Categories: KURIOZITETE

“Perëndia nuk luan kumar”: 10 debatet e mëdha intelektuale që ndryshuan botën

Në kohën tonë moderne e shkencore, ndonjëherë është e lehtë të harrosh se progresi njerëzore shpesh vjen i shoqëruar me ndonjë përplasje intelektuale mes mënyrave të ndryshme të të parit të gjërave dhe interpretimeve të shumëllojshme të asaj që shihet. Gjatë mijëvjeçarit të kaluar ka pasur luftë mendjesh që duhen theksuar dhe këto që do të lexoni janë 10 të tilla. Rezultati ka ndryshuar botën dhe e kanë bërë këtë që ne njohim sot.

10- Të drejtat e pronës intelektuale kundër natyrës: Kush “e zotëron” jetën?

Diskutimet ende vazhdojnë mes shkencëtarëve dhe shoqërisë për licencimin e gjeneve dhe ADN-së së organizmave të gjallë. Në vitin 1980 u dha patenta e parë për bakterin e prekur gjenetikisht dhe të tjerë nxituan të licenconin “produktet e natyrës”. Shumë shpejt u licencuan patenta edhe për speciet “e reja”, të paprekura gjenetikisht. Kjo bëri që kompani farmaceutike të marrin patenta për produktet. E vërteta është se njeriu nuk ka asnjë në pronësi, por është vendosur në tokë ta mirëmbajë atë.

9- Gjendja e qëndrueshme kundër “Big Beng”-ut

Në vitin 1912 Vesto Slifer mati spostimin Doppler të galaktikës spirale dhe përcaktoi se këto “nabulae” qiellore largoheshin nga shpejtësia e madhe e Tokës, tre vite pasi Ajnshtajni botoi “Teorinë e Relativitetit”. Fred Hoyle solli idenë e “Big Bang”-ut, në vitin 1949, që përshkruan idenë se universi kishte një fillim, një “gjendje të qëndrueshme”. Kjo u bë “modeli standard kozmik” pas vitit 1964 dhe teoria ende argumentohet dhe kundërshtohet.

8- Ajnshtajni kundër Bohr: Perëndia s’bën kumar  

“Perëndia nuk luan kumar me universin”, tha njeriu që u bë ikona e fizikës, Albert Ajnshtajn. Në vitin 1927 nisi një sërë debatesh me Niels Bohr për papërcaktueshmërinë e kuantit. Argumentet kishin të bënin me atë që dihet për problemin e matjes dhe nëse grimcat në gjendjen kuantum ishin valë dhe grimca në të njëjtën kohë. Ajnshtajni insistonte se papërcaktueshmëria në nivelin kuantum ishte paaftësi e përkohshme për të matur cilësi të caktuara, por Bohr pretendonte diçka tjetër. Rezultati: Universi është krijuar në mënyrë të mrekullueshme dhe çdo gjë është planifikuar në detaj.

7- Tesla kundër Edisonit: Shpikësi i valëve radiofonike

Nikola Tesla lindi në Kroaci në vitin 1856. Rivaliteti mes Teslës dhe gjeniut Tomas Edison lindi në fillim të shekullit të 20-të. Tesla punonte si asistent i Edisonit kur shkoi në Amerikë. Ai dizenjoi sistemin e drejtpërdrejtë të rrymës, por Edisoni nuk e pagoi, prandaj Tesla dizenjoi rrymën e alternuar. Në vitin 1915 çmimi “Nobel” u nda në dy pjesë, sepse të dy e meritonin, por asnjëri nuk e pranoi nga inati. Në vitin 1943 Gjykata Supreme shpalli Teslën shpikësin e transmetimeve radiofonike.

6- Debati i Madh Devonian: Plugimi i rrugës së Darvinit

Shekulli i 19-të solli përparime të rëndësishme në teorinë shkencore, përfshirë publikimin e “Origjina e specieve”, nga Çarls Darvin në 1859. Ideja e evolucionit kishte kohë që pluskonte në komunitetin shkencor, me ata që argumentonin krijimin dhe trashëgiminë e karakteristikave të përftuara kundër transmutacionit të formave jetësore në kohë. Megjithatë një ditë në botën e përtejme të gjithë do ta marrim vesh kush kishte të drejtë.

