<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KULTURË

26 Prill 1986 – Aksidenti në centralin bërthamor të Çernobilit në Bashkimin Sovjetik

Tridhjetë e gjashtë vjet më parë, ndodhi incidenti më i rëndë bërthamor në kohë paqeje, në stacionin e energjisë bërthamore në Çernobil në Bashkimin Sovjetik. Stacioni i Çernobilit, ndodhej ngjitur me qytetin e Pripjatit, rreth 65 milje në veri të kryeqytetit ukrainas, Kiev.
I ndërtuar në fund të viteve 1970 në brigjet e lumit Pripjat, Çernobili kishin 4 reaktorë bërthamorë, secili i aftë të prodhonte 1.000 megavat energji elektrike. Mbëmjen e 25 prillit 1986, një grup inxhinierësh nisën një eksperiment elektriko-inxhinierik në reaktorin numër 4. Inxhinierët, që kishin pak njohuri për strukturën e reaktorit, dëshironin të shihnin nëse turbina e reaktorit, mund të vinte në lëvizje pompat e emergjencës. Si pjesë e eksperimentit të tyre të projektuar keq, inxhinierët stakuan sistemet e sigurisë emergjente të reaktorit.
Ata e lanë reaktorin me një nivel fuqie aq të ulët, saqë gjendja u bë e paqëndrueshme. Prodhimi i reaktorit u rrit në më shumë se 200 megavat, por u provua gjithnjë e më i vështirë për t’u kontrolluar. Megjithatë, në 1:23 pas mesnatës, inxhinierët vazhduan me eksperimentin e tyre dhe fikwn motorin e turbinës, për të parë nëse fuqia e inerciale do të fuqizonte pompat e ujit të reaktorit. Në fakt, nuk pati fuqi të mjaftueshme për pompat e ujit, dhe pa ujin ftohës në reaktor, temperatura u rrit. Për të parandaluar shkrirjen, operatorët i futën sërish të gjitha shufrat e kontrollit në reaktor në të njëjtën kohë. Ky veprim shkaktoi një shpërthim, që çau kapakun e rëndë prej betoni të reaktorit.
Nuk ishte një shpërthim bërthamor, pasi termocentralet bërthamore ishin të paafta për të prodhuar një reagim të tillë, por qe një shpërthim kimik, i nxitur nga ndezja e gazeve dhe avullit. Në shpërthimin dhe zjarrin që pasoi, më shumë se 50 ton materiale radioaktive u çliruan në atmosferë.
Më 27 prill, autoritetet sovjetike nisën evakuimin e 30.000 banorëve të Pripjatit. Ato u përpoqën ta mbajnë ngjarjen të fshehur, por më 28 prill stacionet suedeze të monitorimit të rrezatimit, më shumë se 800 milje në veriperëndim të Çernobilit, raportuan nivele rrezatimi 40 për qind më të larta se normalja.
Më vonë gjatw atë dite, agjencia sovjetike e lajmeve, pranoi se një aksident i madh nuklear kishte ndodhur në Çernobil. Në ditët e para pas ngjarjes, 32 vetë gjetën vdekjen në Çernobil dhe dhjetëra pësuan djegie të rënda nga rrezatimi. Rrezatimi që lëshua në atmosferë, ishte disa herë më i madh se sa të dyja bombat e lëshuara nga amerikanwt mbi Hiroshima dhe Nagasaki të Japonisë.
Ai u përhap nga era mbi dhe Europën Lindore dhe Veriore, duke ndotur miliona hektarë pyje dhe tokë bujqësore. Rreth 5.000 qytetarë sovjetikë vdiqën nga tumoret dhe sëmundjet e tjera të shkaktuara nga rrezatimi, dhe miliona të tjerë patën probleme me shëndetin e tyre.
Në vitin 2000, reaktorët e fundit që punonin në Çernobil u mbyllën.

postbck postbck

Recent Posts

Vetëm uji nuk mjafton: Pse gurët në veshka rikthehen pavarësisht këshillave të mjekëve

  Ekspertët shpjegojnë pse parandalimi kërkon më shumë se një këshill të thjeshtë   “Pini…

8 hours ago

Holanda prezanton akulloren që qetëson dhimbjet e kokës

  Një ide mjaft e pazakontë vjen nga Holanda, ku një prodhues akulloresh ka krijuar…

8 hours ago

Si të shëroni ftohjen përbrenda pak orëve

  Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…

1 day ago

A i mbron qumështi i gjirit fëmijët nga tumoret

    Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…

1 day ago

6 metodat e çuditshme se si zgjoheshin njerëzit para shpikjes së alarmit

  Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…

1 day ago

Lidhja e Prizrenit 1878, Kararname-ja: ”Lidhja jonë është bashkuar për të kundërshtuar çdo qeveri tjetër përveç asaj të Portës së Lartë..”

Rezolutat e Lidhjes së Prizrenit 1878, “Kararname-ja” Më 10 qershor 1878, delegatë nga e gjithë…

1 day ago