Tek gjuhët më të lashta njohur pellazge, si ajo brygiane, etruske, armene, iliro -shqiptare etj., gjejmë një hyjni të lashtë të quajtur: ‘ANNA = Hâna; Hëna Perëndeshë’. (Brygiane: Mēn = Hēna).
Hititte kemi: Hanna = Gjyshe dhe Anna = Nëna ashtu si edhe tek armenët: Han = gjyshe.
Ndërsa tek iliro-shqiptarët emërtimin Ανα; Âna; Hâna; Hëna, të dokumentuar e gjejmë edhe: Αννύλα; #Annýla = Yll-HËNA (#El_ENA) dhe mandej prej aty kemi: Âna = Ane; Nânē; Zonjë.
Normal këtu kemi të folmen gegnisht të shqipes e cila e përdor ende sot fjalën: Ân’ = Hân‘‘; Hënë, (Nana e Madhe) – Hane.
Kjo është pra perëndesha Hëna, (ATHENA) indetike me Dianën e Efesit {paragreke}- Perëndeshë kjo e njohur edhe në gjuhën sanskrite, e cila përfaqësonte perëndeshën e bollëkut dhe ushqimit, dhe duke iu referuar rrënjës së fjalës sanskrite “ann = ushqim; ajo që të sjell për të hangër; ngrënë, produkte garantim të ushqimit kujdestari amësore, dhe ishte pikërisht kjo një hyjni e gjendur sërish tek romakët e njohur me emrin “annona”.
Jo rastësisht tek gjuha enigmë, magjike, hyjnore, e lashta sa vetë HËNA gjejmë:
AN m. anat.
Organ i gruas dhe i femrës së gjitarëve, ku zihet e zhvillohet pjella, shtrati, {MITRA} këmisha që mbështjell pjellën. Ani i fëmijës. I bie (i shket) ani. Ngre anin.
ANE f. krahin. Nënë.
NËNË f.
Gruaja kundrejt fëmijëve të vet; grua që ka lindur fëmijë, mëmë. Nënë e dashur (e dhembshur, e kujdesshme). Qumështi i nënës. Dera (shtëpia) e nënës. Gjuha e nënës gjuha amtare. U bë nënë lindi fëmijë.
Fëmija pa nënë, si nata pa hënë fj. u.
fig. Burimi a shkaku i diçkaje. Toka nënë. Nëna e gjithë të mirave (të zezave të këqijave). Përsëritja është nëna e të mësuarit. libr. fj. u.
fig. Diçka shumë e dashur, e afërme dhe e shtrenjtë. Nëna jonë.
Pra kjo është HËNA = NËNA, kujdestare e NËNES; AMËS TOKË
Anna Per’enna një hyjni e njohur si romake e cila si hëna rregullon ciklin e vitit, ishte ajo që fillonte periudhën e mbjelljes dhe korrjes, e që për etruskët ishte një hyjni që mishëronte Tokën dhe na tregon fytyrën e dashur të Nënës, na kthen tek femra e lashtë, kulti, tek priftëreshat e Dodonēs e të cilat quheshin dikur edhe Nimfa dhe Misteret e të cilave janë ende të fshehura sot.
Pra Anna Perenna (Perëndesha HËNA) ishte një hyjni me origjinë të lashtë ilire (para-romake) e festuar ende sot në ditën e {14 – !5} të Marsit – si Vit i Ri primitiv Romak, siç dëshmohet edhe nga Ovidi në Fasti.
Është gjithashtu pikërisht forma e “angër e hanës së ngrën” jo e plotë e cila sjell në gjuhën shqipe fjalën e saj ‘AN’‘ me kuptime të panumurta; fjalë kjo e pagjendur tek asnjë gjuhë tjetër e vdekur apo folur sot.
AN II m.
Vendi ku lidhen eshtrat, kyç. Ani i dorës.
ANË I f.
Pjesa e një sendi ose e një vendi, që gjendet më larg nga mesi i tij; skaj, buzë, pjesa ku mbaron sendi a vendi; pjesa; ana e majtë a e djathtë e një sendi ose e një vendi, krah. Ana e djathtë (e majtë). Ana e arës (e lumit). Ana e pëlhurës (e lakrorit). Anët e një barazimi. mat. Në anën e rrugës (e tryezës.. .). e të tjera e të tjera …….. të cilat gjenden në fjalorin e gjuhës shqipe pambarim …
Këtu po shkëpusim një fjalë tipike tepër të lidhur me emrin e Gjyshes Nane të Amës Tokë.
Dhe kemi:
ANALE f. vet.
hist. Vepër ku shënoheshin vit për vit ngjarjet më të rëndësishme të kohës. Shkruante analet.
fig. Përmbledhje e ngjarjeve kryesore, të radhitura sipas kohës; historiku i një fushe të veprimtarisë, i një organizate etj. Analet letrare. Në analet e historisë.
Dhe kjo ndodh sepse të parët etrit tanë (BAG/ANE) besonin pikërisht tek e vërteta, realja, tek e prekshmja, tek e dukshmja, tek drita diellore/aterore dhe po ashtu tek drita kujdestare e infinitit {fotosintezës}; Nanës Hanë, Amës së Amës Tokë.
Hëna satelit i Tokës, Ama e saj, gjyshja jonë …
Kemi këtë emërtim “Anale” = Shkrime (statistika) dhe ngjarjet më të rëndesishme të pëçdo viti, sepse kalendari më i hershem ishte ai hënor, pra Një ANN; (HANE) = Një Vit, ashtu si ende sot nee gjuheen perandorake latine kemi fjalën e huazuar prej shqipes: Ani = Vit dhe po aty: “I AN I RI = Vit i Ri”, – Emërtim ky i cili u vendos nga Romakët për muajin e parë të vitit të ri; JANAR )( nga ku kemi sot emri e njohur ‘αννούλα; ANYLLA = ANILA dhe Janulla dhe po aty Jani (shën Janus), etj.
Ka kaq shumë fjalë emërtime me bazë; burim fjalën shqipe ‘An = Han; Hënë’, (me mijëra) por për t’mos u bërë i bezdisur se shkrimet e gjata nuk po i lexon tashmë kush, po ndalem …
Gjithsesi të gjitha këto studime do i shohim në Fjalorin Etimologjik të cilin sapo e kam nisur të kryhet, krejtësisht i mbështetur tek ‘PRI-SHQIPJA’ (PAlb.) dhe tek autoret më të njohur sot gjuhëtarë akademike europianë dhe më gjërë …
Ref.
Pokorny’s dictionary : Number: 76 Root: an-1
Indo-European etymology : Proto-IE: *an-
FJALOR I GJUHËS SË SOTME SHQIPE
Pre-Greek substrates vs irregular Greek/Paleo-Balkan forms and loans
New Larousse Encyclopedia of MythologyIntroduction by Robert Graves CRESCENT BOOKSNEW
http://www.illuogodellerondini.it/…/anna-perennae…/
Për herë të parë emrin e Mark Gashit e kam dëgjuar në gjysmën…
Kombinimet e vakteve kanë një rëndësi të jashtëzakonshme në organizmin tonë. Ato ndikojnë si…
Krahas shijes së tyre të athët, të ëmbël, thanat janë ndër frutat më të…
Thjesht vendosni kripë aty ku shihni se ka më shumë lagështi. Kripa është…
Personat e moshuar që gëzojnë shëndet të mirë nuk duhet të përdorin aspirinë në…
Pas lindjes së foshnjes më së miri është që të filloni ta mësoni ta…