<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Luftoi për një Shqipëri më të mirë, por vdiq i vetmuar në një dhomë hoteli…

Nga Auron Tare

Sot me 15 te Marsit te 1875 lindi ne Konice te vilajetit te Janines nje nga shqiptaret me brilante te rilindjes kombetare, Faik Beu. Pinjoll i fundit i Oxhakut te Konices , studioi ne nje sere shkollash perendimore ku me e rendesishmja per formimin e tij ishte shkolla e prifterinjve jezuite ne Shkoder si dhe Instituti Freng ne Gallatasaraj te Stambollit. Udhetar i perjetshem, aristorat i rafinuar, englez me shume se inglezerit, freng me shume se frengjerit, kritik dhe eseist brilant jetoi ne disa kryeqytetet europiane ku jeten ja dedikoi Shqiperise edhe pse shkruante per nje komb qe me se shumti nuk lexonte. Mbrojtesi me I madh I Kultures shqiptare ne Europe por edhe kritikuesi me I ashper I saj brenda vendit Faik Beu kudo qe shkoi shkelqeu nga kultura dhe eksentricizmi i tij.

Mjeshter i shqipes, zbulues I flamurit te Arberit, mbajtes I qiririt te ndezur te shkrimit shqip, kalores I pavaresise, Kombi I shqipetareve rralle mund te nxjerre figura te tilla qe ndricojne dhe cudisin njekohesisht bashke kohesit e tyre. Ne Kryeqytetin e Amerikes se larget shpesh I merzitur nga padija gjeografike e amerikaneve bridhte bulevardit te Ëashingtonit I veshur me rroba kombetare shqiptare per te terhequr vemendjen e publikut per kete vend dhe komb te harruar. Dashuria e tij e madhe per identitetin kulturor shqipetar e bente ate nje kritik theres te pasanikeve dhe injoranteve te rinj qe mbushen shtetin e brishte te cilet nuk e kuptuan kurre shpirtin e aristokracise shqiptare qe Faik Beu e perfaqesoi aq denjesisht. Shkrimet e tija therese lexohen me endje sot sikur ti kete shkruar enkas per injorancen shqiptare post komuniste. “Duke parë dhe duke dëgjuar, bota mësojnë zënë mend dhe ndërtohen. Ne shqiptarët, s’marrim dot mësime; malet të tunden dhe të rrëkëllehen, ne nuk këmbejmë mënyrën tonë. Mbani mend mirë këtë që po ju thom: në njëqind vjet, në vafshim si po vemi, do të jemi aq poshtë sa ishim”

Gjithe jeten Luftoi per nje Shqiperi me te me te mire vdiq i vetmuar ne nje dhome hoteli me faturat ende te pa paguara pasi nuk kishte me asnje mjet jetese.

Disa vite te shkuara shkova ne Konice per te pare shtepine e tij. E rrenuar sigurisht por cuditerisht grekerit te cilet Faik Beu I kishte kritikuar gjithe jeten per zullumet kunder shqiptareve nuk ja kishin prishur shtepine Beut te letrave te shqiptareve. Nuk ja kishin marre qoshet e mureve te gdhendura aq bukur. Nuk ja kishin shkulur porten madheshtore dhe tja shisnin, as bacene nuk ja kishte marre ndonje iforte nga Konica. Cudi e madhe greket e kishin respektuar shenjterine e shtepise se Beut te Konices. Te kishte qene kesaj ane te kufirit shtepia e Faik Beut me siguri nuk do ti kishte mbetur asnje gjurme se do ja kishin vjedhur guret e shtepise ata qe Faiku ju kendoi dhe I mbrojti gjithe jeten e tij.Grekerit qe ne I shajme gjithe kohen ne fakt me mencuri kane mundur te restaurojne cdo gjurme te tyre apo qe pretendojne se eshte e tyrja ne Shqiperi. Shteti I shqiptareve nuk I doli dot per zot jo shenjave te rendesishme kombetare sic eshte shtepia e Faik Beut ne Konice pershembull por as ato qe ka ketej kufirit te tij. Sa bukur do ishte sikur ne shqiptaret e kesaj epoke te mundemi si te barabarte me grekerit te tregojme fisnikerine dhe te mundemi te restaurojme shenjat tona te rendesishme te kultures sone, perpara se ti humbim ato perfundimisht dhe pas nje shekulli te jene tretur si shume e shume figura qe sot nuk ju dihet as varri. Eh sa ender e bukur por sic do thoshte Faik Beu kur merzitej me Shqiperine e tij dhe Peshkop Noli I Bostonit e kritikonte se nuk kishte shkruar prej kohes per memedhene “Hiresi, ja I shkrova une po kush do t’i lexoje?”

postbck postbck

Recent Posts

A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin përmes rënies së topave?

Nga: Gazmend Arifi A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin…

2 hours ago

87 vjet më parë…Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa çnderimin…

87 vjet më parë...Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa…

2 hours ago

Trenat panoramikë më të bukur të Europës

Glacier Express njihet si “treni ekspres më i ngadalshëm në botë” Të udhëtosh me tren…

3 hours ago

Soda e bukës dhe barnat: Kombinimi që mund të bëhet i rrezikshëm pa e ditur

Përdoret shpesh për urthin dhe duket e padëmshme, por soda e bukës mund të ndërveprojë…

3 hours ago

Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” do të hapet ekspozita – Rrok Zojzi: Ekspedita etnografike

𝐑𝐫𝐨𝐤 𝐙𝐨𝐣𝐳𝐢: 𝐄𝐤𝐬𝐩𝐞𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞𝐭𝐧𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢𝐤𝐞 Kuruar nga Nebi Bardhoshi 📍Hapja e ekspozitës 🗓E premte, 10.04.2026, ora…

3 hours ago

Filmi malazez në gjuhën shqipe “Nderi”, kandidat zyrtar për Oscar

“Nderi”, filmi i suksesshëm malazez në gjuhën shqipe, vjen për herë të parë në Tiranë…

4 hours ago