<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Kush ishte i riu që kaloi 27 vjet në burgjet komuniste?

Gaqo Kaskaviqi ishte vetëm 23 vjeç kur u arrestua nga komunistët, në vitin 1950. Kaloi 27 vjet në burgjet komuniste.
Ai ishte një prej të rinjve korçarë të angazhuar në Partinë Popullore, të cilët kishin shprehur hapur idetë e tyre kundër regjimit komunist.

Një dokument i publikuar nga Kastriot Dervishi, jep detajet e burgosjes së Gaqo Kaskaviqit. Ai hyri në burg në vitin 1950 dhe doli prej andej në vitin 1980. Midis dy kohëve, Gaqo Kaskaviqi provoi vetëm pak muaj lirinë, në vitin 1961, për t’u riarrestuar për tentativë arratisje.

U arrestua më 22.4.1950 me 10 shtetas të tjerë:


 Andrea Diamanti, Jorgjia Burgaleci, Filloreta Karanxha, Thomaidha Shelke, Raqi Kotnika, Mehdi Agolli, Pandi Irakli, Ilo Bicolli, Vangjel Marko, Vasil Ciko.
Të gjithë akuzoheshin se bënin pjesë në Partinë Popullore antikomuniste, të krijuar nga A.Diamanti, e cila synonte të rrëzonte me dhunë pushtetin. Veprimtaria, sipas akuzës, niste nga viti 1949.
Akuzohej edhe për tentativa arratisjeje.

Gaqo Kaskaviqi u gjykua nga Gjykata Ushtarake e Korçës, e cila me vendimin nr.120, datë 8.9.1950 i deklaroi fajtorë. I dënoi deri në 20 vjet burgim. 
Kaskaviqi u dënua me 5 vjet burgim e punë të detyruar, por dënimi ishte më i gjatë. Kjo ngase vuante edhe një dënim tjetër nga Gjykata Popullore e Beratit. (Vendimi nr.451, datë 22.11.1950) për mosdenocim krimi.
U la në fuqi me vendimin nr.39, datë 15.2.1951 të Gjykatës së Lartë Ushtarake.
U lirua nga burgu më 25.1.1961 kur po kryente dënimin në repartin nr.303 Tiranë.

Brenda të njëjtit vit kur u lirua, u arrestua sërish më 15.8.1961, teksa u orvat të arratisej. Për 5 ditë, më 10-15 gusht, iu afrua deri në 100 metra vijës kufitare në afërsi të Dardhës. Duke mos ditur drejtimin, nuk mundi të kalojë dot dhe u kap nga forcat e kufirit.
Me vendimin nr.207, datë 13.12.1961 të Gjykatës Ushtarake Tiranë me veprim në Korçë, në bazë të nenit 64/10 të Kodit Penal, u deklarua fajtor.
U dënua me 25 vjet burgim.
U la në fuqi me vendimin nr.2, datë 12.1.1962 të Gjykatës së Lartë. Gaqo Kaskaviqi U lirua nga burgu më 11.5.1980./kujto.al

postbck postbck

Recent Posts

“Mjekët zbulojnë çfarë ndodh me trupin tuaj kur pini një gotë ujë menjëherë pasi zgjoheni”

  Shumë njerëz e nisin ditën me kafe, por ekspertët e shëndetit thonë se një…

2 days ago

Mjekët tregojnë pse duhet të hani pjeshkë çdo ditë: Përfitimet që shumë njerëz nuk i dinë

  Pjeshkët, fruti i verës që sjell përfitime të shumta për shëndetin Pjeshkët janë ndër…

2 days ago

Shumë njerëz e bëjnë çdo ditë: Ky gabim në telefon mund t’ju rrezikojë llogaritë personale

Telefoni inteligjent është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë. Në të ruajmë fotografi, dokumente,…

2 days ago

Mjekët paralajmërojnë: Kjo është ora më e rrezikshme për të dalë në diell gjatë verës

  Temperaturat e larta dhe rrezatimi i fortë ultraviolet (UV) gjatë muajve të verës mund…

2 days ago

Këto janë ushqimet që po të dëmtojnë pa e kuptuar gjatë verës

Vera është stina kur ndryshojmë mënyrën e të ushqyerit: më shumë fruta, më shumë pije…

3 days ago

Cilët persona duhet të tregojnë kujdes me konsumimin e qershive?

Qershitë janë ndër frutat më të shijshme dhe më të pasura me antioksidantë, vitamina dhe…

3 days ago