<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Jo vetëm Ar! Çfarë janë ‘asetet e sigurta’ ku mund të ‘strehohesh’ në kohë trazirash e lufte

Të mirat e sigurta apo asetet e sigurta janë ato të mira që kanë një vlerë reale, që tendencialisht mbahet edhe në periudhat e trazirave të tregjeve ose kur ekonomia regjistron një rritje të inflacionit; domethënë edhe kur rriten çmimet.

Investimi në një aset të sigurtë shërben më shumë se gjithçka në përgjigje të nevojës së mbrojtjes në një fazë recesioni ekonomik, krize financiare ose pastabiliteti çmimesh. Dhe në momente trazirash, kërkesa për këtë lloj të mirash/asetesh bëhet më e lartë.

Po për cilat asete bëhet fjalë?

Të gjesh ‘strehim’ në titujt shtetërorë

Konsiderohen si asete të sigurta titujt shtetërorë (bonot dhe obligacionet) të emëtuara nga vendet më të qendrueshme në nivelin ekonomik e financiar.

Valutat si asete të sigurta

Valutat që i përgjigjen një vendi ose një zone ekonomike me të dhëna të mira makro dhe llogari publike të mira janë zakonisht më pak të ekspozuara ndaj zhvlerësimit, që do të thotë se shihen si një ‘strehim’ i mundshëm.

Pikërisht për këtë arsye, janë ‘valutat e forta’ që shpesh përdoren si rezerva në vende dhe banka qendrore. Këtij profili i përshtatet p.sh dollari amerikan. Gjithashtu, i përshtatet edhe yeni kinez, që jo rastësisht vlerësohet kur tregjet kanë lëkundje e pasiguri, si dhe franga zvicerane.

Ari, aseti i sigurtë ekselent

Produkti i parë që të vjen në mendje kur përmendet ‘aseti i sigurtë’ është ari. Një lëndë e parë ku mund të ‘strehohesh’ kur ka lëkundje të forta në tregjet financiare. Pjesë e aseteve të sigurta në këtë ‘fushë’ janë edhe argjendi e platini; metale të çmuara edhe pse më pak sesa metali i verdhë.

Investimi në ar, sikurse në metalet e tjera, nuk sjell ‘fitime të çmendura’ por është i këshillueshëm në optikën e diversifikimit të portofolit, për ata që duan të përgatiten për evente ekstreme.

Asetet e sigurta për ata që ‘marrin vesh’

Verëra, bizhuteri, vepra arti, pasuri të paluajtshme: këtu futemi në një ‘fushë të minuar’ në të cilën asistenca e një konsulenti shumë të specializuar mund të bëjë diferencën.

Dikush, p.sh mund ta konsiderojë veten të zgjuar duke investuar në shishe vere e duke pritur që ato të vjetërohen dhe të sigurojë më shumë fitim nga ato. Por kush na siguron se duke u vjetëruar, do të gjejmë dikë që do të jetë i interesuar për t’i blerë. I njëjti diskutim mund të bëhet për veprat e artit, bizhuteritë, diamantet apo perlat natyrale, orët etj.  Një investim tjetër që konsiderohet ‘aset i sigurtë’ është edhe ai në pasuritë e paluajtshme.

postbck postbck

Recent Posts

Rezistenca e armatosur dhe diplomacia e fshehtë shqiptare: Lidhja e Prizrenit mes aksionit të Gjakovës dhe Portës së Lartë

Më 3 shtator 1878, forcat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit nisën një ofensivë të armatosur…

55 minutes ago

Shenjat e kancerit të mitrës që nuk duhet t’i injoroni

    Kanceri i mitrës mund të shfaqet me simptoma që shpesh ngatërrohen me probleme…

3 hours ago

Çaji i gjetheve të fikut, ilaçi popullor që lufton këto sëmundje

    Në mjekësinë tradicionale gjethet e fikut janë përdorur për aftësinë e tyre në…

3 hours ago

Pse Piramida e Madhe nuk u shkatërrua nga tërmetet për 5 mijë vjet?/ Shkencëtarët zbulojnë sekretin

  Forma e saj, materialet e përdorura dhe struktura e brendshme duket se kanë ndihmuar…

3 hours ago

Pse vjeshta mund t’i vështirësojë më shumë ditët për njerëzit me diabet

    Me ardhjen e vjeshtës dhe uljen e temperaturave, personat me diabet mund të…

3 hours ago

Turshitë me konservues, a mund të dëmtojnë shëndetin? Ja çfarë duhet të dini

    Me ardhjen e vjeshtës, turshitë bëhen pjesë e tryezave të shumë familjeve. Por,…

2 days ago