<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Zgjati vetëm 38 minuta! Ja cila është lufta më e shkurtër në histori

Lufta më e shkurtër në historinë e regjistruar, nisi në orën 9 të mëngjesit të 27 gushtit 1896. Ajo përfundoi në më pak se treçerek ore, me një bilanc tronditës prej 501 ushtarësh të vrarë ose të plagosur. Kjo është historia pak e njohur e Luftës Angli-Zanzibar.

Historia nisi në vitin 1890 me nënshkrimin e traktatit Heligoland-Zanzibar midis Britanisë dhe Gjermanisë. Gjermanisë iu dha kontrolli mbi Tanganikën (Tanzania e sotme), ndërsa Zanzibari iu dorëzua ndikimit të britanikëve.

Një nga planet kryesore që kishte Britania për Zanzibarin, ishte shfuqizimi i skllavërisë. Por ky veprim i zemëroi tregtarët e pasur dhe klasën sunduese. Edhe Sulltani i Zanzibarit, SeidAli ibn Saidi, i rezistoi këtyre urdhrave derisa vdiq në vitin 1893.

Britanikët shfrytëzuan rastin për të vendosur në krye Sulltanin Hamad bin Tuaini, i cili do të ishte më i nënshtruar ndaj sundimit perandorak. Më 25 gusht 1896, Hamad vdiq papritur në pallatin e tij. Dyshohet se ai mund të ishte helmuar me urdhër të kushëririt të tij, Princit Kalidbin Barghash, që zuri vendin e tij si Sulltanit dhe u zhvendos në pallatin mbretëror. Kalid u shndërrua në një simbol të rezistencës kundër ndërhyrjes evropiane në rajon.

Rreth 3.000 ushtarë dhe mbështetës të tij, iu bashkuan atij në pallatin mbretëror. Britanikët e urdhëruan që t’ia jepte fronin kushëririt të tij Hamud bin Muhamed. Më pas, për të provuar fuqinë e tyre, ata mblodhën një forcë prej 900 trupash dhe vendosën 5 anije të Marinës Mbretërore në portin që ndodhej pranë pallatit.

Kundëradmirali Herri Rouson i dërgoi sulltanit një ultimatum, duke urdhëruar që ai dhe trupat e tij ose të largoheshin nga pallati dhe të dorëzonin armët deri në orën 9 të mëngjesit të ditës tjetër, ose do të përballeshin me një deklaratë lufte. Kalid besoi se ky ishte një kërcënim bosh, ndaj e refuzoi ultimatumin.

Në orën 9 të mëngjesit të 27 gushtit 1896, Rouson urdhëroi që anijet të hapnin zjarr mbi pallatin, i cili u përfshi shumë shpejt nga flakët. Lufta mbaroi brenda 38 minutave, dhe  britanikët kishin shkatërruar armët mbrojtëse, dhe kishin vrarë ose plagosur 500 nga njerëzit e sulltanit.

Në atë luftë shumë të shkurtër, u plagos edhe një ushtar britanik. Po atë pasdite britanikët vendosën në fron sundimtarin e zgjedhur prej tyre, Hamud bin Muhammed. Sa i përket Kalidbin Barghash, ai u arratis nga pallati mbretëror dhe kërkoi azil politik në konsullatën gjermane.

Gjermanët e ndihmuan të largohej nga vendi, dhe ai u kap vetëm nga britanikët në vitin 1916, gjatë Luftës së Parë Botërore. Pasi hoqi dorë nga pretendimet e tij për fronin, Kalid u lejua të jetonte në Mombasa. Ai vdiq atje në vitin 1927. Skllavëria në Zanzibar u shfuqizua në vitin 1897. / ancient origins – bota.al

postbck postbck

Recent Posts

Si të shëroni ftohjen përbrenda pak orëve

  Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…

15 minutes ago

A i mbron qumështi i gjirit fëmijët nga tumoret

    Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…

27 minutes ago

6 metodat e çuditshme se si zgjoheshin njerëzit para shpikjes së alarmit

  Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…

50 minutes ago

Lidhja e Prizrenit 1878, Kararname-ja: ”Lidhja jonë është bashkuar për të kundërshtuar çdo qeveri tjetër përveç asaj të Portës së Lartë..”

Rezolutat e Lidhjes së Prizrenit 1878, “Kararname-ja” Më 10 qershor 1878, delegatë nga e gjithë…

1 hour ago

Në këtë popull një grua martohet me disa vëllezër – arsyeja do t’ju befasojë

  Sherpat në Himalaje praktikojnë poliandrinë për të mbajtur pronën të pandarë dhe për të…

2 hours ago

Trendi në rrjetet sociale, vaj ulliri me limon! A duhet ta provoni? Çfarë thonë ekspertët!

  Një përzierje e thjeshtë me vaj ulliri dhe lëng limoni së fundmi është kthyer…

2 hours ago