<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Sa të rrezikuar jemi nga lija e majmunëve? Flet epidemiologu shqiptar

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, i ftuar këtë të hënë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, foli për rrezikun që paraqet lija e majmunëve, virusi që ka prekur shumë persona në disa vende të botës. Epidemiologu tha se është një virus që nuk paraqet rrezikshmëri.

“Është një sëmundje shumë e rrallë. Por kemi dhe një ndërgjegjësim më të lartë nga viruset. Nuk ka nevojë për vaksinim sepse nuk është aq shqetësuese. Në 2020, Republika e Kongos ka deklaruar 4600 raste por nuk ia vuri njeri veshin. Në 2022 kaloi Covidi dhe çdo lloj virusi përbën lajm.

Lexo Edhe:

Sigurisht që duhet parë, sistemi duhet ta ndjekë por është sëmundje ngjitëse që ka transmetueshmëri të ulët. Megjithatë është e mundur që nëse qëndrojmë pranë një personi që ka linë. Lija duket, shumica dërrmuese shfaqet në fytyrë.”, tha epidemiologu.

Mes të tjerash, Alimehmeti foli dhe për fruthin, teksa tha se është ulur ndjeshëm shifra e vaksinimit të fëmijëve. Sipas tij, është një virus që paraqet rrezikshmëri ndërsa sqaroi dhe teoritë konspirative që e lidhin vaksinën e fruthit me autizmin.

“Fruthi është sëmundje serioze, vaksinimi në Shqipëri ka rënë goxha. Ka një diskutim 40 vjeçar pavarësisht se studimet kanë treguar të kundërtën. Kjo ka bërë një dëm të madh, mbulimi jonë është 92 përqind dhe ne na duhet 95 përqind e lart. Në 2020 dhe 2022 ishte pandemia dhe mund të ketë rënë. Te 91 përqind jemi në alarm. Kemi çdo vit 30 mijë bebe.”, tha mjeku.

Epidemiologu theksoi se prindërit duhet të jenë më të ndërgjegjshëm nëse vënë re simptoma te fëmijët e tyre. “Duhet kontakt shumë i shpejtë me mjekun pediatër. Është një sëmundje serioze. Duhen monitoruar fëmijët për shkak se kanë peshë trupore të vogël dhe kompenson shumë shpejt”, tha Alimehmeti. /abcnews.al

postbck postbck

Recent Posts

Hani këto ushqime gjatë vapës ekstreme

    Gjatë valës së të nxehtit, shumica e njerëzve do të kërkojnë ventilatorë dhe…

21 hours ago

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët

    Të gjithë e dimë bezdisjen që mund të shkaktojë një mushkonjë gjatë netëve…

21 hours ago

Çfarë ndodh nëse konsumoni hudhër esëll çdo ditë? Ja çfarë dihet nga studimet

    Hudhra është përdorur prej shekujsh si pjesë e ushqimit dhe në mjekësinë tradicionale.…

1 day ago

Fruti që pastron gjakun dhe shëron sëmundjet më shqetësuese

  Përveç përdorimit në kuzhinë për përgatitjen e ëmbëlsirave të ndryshme, nektarina renditet edhe si…

2 days ago

3 gjëra që menopauza i bën trupit tuaj dhe nuk i merrni me mend

    Mendoni se menopauza lidhet vetëm me afshe të nxehta dhe ndryshime humori? Shkenca…

2 days ago

Salmonella, çfarë është dhe si mund të mbroheni nga ky bakter?

    Salmonella është një bakter që shkakton infeksion në zorrë dhe përhapet më së…

2 days ago