Sot, më 7 mars, në Ditën e Mësuesit, po lexoj se ish Shkolla e muzikës në Mitrovicë qenka rrafshuar me tokë.Për arsimin shqip në Komunën e Mitrovicës në librin Thesar kombëtar i mërgatës shqiptare në Suedi nr. 11, viti 2021, kam botuar shkrimin prej 20 faqesh me titullin ”FOTOALBUM I VOGËL PËR ARSIMIN SHQIP NË MITROVICË PËR PERIUDHËN 1915 – 1959”. Çfarë paraqiste kjo godinë për shkollën në gjuhën shqipe, po jap një ekstrakt të shkurtër nga ky shkrim.Foto 1: Foto nga viti 1915. Hapja e shkollës shqipe në Mitrovicë. Të pranishëm janë: nxënësit shqiptarë, paria e qytetit dhe oficerë austro-hungarezë.Foto 2: Foto nga viti 1941. Mësuesja Lina (Simon) Shkreli duke parakaluar me nxënësit e saj nëpër rrugët e qytetit të Mitrovicës.Foto 3: Foto nga viti 1942. Mësuesi Bedri Gjinaj dhe mësuesja Lina Shkreli me nxënësit e shkollës fillore “Skenderbeg” në Mitrovicë.Foto 4: Foto nga viti 1942: Nxënës dhe mësimdhënës të shkollës fillore “Skenderbeg” në Mitrovicë. Foto 5: Nxënës të shkollës fillore “Skenderbeg” pas shfaqjes së dramës “Amë e bijë” të Vinçenc Prenushit, Viti 1942.Foto 6: Viti 1942. Grupi i valltareve të shkollës fillore “Skenderbeg” në Mitrovicë: Shiverzade Badivuku, Hajrunisah Beqiri, Alije Deva, Sadije Metarapi, Medush Shala, Nedime Sorra, Mejreme N., Nadire Deva, Xhevahire Metarapi, Sazane Deva, Lemane N., Nazire Prekazi, Makushe Kollari etj. Foto 7: Kori i shkollës fillore “Skenderbeg” në Mitrovicë me mësuesin e muzikës Emil Miloti nga Shkodra, këngëtar e kitarist i njohur. Viti: 1942.Foto 8: Nxënëset balerina të shkollës fillore ”Skenderbeg”. Viti 1942.Burimi: Fetah Bahtiri
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat,…
Pozicioni i kokës gjatë gjumit mund të ndikojë më shumë sesa mendoni në shëndetin…
Shpimi i veshëve tek foshnjat mbetet një temë e debatueshme për shumë prindër. Ja…
Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë! Nga Lira Gjika Mbylle gojën Kjo…
Historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në Dritare TV, theksoi se Himara është një…
Pas vendimit për të mos u dorëzuar, ushtarët italianë në Shqipëri nuk mbetën të…