Ju ka ndodhur ndonjëherë që krejt papritur të ndieni një dhimbje therëse dhe të bezdisshme në anën e djathtë të barkut?
Me siguri keni menduar që ka diçka që s’shkon me mëlçinë, por sipas mjekëve shkaqet kryesore të saj janë nga më të ndryshmet. Në artikullin e sotëm, Living do t’ju zbulojë se çfarë fshihet pas dhimbjes në anën e djathtë të barkut.
Gazrat
Grumbullimi i gazrave në zorrë janë shkaku më i zakonshëm i dhimbjes në anën e djathtë në stomakut. Nëse vuani nga dispepsia ose po kaloni një periudhë kapsllëku, ka mundësi që në zorrë të ketë gazra, duke e bërë kështu barkun të jetë i fryrë dhe të keni dhimbje në zonën poshtë brinjëve.
Problemet me zorrën e trashë
E dini që inflamacionet e zorrës së trashë janë shkaku kryesor i dhimbjes në anën e djathtë të barkut te personat mbi 40 vjeç? Koliti, sindroma e zorrës së irrituar dhe sëmundja e Crohn-it (një sëmundje inflamatore e zorrëve dhe mund të prekë të gjithë traktin gastrointestinal) janë disa prej patologjive që shoqërohen me dhimbje të lokalizuar në anën e djathtë të barkut. Shpeshherë ato mund të shoqërohen me gjakderdhje dhe diarre.
Veshkat
Inflamacioni i veshkave dhe prania e gurëve në to, zakonisht shkaktojnë dhimbje shumë intensive të barkut, të cilat shtrihen nga ana e djathtë e barkut deri në shpinë. Ato shoqërohen gjithashtu me temperaturë të lartë dhe dhimbje gjatë urinimit.
Pankreasi
Inflamacioni i pankreasit mund të shkaktojë dhimbje në anën e djathtë të barkut. Pankreasi ka formën e një loti dhe ndodhet midis stomakut dhe shtyllës kurrizore, i rrethuar nga mëlçia dhe zorrët, pra i pozicionuar në anën e djathtë të barkut. Simptomat, në këtë rast, janë të ngjashme me ato të sëmundjeve që prekin fshikëzën e tëmthit.
Ulçera
Ulçera e stomakut mund të shkaktojë dhimbje në çdo pjesë të barkut, por ulcerat peptike (ose abdominale) e përqendrojnë dhimbjen në anën e djathtë të barkut.
Kalcifikimi ndodh kur në trup grumbullohet kalcium në vende ku nuk duhet, si në inde…
Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe rregullimi i marrëdhënieve me kafshët: një vështrim studimor Kanuni i…
Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit…
Më 23 mars 1989 ndodhi një nga momentet më të rënda politike në historinë moderne…
REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…
Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…