili u përfshi shumë shpejt nga flakët. Lufta mbaroi brenda 38 minutave, dhe  britanikët kishin shkatërruar armët mbrojtëse, dhe kishin vrarë ose plagosur 500 nga njerëzit e sulltanit.

Në atë luftë shumë të shkurtër, u plagos edhe një ushtar britanik. Po atë pasdite britanikët vendosën në fron sundimtarin e zgjedhur prej tyre, Hamud bin Muhammed. Sa i përket Kalidbin Barghash, ai u arratis nga pallati mbretëror dhe kërkoi azil politik në konsullatën gjermane.

Gjermanët e ndihmuan të largohej nga vendi, dhe ai u kap vetëm nga britanikët në vitin 1916, gjatë Luftës së Parë Botërore. Pasi hoqi dorë nga pretendimet e tij për fronin, Kalid u lejua të jetonte në Mombasa. Ai vdiq atje në vitin 1927. Skllavëria në Zanzibar u shfuqizua në vitin 1897. 

postbck postbck

Recent Posts

Këto janë ushqimet që po të dëmtojnë pa e kuptuar gjatë verës

Vera është stina kur ndryshojmë mënyrën e të ushqyerit: më shumë fruta, më shumë pije…

10 hours ago

Cilët persona duhet të tregojnë kujdes me konsumimin e qershive?

Qershitë janë ndër frutat më të shijshme dhe më të pasura me antioksidantë, vitamina dhe…

10 hours ago

Si të ruhemi në det? Këshilla të rëndësishme për një verë të sigurt

Deti është një nga destinacionet më të preferuara gjatë verës, por përveç kënaqësisë që ofron,…

12 hours ago

Protestat të cilat arritën të bëjnë revolucion përgjatë historisë botërore

  Historia e njerëzimit është e mbushur me protesta që kanë filluar si shprehje pakënaqësie,…

2 days ago

Arrat ndihmojnë në shërimin e këtyre 10 sëmundjeve

  Fruti i arrës përmban deri në 60% yndyrë. Gjithashtu përmban karbohidrate, albumin, fosfor, kalium,…

2 days ago

Shkencëtarët rusë: Vaksina kundër hantavirusit mund të kërkojë vite për t’u zhvilluar

  Një vaksinë kundër hantavirusit mund të zhvillohet në të ardhmen, por procesi i plotë…

3 days ago