Automjeti pritet të hyjë në prodhim në muajt e ardhshëm dhe pritet të konkurrojë Teslën
Një veturë e re elektrike kineze pritet të mbërrijë në treg shpejt. Lumin Corn, mjaft ekonomike, me një çmim prej rreth 4700 euro, dhe me dizajn që duket si e dalë nga filmat me kartona.
E ngjashme në fakt me Mini coupe, kjo makinë është e vogël, kompakte, e thjeshtë dhe mjaft e rehatshme. Pra përveç se përmbush kriteret e energjisë se pastër dhe në respekt të mjedisit është e projektuar në mënyrë të tillë që të jetë komode për spostime në qytet, e lehtë për t’u parkuar, e thjeshtë dhe me një çmim që e tërheq vëmendjen.
Është vetëm 3 m 27 cm e gjatë, 1.70 e gjerë dhe 1.54 e lartë dhe peshon 840 kg. Ofron 3 lloje baterish, me autonomi nga 155 km, 201 dhe 301 km.
Kabina është me 4 vende, me dizajn të thjeshtë. Sipas prodhuesve, edhe nga ana teknologjike është mjaft e thjeshtë në përdorim dhe është e pajisur me dy display në bord.
Lumin Corn do të hyjë në prodhim muajt e ardhshëm dhe pritet që të jetë e vetmja që mund të konkurrojë me Teslën ne tregun e automjeteve elektrike.
Klan News
Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…
Shumicës së njerëzve do t’u ndodhë që të thumbohen nga një bletë të paktën…
Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin, por nëse e teproni me to,…
Ecja është një aktivitet i thjeshtë që mund t'ju ndihmojë të humbni peshë.…
Mangot janë të pasura me hekur, gjë që i bën ato të dobishme…
Një burrë 66-vjeçar sapo ishte pensionuar dhe, në vend që të shijonte një jetë…