<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Amerikani që kërkon të vdesë në Shkodër

 Nga: Ben Blushi     

Këtë burrë e takova në Shkodër, përpara disa muajsh. Diku përballë muzeut “Marubi”. Në qendër

A mund të bëj një fotografi, i thashë

Nuk di shqip, tha ai

Anglisht, thashë unë

Sigurisht, tha ai

Nga je, e pyeta

Jam amerikan

Çfarë bën në Shkodër?

Kam ardhur për të vdekur

Po pse do të vdesësh në Shkodër, e pyeta

Është pak e komplikuar, tha

Ma thuaj, e pyeta

Unë jam xhainist

Çfarë është xhainizimi, e pyeta

Xhainizmi është një fe indiane dhe unë jam ndjekës i saj

Po pse po vdes, e pyeta

Unë po bëhem gati për të vdekur, tha amerikani

Dhe si bëhesh gati për të vdekur, e pyeta

Sipas besimit tonë unë jam në një fazë tërheqje nga jeta, duke hequr dorë nga shumë gjëra të zakonshme, përfshi ushqimin dhe seksin.

Pra nuk ha?

Vetëm barishte dhe ujë të zier

A ke qenë i martuar?

Sigurisht, kam dhe dy fëmijë

Ke miq, në Shkodër?

Shumë pak… unë nuk dal shumë nga shtëpia

Po çfarë bën gjithë ditën?

Shumicën e kohës, meditoj

Për çfarë mediton?

Kjo është nja praktikë e xhainizmit, ne meditojmë dhe pastrohemi për t’u bërë gati për vdekjen

Po pse do vdesësh në Shkodër?

Unë mund të vdes dhe në vende të tjera, por tani jam në Shkodër dhe mendoj se jam gati për të vdekur.

Mirë, i thashë

Mirupafshim, tha

U ndamë.

Fillova të lexoj për Xhainizmin ose Jainism.

Jainism është një nga katër besimet kryesore indiane bashkë me hinduismin, budizmin dhe sikhizmin.

Jainismi vjen nga shekulli i 6 para Krishtit dhe synon çlirimin e shpirtit përmes diturisë, besimit të drejtë dhe sjelljes së mirë.

Jainismi është ndoshta besimi më i vjetër i botës.

Jainismi, nuk ka një themelues siç ka krishterimi Krishtin ose budizmi Budën.

Jainistët nuk besojnë tek Zoti ose Zotat në mënyrën që ne njohim, por ata besojnë në hyjnoren ose në perfekten, pra në qenie të cilat janë të afta për t’u adhuruar

Jainismi ka pesë parime kryesore të cilat i ndjekin pasuesit e tij.

E para është jo dhunë ose ahimsa që nënkupton se njeriu nuk duhet t’i shkaktojë asnjë formë dhune njerëzve të tjerë dhe sidomos kafshëve.

E dyta asnjë formë pronësie ose aprarigraha. Njeriu nuk duhet të lidhet me asnjë lloj pronësie materiale ose shpirtërore, duke shmangur në këtë mënyrë grykësinë, zilinë e xhelozinë.

E treta e vërteta ose satya, nënkupton se njeriu duhet të thotë gjithnjë të vërtetën dhe të mos gënjejë asnjëherë.

E katërta, mos vidh ose asteya. Një xhainist duhet të marrë leje për gjithshka që merr, ndryshe ajo quhet vjedhje.

E pesta, vetëpërmbajtje seksuale që quhet brahmacharya. Kjo nënkupton besnikëri absolute ndaj partnerit ose në rastin e murgjve dhe asketëve xhain, celibashi e plotë ose heqje dorë në mënyrë vullnetare nga seksi.

U ktheva sërish në Shkodër, për ta takuar xhainistin.

Doja t’i bëja disa pyetje të tjera. Më vinte çudi, sesi një njeri që e dinte se do vdiste, më kishte thënë mirupafshim, domethënë mund të shihemi sërish. See you again.

Pyeta kudo, duke u treguar fotografinë. Askush nuk dinte gjë.

Pyeta në polici. Për herë të fundit, e kishin parë disa ditë para se të shkoja, por jo më.

Pyeta në varreza. Nuk ishte.

Ndoshta ka shkuar diku tjetër, për të vdekur.

Unë doja ta pyesja si e kishte emrin. Para se të vdiste.

postbck postbck

Recent Posts

Racat më të njohura të kuajve dhe veçoritë e tyre

Që nga kohët e lashta e deri sot, kali ka qenë një nga kafshët më…

14 hours ago

“Dënimi i një të dehuri në Shqipëri”, një lexim i thelluar historik, ikonografik dhe antropologjik

Ilustrimi me titullin frëng “LE CHÂTIMENT D’UN IVROGNE EN ALBANIE” nuk është thjesht një skenë…

17 hours ago

Qelizat kancerogjene mund të kthehen në qeliza normale?!/Habisin shkencëtarët!

  Shkencëtarë nga Koreja e Jugut kanë arritur një zbulim të rëndësishëm në luftën kundër…

17 hours ago

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini ujë të ngrohtë?

    Uji përbën rreth 60 përqind të trupit tonë dhe është thelbësor për rregullimin…

18 hours ago

Ja si ndikon pirja e ujit në tensionin e gjakut

Menaxhimi i tensionit të gjakut është thelbësor për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.…

2 days ago

Edith Durham për traditat bar’bare serbe e malazeze: Gjahu për pr’erjen e kokave në Ballkan

Udhëpërshkruesja dhe shkrimtarja e njohur Edith Durham, në vitin 1923, në revistën “Man” që e…

2 days ago