Categories: KURIOZITETE

Parashikojnë shkencëtarët: Bëhuni gati për “tkurrjen e madhe” të universit

Shkencëtarët parashikojnë që universi mund të fillojë të “tkurret dukshëm” pasi që energjia e errët po dobësohet – por kjo nuk do të ndodh së paku edhe 65 milionë vjet

Big Bengu pranohet gjerësisht si fillimi i gjithçkaje që shohim rreth nesh.

E ftuara habit Rudina Magjistarin: Ti dhe bashkëshorti im… – Gazeta Express
Por një studim i ri tregon që fillimi i një fundit mund të vijë “çuditërisht” më shpejt, kur zgjerimi i universit 13.8 miliardë vite do të ndalet papritur.

Studiuesit besojnë që mandej do të fillohet të hymë në një epokë tkurrje të ngadaltë që përfundon me miliarda vjet nga tani me shkatërrim – apo ndoshta rilindje – të kohës dhe hapësirës.

Në një studim të ri, shkencëtarët e Princeton University, përdorën metodologjinë e mëparshme të zgjerimit kozmik në përpjekje për ta moderuar energjinë e zezë – një forcë misterioze e cila përbën 70 për qind të universit.

Force misterioze duket se po shkakton që kozmosi të zgjerohet gjithnjë e më shpejt, por ekspertët mendojnë se ndikimi i tij tani mund të dobësohet.

Sipas modelit të tyre, përshpejtimi i universit mund të përfundojë brenda 65 milionë viteve – pastaj, brenda 100 milionë viteve, universi mund ta ndalojë zgjerimin fare dhe të fillojë të tkurret.

Kjo do të shkaktonte një “krisje të madhe” dhe gjithçka mund të ndodh “shumë shpejt”, sipas një studimi me bashkë-autor Paul Steinhardt, drejtor i Qendrës Princeton për Teori Shkencore në Universitetin e Princetonit në New Jersey.

“Duke u kthyer prapa në kohë për 65 milionë vite, atëherë kur asteroidi Chicxulub goditi Tokën dhe eliminoi dinozaurët”, tha ai për Live Science.

“Në një shkallë kozmike, 65 milionë vjet janë jashtëzakonisht të shkurtër”.

Albert Einstein hodhi i pari idenë e Konstancës Kozmologjike – e cila është vlera uniforme e densitetit të energjisë që përshkon hapësirën – për të shpjeguar pse universi nuk kolapson.

Por kozmologjia bëri një ndryshim të kësaj paradigme më 1998 kur studiuesit njoftuan se ritmi i zgjerimit të universit po përshpejtohej.

Si rezultat, konstanta kozmologjike ju dha vlerë non-zero dhe shumë besuan se ky përshpejtim ishte shenjë e një kolapsi të afërt.

Shkencëtarët e quajtën se burim i përshpejtimit misterioz ishte energjia e errët.

Një entitet i padukshëm, që ata besojnë se punon kundër gravitetit duke shtyrë objektet më të mëdha të universit larg njeri-tjetrit në vend që t’i tërheq ata së bashku.

Do të thotë që nëse ai bëhet më i dobët, graviteti do të ishte forca mbizotëruese dhe do të shkaktonte tkurrje të universit, duke çuar në përplasje të yjeve, galaksive dhe planetëve, kurse kozmosi do të shembej vetvetiu.

Shkencëtarët mendojnë se ato mund të dobësohen për shkak se, në vend që të jenë konstante, energjia e errët mund të shkaktojë atë që quhet kuintesencë – një fushë dinamike që ndryshon me kalimin e kohëve.

“Pyetja që po ngremë në këtë punim është, ‘A duhet të zgjasë ky përshpejtim përgjithmonë?’”, tha Steinhardt, transmeton GazetaExpress.

“Nëse jo, cilat janë alternativat dhe sa shpejt mund të ndryshojnë gjërat?”.

Për të testuar teorinë e tyre, studiuesit krijuan një model të kuintesencës, duke treguar fuqinë e saj të tërheqjes dhe zmbrapsjes gjatë kohës.

Pasi modeli riprodhoi historinë e besueshme të zgjerimit të universit ata pastaj bën parashikimet e tyre për të ardhmen.

Ajo që ata zbuluan ishte se energjia e errët mund të jetë në mes të një rënie të shpejt që ka mundësi të këtë filluar miliarda vite më parë, që do të thotë se zgjerimi i përshpejtuar i universit po ngadalësohet.

“Ky mund të jetë një lloj shumë i veçantë i tkurrjes që ne e quajmë tkurrje e ngadaltë”, tha Steinhardt. “Në vend që të zgjerohet, hapësira tkurret shumë, shumë ngadalë”.

Shkencëtarët thanë që, për të filluar më këtë, kjo tkurrje e kozmosit do të jetë aq e ngadalshme që nëse njerëzit do të jenë gjallë në Tokë deri në këtë kohë, ata as që do ta vërejnë”.

Por, pas disa miliarda vitesh, universit do të arrinte gjysmën e madhësisë që ka sot.

Steinhardt thotë se nga kjo pikë e vështrimit kozmosi ose do të tkurret derisa të shembët vetvetiu në një “kërcitje të madhe”, apo do të tkurrët mjaftueshëm duke u rikthyer në një gjendje të njëjtë siç ishte në kushtet e tij fillestare.

Ai teorizon që një tjetër Big Bang – po ashtu i njohur si “Big Bounce” – mund të ndodh më pas, i cili do të rikrijonte një univers të ri.

Ky model ciklik i zgjerimit dhe tkurrjes do të shembët vazhdimisht për ta ribërë universin, besojnë shkencëtarët.

Është kjo një nga një numër teorish garuese se si do të përfundojë universit, bashkë me “Big Rip” që do të copëtonte galaktikat apo “Big Freeze” që do të bënte që materia të qëndronte së bashku por në fund ajo të kalbet nga rrezatimi gjersa universi zgjerohet.

Studimi i ri është i publikuar në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences”. /GazetaExpress/

Burimi: Daily Mail

postbck postbck

Recent Posts

Vrima në prerësen e thonjve nuk është aty pa asnjë arsye: Ja se si ta përdorni

  Prerësja e thonjve është një mjet i thjeshtë që të gjithë e përdorim, por…

20 hours ago

Pesë shenjat e hershme që tregojnë se vuani nga tensioni i lartë

  Tensioni i lartë i gjakut njihet edhe si “vrasësi i heshtur” sepse zakonisht nuk…

21 hours ago

Ja pse nuk duhet të pini kafe para analizave të gjakut

  Ekspertët paralajmërojnë se konsumimi i kafesë përpara analizave laboratorike të gjakut mund të çojë…

2 days ago

Deformimet e hartave nuk provojnë mashtrimin me formën e tokës

Pretendimi: Tjetërsimi i distancave në këtë hartë dëshmon se rrumbullakësia e Tokës është mashtrim Verdikti:…

2 days ago

Si t’i largoni njollat e deodorantit

  Deodorantët janë një zgjidhje shumë e mirë kundër djersës. Por megjithatë, mund të sjellin…

2 days ago

Shumë njerëz i lajnë enët gabim: Ja për çfarë shërben secila ngjyrë sfungjeri

  Zgjedhja e sfungjerit të duhur për larjen e enëve, bazuar në nivelin e gërryerjes,…

2 days ago