Studimi: 70% e pacientëve vuajnë edhe 12 muaj pas daljes nga spitali
Rreth 70% e pacientëve që e kanë kaluar COVID në spital vuajnë edhe pas një viti pasojat e infektimit. Në këtë përfundim arrin një studim i kryer nga mjekët britanikë, i publikuar revistën shkencore The Lancet.
Studimi konstaton se shumica e kësaj kategorie pacientësh vazhdojnë edhe një vit pas daljes nga spitali, të vuajë pasoja si lodhje të vazhdueshme, dhimje koke, vështirësi në frymëmarrje, çrregullime të nuhatjes dhe shijes, ndjesi konfuzioni, mungesë përqëndrimi e kujtese e depresion.
Pasoja të tjera po aq të rëndësishme janë problemet e zemrës, veshkave dhe çrregullimet metabolike. Deri 200 pasoja të tilla kanë renditur shkencëtarët në listën e gjatë të simptomave të paraqitura në studimin për COVID afatgjatë. Vetëm ¼ e pacientëve të dalë nga spitali janë konsideruar të shëruar plotësisht pas një viti, të cilët nuk ndjejnë më shqetësime. Studimi bazohet mbi të dhënat e 2 mijë pacientëve që shtruar gjatë këtyre 2 viteve pandemi në spitale.
Tv Klan
Projekti Rrenjet Percaktimi i deges se Thaçit te Iballes, lidhja e Galices me Prekazin, dhe…
Në vitin 1995, kur pluhuri i luftërave në ish-Jugosllavi ende nuk kishte rënë dhe makineria…
Nga Kastriot Bezati Frashëri, vendlindja e Vëllezërve Frashëri, Abdylit, Naimit dhe Samiut, ka qenë dhe…
...i njohur edhe si Koca Sinani (Sinani i Madh), lindi në Topojan të Lumës/Kukesit Sinan…
Atletet e bardha janë një klasik mode që shkon me pothuajse të gjitha…
Një studim i ri shkencor mund të shpjegojë një nga misteret më të mëdha…