Shqipëria e viteve 1944-1991 dhe shqiptarët në trojet e tyre historike

Nga Pajtim Bello

Analiza e Z.Arianit Muraçi në shkrimin “’New York Times’, e djeshmja shkencore e Enver Hoxhës, ‘Shqipëria e Madhe’ dhe nevoja sot për dije dhe ndonjë patrioti” në disa media, më solli ndërmend një kronologji ngjarjesh për ato që janë quajtur “Miqësitë dhe Prishjet e Mëdha”. Koha në të cilën është mbajtur Konferenca e Akademisë së Shkencave në 12 Korrik 1982 përkon me lëvizjet e mëdha për Pavarësinë e Kosovës.

Është folur shumë, madje është lëshuar lum balte mbi Shqipërinë e viteve 1944-1991, kur flitet për qendrimin e sajë ndaj Çështjes së Kosovës. Politikanë e analistë, këtej dhe andej kufirit copëtues Shqipëri-Kosovë, lëshuar lum balt lëshuar lum baltes, shiten si anti Enverist e anti komunist dhe njëkohësisht fitojnë kredite si patriotë të mëdhenj. Shqipërinë, pas Luftës së Dytë Botërore, e syrgjynosën në Kampin e Lindjes. As e pyeti dhe as e begenisi kush, kur Jugosllavia dhe Greqia prisnin të kënaqnin orekset e vjetra grabitqare

Falë Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe gjakut të 28000 Dëshmorëve, me ndarjen territoriale të botës pas kësaj lufte, Shqipëria mbeti shtet brenda kufijve të pranuar nga Konferenca e Londrës (Dhjetor 1912-Maj 1913). Prej vitit 1944 deri në vitin 1978, siç e dimë, Shqipëria ka njohur tre miqësi të mëdha dhe njëkohësisht tre prishje të mëdha. Shteti shqiptar i kohës dhe Enver Hoxha kanë thurur dithirambe për farkëtimin e miqësive me ish Jugosllavinë, me ish Bashkimin Sovjetik dhe me Kinën, ashtu siç i kanë anatemuar miqtë kur i kanë prishur ato miqësi. Ka qenë një vozitje e vështirë, në ujra të trazuara.

Si miqësimi edhe prishjet kanë qenë të vështira. Miqësitë shërbyen për të rimëkëmbur një vend agraro-feudal thellësisht të prapambetur ku këmbëkryq ishin ulur varfëria, malarja e tuberkulozi, pisha e kandili, mungesa e arsimimit dhe shërbimit shëndetësor..; më shkurt i gjithë mizerabiliteti social ekonomik i asaj kohe. Besnikëria ndaj parimeve të marksizëm leninizmit u gjet si vjegëza e afrimit në vallëzrimin komunist dhe më pas si vija e demarkacionit në prishje. Por si në vllazërim edhe në prishje Shqipëria, në aspektin territorial, mbetej atje ku ishte syrgjynosur me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore.

Këtë nuk e ndryshonte dot Shqipëria. Kur Shqipëria përzuri nga baza e Pashalimanti Traktatin e Varshavës (në 6 Qershor 1961 në Bazën Detarë të Pashalimanit nuk kishtë asnjë këmbë ushtari rus!), Traktati i Varshavës humbi skajin perëndimor të territorit strategjik. Në këtë kohë vendet antare të NATO nuk guxuan as të shpreheshin publikisht; pa lere më ta falenderonin Shqipërinë që iu dha atyre këtë avantazh strategjik! Më tutje, të gjitha parrullat…, deri tek ajo që “Edhe bar do të hamë por nuk do të dorëzohemi!”, mos kujtoni se ishin për një sakrificë sublime ndaj parimeve të marksizëm leninizmit!

Të llogjikojmë: Nëse çizmja ruse do te ishte ne Pashaliman, vallë a do ti kishim këto zhvillime gjeostrategjike në rajon?! Këto tre shtete, mes tyre dy fuqi të mëdha, ende sot nuk lenë gur pa lëvizur për të minuar Pavarsinë e Kosovës. Nuk duhet të jemi aq naiv sa të besojmë se këto janë rastësi të një pas njëshme e të pa rëndësishme në historinë tone. Të jemi më realist, më të ndershëm, më të guximshëm, mos të ngatërrojmë ideologjitë me interesat kombëtare.

Më shkurt, të vemë çdo gjë në vendin e vet. Kështu do të respektojmë e do të duam më shumë njeri tjetrin dhe do të bashkojmë përjekjet tona si shqiptarë në dobi të së vërtetës historike. Prej kësaj të vërtete ne nuk ka pse të trembemi, të tremben mëkatarët që prej shekujsh na kanë maskruar pa fijen e dhimbjes. E them këtë sepse reminishencat mbi shtrebërimet për historinë e mardhënieve në vitet 1944-1991 po manifestohen  e po rrinë si akull edhe në gjykimin e mardhënieve të sotme mes dy shteteve shqiptare. Çudi, por ende ka nga ata shqptarë të cilët presin që Shqipëria të paguajë haraç për vujatjet e Kosovës nën regjimin serb!

postbck postbck

Recent Posts

”Scientific Reports”: Macet janë më të afta në lidhjen e fjalëve sesa foshnjat

Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…

8 hours ago

Jeta në komunizmin shqiptar

Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…

9 hours ago

Riktheni butësinë e peshqirëve me këto produkte shtëpiake

Peshqirët janë artikuj të cilët i përdorim çdo ditë, megjithatë pas një kohe humbin butësinë…

10 hours ago

Çfarë shkruante një lundërtar grek i shek. 2 para Krishtit, për Ilirinë?

Nga Salih Mehmeti Kishte ditë që boja ishte mpiks në pergamenën e galme.   Shkrimi…

11 hours ago

Vlora, vendi i parë Neandertalian në Shqipëri! Arkeologët zbulojnë vegla guri që datojnë…

Një ekip ndërkombëtar, i koordinuar nga Këshilli Kombëtar i Kërkimeve, Instituti i Gjeologjisë Mjedisore dhe…

11 hours ago

Përse macet ju presin tek dera kur shkoni në shtëpi? Këto janë arsyet

  Macet dihet që janë kafshë shtëpiake të pavarura, por kjo nuk do të thotë…

1 day ago