5- Njutoni kundër Libniz: Makina llogaritëse  

Sër Isak Njutoni ishte një intelektual i njohur, të cilit kurrë nuk i vinte turp të tregonte idetë e të tjerëve dhe të përdorte informacionet e tyre duke i bërë të vetat. Lufta e gjatë mes Njutonit dhe Gottfriend Leibniz për faktin se kush e zbuloi makinën llogaritëse është më e famshmja. Libniz ishte i pari që botoi për temën e makinës llogaritëse diferencial dhe integrale, 20 vite para Njutonit. Megjithatë letrat e Njutonit koincidojnë me punën e Libniz.

4- Galileo kundër Kishës: Lagjja jonë me diell

Galileo Galilei botoi në vitin 1610 vëzhgimet përmes teleskopit, që të argumentonte në favor të modelit kozmik të Kopenikut, që kishte në qendër diellin, kundër këndvështrimit ptolemaik, atëherë dominues. Ai ia tregoi teleskopin kolegjit jezuit dhe hasi rezistencë. Në vitin 1632 botoi zbulimet dhe shumë shpejt u padit për herezi. Pjesën tjetër të jetës e kaloi në arrest shtëpie. Veprat e tij u hoqën nga lista e librave të ndaluar në vitin 1835. Në vitin 1992, Papa Gjon Pali II i kërkoi falje.

3- Martin Luter kundër Kishës: Reformimi

Në vitin 1517, murgu katolik Martin Luter gozhdoi 95 tezat e tij në derën e kishës Castle në Wittenberg, Gjermani, që të argumentonte kundër doktrinës dhe praktikave të shitjes së shlyerjes së fajeve. Kisha kërkonte para për çdo larje mëkati. Këto argumente u përkthyen shpejt nga latinishtja në gjermanisht dhe u shpërndanë gjerësisht me ndihmën e shtypit të sapo-shpikur. Si rezultat, Luteri u çkishërua në vitin 1520 dhe protestantizmi zuri themel si një tip pavarësie nga kontrolli i Romës.

2- Pali kundër Jakobit: Universalizimi i besimit

Përplasja mes Jakobit, të mbiquajtur Just dhe ungjillorit të madh Pal, ndodhi dy dekada pas kryqëzimit të Jezusit. Çështja ishte nëse të krishterët duhet t’i përmbaheshin apo jo ligjit hebre. Jakobi ishte kreu i Kishës së Jeruzalemit, ndërsa Pali themeloi kisha në Mesdhe, mes paganëve të perandorisë romake. Çështja ishte në rrethprerjen dhe zakonet dietare. Pali “fitoi” debatin, prandaj të krishterët nuk i përmbahen ligjeve herreje, që u përmbushën me Jezus Krishtin.

1- Sokrati kundër perëndive: Triumfi i arsyes

Filozofia greke ndihmoi në formimin e metafizikës së botës së qytetëruar në gjysmën e dytë të mileniumit të parë para Krishtit. Sokrati u bë i famshëm se bënte atë që fliste. Ai mësoi se etika nuk ishte çështje dekreti hyjnor, por është rezultat i arsyetimit njerëzor dhe ndërgjegjes individuale. Përmes studentit Platon dhe studentit të Platonit, Aristotelit, mjetet intelektuale të arsyes dhe logjikës u bënë pjesë e filozofisë së Rilindjes dhe shkencës.

postbck postbck

Recent Posts

Përse macet ju presin tek dera kur shkoni në shtëpi? Këto janë arsyet

  Macet dihet që janë kafshë shtëpiake të pavarura, por kjo nuk do të thotë…

17 hours ago

Pse nuk duhet të karikoni kurrë telefonin në aeroport!

  Ekspertët e sigurisë po paralajmërojnë që udhëtarët të shmangin përdorimin e stacioneve të karikimit…

18 hours ago

Fotoja e Google Maps zbulon vrasësin që ngarkon trupin në makinën e tij

  Një foto tronditëse nga Google Street View ka çuar në zbulimin e një vrasje…

18 hours ago

Mbi tezën ilire e pellazge të prejardhjes së shqiptarëve

Eqrem Çabej (1908-1980) Kur shtrohet problemi i burimit të një populli, ai do të shikohet…

19 hours ago

Nëse keni këtë grup gjaku, studimet thonë se ADN-ja juaj është e veçantë

  Nëse keni grup gjaku O, ju jeni më unik se një njeri mesatar. Sipas…

19 hours ago