<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Pashko Vasa – E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët 1879

PASHKO VASA – E VERTETA MBI SHQIPERINE DHE SHQIPTARET 1879
Në periudhën që i paraprin Aleksandrit të Madh nuk gjejmë, ndër mbretërit e Epirit, ndonjë personalitet veçanërisht të madh; legjenda ka ruajtur shumë pak karakteristika nga të tillë njerëz, karakteristika të cilat nuk ofrojnë bazë të mjaftueshme për studime të veçanta.
Hijet e mëdha të mbretërve të Epirit fillojnë të dalin në pah në shekullin e katërt, shekull në të cilin ne takojmë një Aleksandër, mbret i Epirit, i cili marshon nëpër Itali dhe në aleancë me romakët mposhti samnitët, ndërkohë që Aleksandri i Madh pushton Azinë. Ky fakt historik meriton një vrojtim serioz; sepse ky fakt vërteton jo vetëm, që Epiri nuk ishte pjesë e Greqisë, të cilën Aleksandri e sundonte, por edhe se vetë ky Epir në vetvete nuk bënte pjesë tek aleatët politikë të Aleksandrit të Madh dhe nuk mori pjesë fare në sulmin, që maqedonasit ndërmorën kundër Greqisë dhe Azisë; Epiri qëndroi neutral dhe indiferent.


Në vitin 376 para erës sonë Epiri iu dorëzua Kasandrit, mbretit të maqedonasve; por vetëm tre vjet më vonë epirotët bënë revoltë dhe u shkëputën prej tyre. Në shekullin që vijon del në pah një personalitet i madh epirot, Pirroja, i cili përpara se të shkonte në Itali, mundi si maqedonasit ashtu edhe fqinjët grekë. Asokohe, ushtarët e tij, të magjepsur nga lëvizjet e tij të shpejta ushtarake, e krahasonin atë me shqiponjën dhe Pirroja u përgjigjej, se ata kishin të drejtë, dhe shtonte se ishin shigjetat e tyre që ai i përdorte si krahë në fluturimet e tij. Plutarku, që ka fiksuar këtë tipar karakteristik nga jeta e Pirros, as që e ka pasur idenë, që për shkak të kësaj rrethane epirotët dhe fiset që sot quhen albanë mbajnë
emrin shqipëtar. Plutarku, i cili nuk e njihte gjuhën pellazge, e cila në kohën e Herodotit konsiderohej si gjuhë barbare, dhe Epirin dhe fiset e tij, nuk i kishte parë nga ana e tij, natyrisht nuk mund të na e transmetonte, shpjegimin që ne do ta japim më poshtë sipas faktit të gjetur nga filologu dhe dijetari.

Shqiponja quhet shqip Shqype. Shqypëri ose Shqypëni do të thotë: “Vendi i shqiponjës”. Shqipëtar është baraz me “bir i shqiponjës”.

“La Verité Sur L Albanie Et Les Albanais”, 1879 faq. 15-17
Vasa Pashko, (1825-1892)

postbck postbck

Recent Posts

Zhurma në vesh – kur është e padëmshme dhe kur duhet të shkoni urgjentisht te mjeku

    Fishkëllimë, gumëzhimë, fëshfërimë apo zhurmë si zile, të cilat nuk i dëgjon askush…

5 hours ago

Migrena, cilat janë faktorët që mund të nxisin sulmet e dhimbjes së kokës?

    Migrena është një çrregullim neurologjik që mund të shkaktojë dhimbje të forta koke,…

5 hours ago

Ju ënjten këmbët? Ja çfarë mund të jetë duke ju sinjalizuar trupi

    Ënjtja e këmbëve është një problem i shpeshtë që shumë njerëz e vërejnë…

6 hours ago

Kur duhet të fillojmë vitaminën D në vjeshtë? Çfarë këshillojnë ekspertët

    Ditët bëhen më të shkurtra, ekspozimi në diell zvogëlohet dhe bashkë me vjeshtën…

6 hours ago

Një thesar 2,000-vjeçar i fshehur brenda kockës së kofshës së një lope

Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…

1 day ago

RETROSPEKTIVË: Mitrovicë, 1943 – Një ushtar gjerman duke trajnuar një shqiptar në hekurudhë

Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…

1 day ago