<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Gjendet pishina 2500-vjeçare fenikase në Siçili

Gërmimet në qytetin-ishull e dikurshëm të Motya kanë nxjerrë në sipërfaqe një pishinë të madhe të shenjtë që fenikasit e lashtë e përdornin për ritet religjioze dhe gjurmimin e lëvizjes së yjeve.

Baseni artificial, i gjetur në Siçilinë perëndimore, rezultoi se nuk ishte një strukturë ushtarake siç mendohej, por një pishinë e shenjtë me një faltore monumentale me qëllime astronomike, më e madhja e zbuluar në rajonin e Mesdheut.  Fenikasit kanë jetuar në këtë rajon prej vitit 2500 para erës sonë deri në vitin 64 kur u pushtuan nga Pompei.

Gërmimet në vitet 2002-2010 rezultuan në gjetjen e një ndërtese gjigande, Tempulli i Ba’al që nderonte hyjneshën fenikase. Ishte një gjetje e habitshme, që nuk përkonte me ato të strukturave ushtarake, ndaj ekipit iu desh një dekadë për të tharë dhe gërryer basenin ujor. Ky i fundit ishte me përmasa më të mëdha se sa një pishinë olimpike, 52.5 metra i gjatë, 36.25 i gjerë dhe furnizohej vazhdimisht me ujë nga burimet natyrore.

Gjetjet më të rëndësishme në të ishin një tempull përgjatë perimetrit të tij dedikuar perëndeshës Astarte dhe një ndërtesë e tretë e quajtur “Altari i Ujërave të Shenjta”. Gurë varri, altare, kurbane dhe një piedestal ishin pjesë e zbulimit. Në piedestal kishin mbetur këmbët e një statuje të dikurshme, për të cilën arkeologët besojnë se përfaqësonte perëndeshën Ba’al.

Më tej,  një hartë e ‘liqenit’ tregon lidhjen e tij me yjet dhe ndjekjen e lëvizjes së tyre. Në studim, thuhet se fenikasit e sinkronizonin jetën e tyre me kozmosin dhe natyrën. Sot, kjo pishinë e lashtë ekziston ende pasi kërkuesit e mbushën sërish me ujë dhe vendosën një kopje të statujës së Ba’al në piedestal  duke pasqyruar kështu idenë e lavdisë së dikurshme./tvklan.al

postbck postbck

Recent Posts

Katër ushqimet “vrasëse” për veshkat që i konsumoni çdo ditë

Veshkat tona bëjnë një punë të jashtëzakonshme duke filtruar gjakun dhe larguar toksinat, por shpesh…

13 hours ago

A është më e shëndetshme të hahet molla me lëvore? Ekspertët japin përgjigjen

    Ekspertët e ushqimit rekomandojnë që molla të konsumohet me lëvore, pasi pikërisht aty…

13 hours ago

Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet

    Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë dhe për shumë…

2 days ago

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet

    Një kërkim i shpejtë në rrjetet sociale mjafton për të parë se uthulla e…

2 days ago

Simptomat dhe shenjat e kancerit të gjirit

    Sa më herët të trajtohet kanceri i gjirit, aq më të mëdha janë…

2 days ago