<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Këshilla: Si të veproni nëse ju kafshon një gjarpër?

Me nxehjen e motit edhe gjarpërinjtë fillojnë të dalin më shumë, e posaçërisht në vendet më rurale ku ka pyje ose vende të braktisura afër. Statistikat tregojnë se vetëm në SHBA rreth 8,000 njerëz kafshohen nga gjarpërinjtë në vit. Por, kafshimet e tilla janë rrallëherë fatale, pasi që vetëm pesë prej tyre vdesin në vit, megjithëse helmi i gjarprit mund të shkaktojë dëme serioze.

Helmi i gjarprit shkakton dhimbje, ënjtje e me shumë mundësi edhe plagë rreth pjesës së kafshuar.

Çfarë të bëni e çfarë të mos bëni nëse kafshoheni nga ndonjë gjarpër.

– Shkoni te mjeku sa më shpejt që është e mundur. Edhe nëse gjarpri nuk ka qenë helmues, ju prapëseprapë rrezikoni infeksione të ndryshme.

– Lëvizeni sa më pak gjymtyrën ku iu ka kafshuar gjarpri në mënyrë që të ngadalësohet procesi i shpërndarjes së helmit.

– Mbani mend pamjen e gjarprit – përshkrimi i gjarprit e ndihmon doktorin ta ketë parasysh se çfarë lloji i gjarprit iu ka kafshuar.

– Mbajeni mend kohën në sa ora ka ndodhur sulmi në mënyrë që doktori ta ketë parasysh sa shumë është shpërndarë helmi.

– Largojeni çdo aksesor rreth zonës së kafshuar para se të fillojë ënjtja.

– Nëse keni shumë dhimbje, mund të përdorni Tylenol.

– MOS u përpiqni ta zini ose vrisni gjarprin sepse rrezikoni t’ju kafshojë prapë.

– MOS provoni ta thithni helmin me gojë sepse ky është vetëm mit dhe nuk funksionon – në fakt, ju rrezikoni ta vendosni helmin në gojë.

– MOS përdorni aspirinë, ibuprofen apo ilaçe tjera të cilat jua hollojnë gjakun.

Ekspertët tregojnë se gjarpërinjtë rrallëherë janë agresivë dhe ju sulmojnë vetëm atëherë kur ndihen të kërcënuar, kështu, nëse hasni në ndonjë gjarpër, mos e ngacmoni!

postbck postbck

Recent Posts

Jehona e Azem Bejtës deri në Suedi?!

JEHONA E AZEM BEJTËS NË SUEDI Duke shfletuar arkivin e gazetës suedeze Svenska Dagbladet te…

11 hours ago

Besa – Historia e nënës që mbrojti në besë vr’asësin e të birit

BESA. HISTORIA E NËNËS QË MBROJTI NË BESË, VRASËSIN E TË BIRIT Besa, para së…

16 hours ago

Pse qumështi asnjëherë nuk duhet të mbahet në derën e frigoriferit

  Ekspertët thonë se njerëzit nuk duhet ta lënë asnjëherë qumështin në derën e frigoriferit,…

17 hours ago

Metoda ideale për të larguar yndyrën në gjak

    Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës…

23 hours ago

Apollonia dhe Bylisi: Grekë apo Ilirë? Debati që zgjat prej shekujsh, por faktet flasin shqip

A ishin qytetet si Apollonia dhe Bylisi grekë, apo ilirë? Ky është një debat i…

2 days ago

Halim Dauti, lauhtari nga Vllahia e Shalës që këndoj versionin më të gjatë të këngës për Betejën e Kosovës (1389)

Halim Dauti është një figurë e njohur jo vetëm në fshatin Vllahi, por edhe në…

2 days ago