100 vjet më parë: Si Amerika njohu Shqipërinë dhe roli i devolliut Kostandin Çekrezi

Këtë vit shënohet 100-vjetori i marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA. Me këtë rast, nga dita e djeshme e deri në 21 maj në Tiranë do të festohet edhe Java Amerikane.

Por si u njoh pavarësia e Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Detajet së bashku me dokumentet i sjell ish-gazetari i Zërit të Amerikës, Ilir Ikonomi.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, gazetari zbulon rolin jo dhe aq të njohur të publicistit devolli, Konstandin Çekrezi.

Çekrezi që ishte përfaqësues i Shqipërisë në Uashington i shkolluar në Harvard, nuk linte rast pa ndërhyrë pranë Departamentit të Shtetit që Uashingtoni ta njihte Shqipërinë.

“Çekrezi ishte komisioner i Shqipërisë në Uashington dhe zelli i tij kishte rënë sy. Ai kishte patur një takim me Sekretarin e Shtetit, Bainbridge Colby, të cilit i kishte argumentuar se përse Amerika duhet ta njihte Shqipërinë.  Përgjigjja e Colby-t ishte se duhej pritur”, shkruan Ikonomi.

Deri në fund të vitit 1921, Shqipëria ishte njohur zyrtarisht nga pothuajse të gjitha vendet kryesore europiane si dhe nga fqinjët.

Ikonomi shkruan se devolliu Çekrezi do të këmbëngulte duke shkuar përsëri në DASH dhe duke takuar Ndihmës-sekretarin, Fred Dearing, të cilit i tha se qeveria amerikane duhet të bënte të njëjtën gjë.

“Dearing ua komunikoi këtë me shkrim eprorëve me rekomandimin që SHBA ta njihte Shqipërinë”, tregon tej postimi i Ikonomit.

Në fillim të marsit 1922, Çekrezi do të zhvillonte biseda me këshilltarin për tregtinë e jashtme në DASH, madje duke i joshur ata se në Shqipëri ishin zbuluar rezerva platini.

“Në njërën prej tyre ai paraqiti një tablo të zbukuruar të gjendjes në Shqipëri, duke i deklaruar këshilltarit se një gjeolog i huaj kishte zbuluar atje rezerva platini. Ai propozoi që Shqipërisë t’i jepej një kredi prej 10 milion dollarësh, me kolateral koncesionet e ndryshme, duke përfshirë atë të naftës”.

Gazetari shkruan se devolliu Çekrezi, në fillim të prillit 1922 do të shkarkohej nga detyra e komisionerit, ndërsa mendonte se kishte dështuar në misionin.

“Çekrezi ua komunikoi lajmin zyrtarëve të DASH, të cilëve u tha se qeveria shqiptare mendonte se ai kishte dështuar në misionin për njohjen e Shqipërisë nga Amerika. Por një zyrtar i tha se njohja ose mosnjohja nuk kishte lidhje me Çekrezin si person”.

Ndërkohë, disa javë pas shkarkimit të Çekrezit, më 27 prill 1922, Sekretari i Shtetit, Hughes, njoftoi Konsullin e Përgjithshëm amerikan në Tanger, Maxëell Blake, se Departamenti i Shtetit po shihte mundësinë e njohjes dhe i kërkoi zotit Blake të shkonte në Shqipëri dhe t’i raportonte mbi gjendjen e vendit, mbi qëndrueshmërinë e qeverisë shqiptare dhe mbi interesat amerikane.

Si argument të parë për rekomandimin e tij, Blake thoshte se “njohja do të ishte një nxitje morale për popullin shqiptar, i cili ndodhet në një fazë kritike të luftës së tij për pavarësi”.

Gazetari zbulon se nga fundi i korrikut 1922, Departamenti i Shtetit i dërgoi një telegram urgjent komisionerit të saj në Tiranë, Maxwell Blake, ku thuhej:

“Më 28 korrik, ju mund ta njoftoni me shkrim ministrin e Punëve të Jashtëme për njohjen de jure të Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara… Fakti i njohjes do të jepet për botim në gazetat e mëngjesit të datës 28 korrik”.

postbck postbck

Recent Posts

Kjo është temperatura më e përshtatshme në dhomën e gjumit në dimër

Sezoni i ngrohjes ka filluar dhe shumë prej nesh ngrohin shtëpitë edhe gjatë natës. Megjithatë,…

21 hours ago

E dini se çfar është hamari, apo koshi?

Është një ndërtim tradicional që përdoret për ruajtjen e ushqimit, veçanërisht për drithërat dhe prodhimet…

23 hours ago

Si të transformoni rutinën tuaj ditore në një burim frymëzimi dhe produktiviteti

  Zana Islami/ Trungu&InforCulture.info Rutinat ditore shpesh mund të duken tëzakonshme dhe monotone, por ato…

1 day ago

Soft Skills: Aftësitë që na ndihmojnë të jemi të suksesshëm në punë dhe jetë

Zana Islami / Trungu&InforCulture.info Në botën e sotme, suksesi profesional dhe personal nuk matet vetëm…

2 days ago

Personat me këtë grup gjaku nuk duhet të pinë kafe

  Ngrënia e disa ushqimeve bazuar në grupin tuaj të gjakut mund të përmirësojë shëndetin…

2 days ago