Simptomat e diabetit – një gjendje shqetësuese, por e zakonshme mjekësore – mund të ndodhin me kalimin e kohës ose mund të shfaqen shpejt.
Llojet e ndryshme të diabetit mund të kenë shenja të ngjashme ose të ndryshme.
Simptomat paralajmëruese janë:
– etje ekstreme
– gojë e thatë
– urinim i shpeshtë
– uri
– lodhje
– sjellje nervoze
– shikim i turbullt
– plagët nuk shërohen shpejt
– kruajtje e lëkurës ose lëkurë e thatë
– infeksione maja.
Shenja të tjera paralajmëruese të diabetit të tipit 1:
– humbje e papritur e peshës
– infeksion maja te vajzat para pubertetit
– simptoma të ngjashme me gripin, duke përfshirë të vjella, frymë që mban erë, probleme me frymëmarrjen dhe humbje e vetëdijes.
Shenja të tjera paralajmëruese të diabetit të tipit 2:
– infeksione të vazhdueshme ose plagë që shërohen ngadalë
– probleme me zemrën
– ndërlikime që shoqërohen me rritje të nivelit të sheqerit në gjak.
Dieta, aktiviteti fizik dhe monitorimi i kujdesshëm janë të rëndësishëm nëse keni diabet, pa marrë parasysh llojin e tij. Për të tjera trajtime, si marrja e insulinës, do të duhet të konsultoheni me mjekun specialist.
OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…