Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Misteri i hepatitit tek fëmijët që po i “mundon” mjekët në Britani

Zyrtarët shëndetësorë në Mbretërinë e Bashkuar thonë se nuk janë ende të qartë për shkakun e rritjes së inflamacionit të mëlçisë, ose hepatitit, te fëmijët.

Mendohet se një adenovirus i zakonshëm është shkaktari, por mundësi të tjera janë ende duke u hetuar.

Në Mbretërinë e Bashkuar, tani janë identifikuar 163 raste dhe 11 fëmijë kanë marrë transplantim të mëlçisë.

Rastet janë zbuluar në 20 vende të botës dhe rreth 300 fëmijë janë prekur. Është raportuar se një fëmijë ka ndërruar jetë si pasojë e hepatitit.

“Është e rëndësishme që prindërit të dinë se gjasat që fëmija i tyre të zhvillojë hepatit është jashtëzakonisht i ulët,” tha Dr Meera Chand, nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA).

Ajo tha se prindërit duhet të jenë ende vigjilentë ndaj shenjave, veçanërisht verdhëzën, një nuancë të verdhë në të bardhët e syve dhe ata duhet të kontaktojnë një mjek nëse janë të shqetësuar.

Që nga java e kaluar, janë identifikuar 18 fëmijë të tjerë në Mbretërinë e Bashkuar me hepatit.

Simptomat më të zakonshme të fëmijëve ishin verdhëza dhe të vjellat dhe shumica kanë qenë nën pesë vjeç.

Raporti i fundit i UKHSA për rastet thotë se ka “një reduktim të dukshëm në rastet e konfirmuara në dy javët e fundit në përgjithësi në Mbretërinë e Bashkuar”.

Ajo që i shqetëson shkencëtarët është se shkaku më i mundshëm, adenovirusi, normalisht nuk i bën fëmijët të sëmurë rëndë. I transmetuar nga personi në person nëpërmjet kollitjes dhe teshtitjes, mund të shkaktojë ftohje, të vjella dhe diarre.

Megjithatë, është shumë e pazakontë që adenovirusi të jetë shkaktar i hepatitit të rëndë te fëmijët të shëndetshëm, por ai ka qarkulluar në nivele të larta që nga fillimi i vitit pasi praktikisht u zhduk gjatë pandemisë.

Analiza gjenetike e mostrave nga disa fëmijë ka gjetur një lloj virusi të quajtur AAV-2 – por zakonisht nuk shkakton sëmundje, thotë raporti.

Shkencëtarët po vëzhgojnë gjithashtu një lloj tjetër adenovirusi, të quajtur F41.

“Hetimet tona vazhdojnë të sugjerojnë se ka një lidhje me adenovirusin dhe studimet tona tani po e testojnë këtë lidhje me rigorozitet,” tha Dr Chand.

“Ne po hetojmë edhe kontribuues të tjerë.”

Këto përfshijnë nëse është zhvilluar një variant i ri i adenovirusit që po i bën fëmijët më të sëmurë, ose nëse një infeksion i mëparshëm, si Covid, mund të jetë një faktor.

Një mundësi tjetër është që pandemia, duke vonuar ekspozimin e fëmijëve të vegjël ndaj një numri virusesh të ndryshme për shkak të përzierjes së reduktuar shoqërore, mund t’i ketë bërë ata më të prirur për t’u sëmurur.

Zyrtarët shëndetësorë po eksplorojnë gjithashtu nëse mund të ketë një lidhje me qentë. Një numër familjesh të prekura thanë se kishin qen ose kishin rënë në kontakt me ta, por UKHSA gjithashtu pranon se të kesh një qen në shtëpi është e zakonshme në Mbretërinë e Bashkuar.

UKHSA thotë se nuk ka asnjë provë për ndonjë lidhje me vaksinën Covid-19, sepse shumica e fëmijëve me hepatit ishin shumë të vegjël për ta marrë atë.

postbck postbck

Recent Posts

”Scientific Reports”: Macet janë më të afta në lidhjen e fjalëve sesa foshnjat

Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…

15 hours ago

Jeta në komunizmin shqiptar

Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…

16 hours ago

Riktheni butësinë e peshqirëve me këto produkte shtëpiake

Peshqirët janë artikuj të cilët i përdorim çdo ditë, megjithatë pas një kohe humbin butësinë…

17 hours ago

Çfarë shkruante një lundërtar grek i shek. 2 para Krishtit, për Ilirinë?

Nga Salih Mehmeti Kishte ditë që boja ishte mpiks në pergamenën e galme.   Shkrimi…

18 hours ago

Vlora, vendi i parë Neandertalian në Shqipëri! Arkeologët zbulojnë vegla guri që datojnë…

Një ekip ndërkombëtar, i koordinuar nga Këshilli Kombëtar i Kërkimeve, Instituti i Gjeologjisë Mjedisore dhe…

19 hours ago

Përse macet ju presin tek dera kur shkoni në shtëpi? Këto janë arsyet

  Macet dihet që janë kafshë shtëpiake të pavarura, por kjo nuk do të thotë…

2 days ago