1922/Pandeli Evangjeli: Amerika, garancia jonë
Në ceremoninë e zhvilluar në selinë e Këshillit të Naltë në Tiranë më 4.12.1922 me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale të Grant-Smithit, i dërguar i jashtëzakonshëm dhe ministër i fuqiplotë i SHBA-së, përpara anëtarëve të tij: Xhaferr Ypi, Refik Toptani, Gjon Çoba dhe Sotir Peci dhe kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Ahmet Zogu, përshëndeti edhe ministri i Punëve të Jashtme, Pandeli Evangjeli, i cili tha: “Shkëlqesi! Presim me një kënaqësi të thellë sigurimet që na jepni të ndjenjave miqësore dhe të mirëdashjes që ushqen zoti president i Republikës së Madhe të Shteteve të Bashkuar të Amerikës. Gjithashtu me këtë kënaqësi presim mirëdashjen që z.president përmban për forcimin dhe zhvillimin e vendit tonë. Jemi veçanërisht të lumtur se zgjedhja që bëri z.president i SHBA-së u caktua mbi një mik të sinqertë të Shqipërisë. Kualitetet që u rrëfejnë, zelli dhe talenti që kemi provuar në shërbimin e shtetit tuaj, janë për ne një sigurim me tepër të dëshirës së mirë që ka z. president për kombin tonë.Populli shqiptar kujton me mirënjohje të thellë faktin, se në çastet më kritike të gjendjes së vet, kombi amerikan i Shteteve të Bashkuara, i madh dhe fisnik, me anën e përfaqësuesit të tij në Konferencën e Paqes ishte një nga më të vlefshmit mbrojtës së çështjes shqiptare dhe kjo lëvizje fisnike mundi të shpëtojë atdheun tonë nga një rrezik i madh. Kjo ngjarje kurrë nuk do të shuhet nga zemrat tona. Shqipëria kurdoherë do të konsiderojë miqësinë e kombit të madh të Amerikës si një garanci të gjendjes së saj. Ju lutemi, zoti ministër, të keni mirësinë t’i parashtroni zotit president të SHBA-së, ndjenjat e mirënjohjes sonë të thellë me një admirim të thellë. Ju lutemi, të jeni sigurt se do të bëjmë atë që mundim për kryerjen e detyrës tuaj të pëlqyeshme dhe të ngushtoni ca me tepër lidhjet e miqësisë që gjenden aq lumturisht në mes të shteteve tona. (Në foto Pandeli Evangjeli)
U zbulua pas 60 vitesh kërkime, është rezultat i një mutacioni në ADN Ngjyra portokalli…
Zana Islami / Trungu&InforCulture.info 1 Mbani një peshë të shëndetshme – vetëm duke vepruar në…
Sezoni i ngrohjes ka filluar dhe shumë prej nesh ngrohin shtëpitë edhe gjatë natës. Megjithatë,…
Në vitin 1943, etnologët gjermanë Karl Christian von Loesch dhe Wilhelm E. Mühlmann botuan një…
Është një ndërtim tradicional që përdoret për ruajtjen e ushqimit, veçanërisht për drithërat dhe prodhimet…
Zana Islami/ Trungu&InforCulture.info Rutinat ditore shpesh mund të duken tëzakonshme dhe monotone, por ato…