Varësia nga mediat sociale nuk dëmton vetëm produktivitetin por është e dëmshme edhe për qafën: qëndrimi i ngjitur pas celularit mund të bëjë një ngarkesë prej 27 kilogramësh presion në shpinë cervikale, sa pesha e një fëmije 7-8 vjeç, shkruan focus.it.
Ky studim u kryer vite më parë nga kirurgu Kenneth Hansraj, në spitalin e ”New York Spine Surgery and Rehabilitation Medicine”.
Mesatarisht, ne lexojmë gazeta, kalojmë 2 deri në 4 orë në ditë me kokën ulur në telefonat inteligjentë, për të shkruar, lexuar ose luajtur. Në një vit bëhen 700-1400 orë stres cervikal, të cilat bëhen 5000 në rastin e subjekteve veçanërisht në rrezik, të cilët kalojnë shumë kohë në celularët e tyre ose të përkulur mbi libra.
Me kalimin e kohës, ky zakon dikton një qëndrim të përkulur përpara, i cili mund të përfundojë duke dëmtuar shtyllën kurrizore.
Pesha e vendosur në qafë varet nga pjerrësia e supozuar e kokës. Një kënd prej 15 gradë është i barabartë me 12 kilogramë dhimbje, 30 gradë 18 kg, 45 gradë 22 kg dhe 60 gradë 27 kg.
Hansraj pranon se përdorimi i teknologjive të reja nuk mund të shmanget. Por dëmtimi i shtyllës kurrizore mund të parandalohet duke mbajtur një pozicion të saktë të kokës, me veshët në linjë me shpatullat. Ekzisotjnë edhe ushtrime të thjeshta për të lehtësuar dhimbjen dhe për të relaksuar qafën.
Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…
Shumicës së njerëzve do t’u ndodhë që të thumbohen nga një bletë të paktën…
Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin, por nëse e teproni me to,…
Ecja është një aktivitet i thjeshtë që mund t'ju ndihmojë të humbni peshë.…
Mangot janë të pasura me hekur, gjë që i bën ato të dobishme…
Një burrë 66-vjeçar sapo ishte pensionuar dhe, në vend që të shijonte një jetë…